Nata kur edhe iliro-pellazgët bëhen pak keltë
Samhain - është festival pagan kelt. Te ne në histori me doket nuk mësohet shumë për keltët, edhe pse ata para romakëve kanë qenë të shtrirë në pjesën ma të madhe të Evropës, deri në Ballkan - andej kah Serbia e Bullgaria e sotme.
Kur i kanë përfundu të vjelat e vjeshtës, jo naj kërpudhë, jo fermentimi i frutave ngapak e kanë ba të vetën, që të gjitha këto duhet t'i kenë dërgu keltët nëpër atë vijën e hollë ndërmjet halucinimit dhe paranormales. Me gjasë kanë pa ngapak shpirtëra të këqinj e të mirë edhe ju kanë dhanë shpjegime të natyrës teologjike - sipas besimeve të tyre, bota e të vdekurve takohet më atë të të gjallëve në këtë natë.
Kristianizimi ka qenë përpjekje për me e transformu këtë festival në nderim të shenjtorëve krishterë - all hallows eve - që më vonë ka mbetë si Halloween. Edhe pse kostumet e traditës pagane kelte kanë vazhdu me e karakterizu deri në ditët e sotme.
Iliro-pellazgët në atë kohë nuk besoj t'a kenë mbajtur samhain-in kelt, por sot globalizmi e komercializmi i ka pru këto kostume edhe këtu, në trevat pellazge.

Comments
Post a Comment