Sa i përket energjisë elektrike

Në atë videon në Youtube, kur kish pasë ardhë diktatori Tito në Kosovë, që ishin pasë ba kolona njerëzish në të dy anët e rrugës, prej Sllatinës deri te Hotel Grandi, edhe brohorisnin - mismo titovi, Tito je naš! Në konferencë për media pastaj, mes tjerash Titoja e kritikoi Mahmut Bakallin duke i thënë: termocentralin e keni, qymyr keni, kemi pritë ju me e furnizu krejt Jugosllavinë me energji elektrike, e ju s'po mundeni me prodhu as për veti! Ku është problemi - shtoi diktatori - nëse ju mungojnë kuadro tregoni, Jugosllavia ka mjaft kuadro që mundet me ju ndihmu me mësu me prodhu rrymë… Pa šefe, ne se sneće…

Nejse, ajo periudhë e titove dhe Titos ka shku e është harru, por problemi me rrymë ka vazhdu dhe vazhdon deri në ditët e sotme.

Pas çlirimit kemi e pasë shansën me ba ma shumë për zgjidhjen e këtij problemi, por ndoshta siç vlerësonte Tito, kuadrot, apo materia gri ndermjet dy veshëve na ka mungu. Vinin maca e kuca edhe na mësonin se si duhet me prodhu “green energy”, me ato fuzat e mëdhaja, tash mundemi edhe me u flladitë me to. Kur ktheheshin ata vety në shtetet e tyne, atje rrymen e prodhojnë me qymyr e me termocentrale nukleare, por na nuk bon, na duhet green, na duhet me u flladitë.

Dikur na doli prej dorës edhe e shitem KEK-un krejt - bagatellë. U nënshkru masanej kontrata për ndërtimin e një termocentrali të ri, por ncuk, nuk na pëlqeu, ia pagujtem një nam dëmshpërblim Contour Global-it pas humbjes së rastit në arbitrazh, veç mos me u ndërtu ai termocentral.

E tash, duhet me dalë deri në Shalë të Bajgorës te ato “fuzat” edhe me u flladitë, kur të na kallë ZRRE-ja me çmime.



Comments

Popular posts from this blog

Epoka e korruptimit

Prishtina, jo vetëm përmes autobusëve

Pabarazia, kapitali social dhe dhuna