Mirëmëngjes!

Dje e ndëgjova një këshillë t’thjeshtë, por shumë domethanëse, prej një neuroshkencëtari të njohun – edhe mendova me e nda me ju.

Zgjedhe dikë: shok, familjar, koleg, apo këdo… edhe çdo mëngjes, thjesht shkruja nji “mirëmëngjes!” a diçka t’ngjashme. Asgja ma shumë. Nji fjalë e mirë mjafton. Se ka nji ndikim t’jashtëzakonshëm në shëndetin mendor e emocional – për tjetrin, por edhe për ty.

Njeriu ka nevojë për lidhje. Asht pjesë e natyrës tonë: me ndje që e kemi dikë, që jemi pjesë e naj grupi, që përkasim diku. Ndërkohë, vetmia asht ba nji prej shkaqeve kryesore t’vuajtjes në botën moderne – madje statistikat tregojnë që asht edhe vdekjeprurëse.

Posaçërisht sot, kur kena nevojë ma shumë se kurrë për afërsi e dashamirësi mes veti.

Bukowski e ka thanë bukur:

“Vetmia najherë m’asht dukë e mirë, por kurrë në rregull.”

Prandaj, pa dashtë me tingëllu patetik (s’po thom me u kapë dorë për dore e me këndu Kumbaya):

juve, miq të nderuem, ju uroj nji mirëmëngjes të ngrohtë e nji ditë të mbarë!

#Mirëmëngjes #NjëFjalëEMirë #KindnessMatters #YouAreNotAlone



Comments

Popular posts from this blog

Epoka e korruptimit

Prishtina, jo vetëm përmes autobusëve

Pabarazia, kapitali social dhe dhuna