Një memorje rreth librave
Nuk me kujtohet sakt në cilin vit kam qenë në gjimnaz, ndoshta viti i dytë apo i tretë, s'është me rëndësi. Por, atë vit për lëndën e Biologjisë nuk pata ble fare libër. Nuk gjindej libri lehtë edhe prej neglizhencës time, shkoi gjysëm vjetori unë pa libër.
Mirëpo, e kam pasë një profesor të Biologjisë i cili ka qenë i jashtëzakonshëm - Zhuk Shala - profesor i biologjisë në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë. Mënyra si shpjegonte ai, pasioni, interaksioni, bënte që ora e biologjisë të ishte fun, ishte një lloj zbavitje. Profesori e mbante orën më shumë si bashkëbisedim me nxënësit, ku ne jepshim opinionet tona, herë të qëlluara herë jo, por ora shkonte sa hap e mbyll sytë.
Nejse, tani vinte puna që duhej të vlerësoheshim. Atë gjysëm vjetor unë pa libër pa gja, vetëm përmes dëgjimit e mora një 3-sh. Kur na i mbylli notat në fund të gjysëm vjetorit - na thirrte me emër secilin (siç ishte zakoni atëherë), na shikonte edhe e vendoste notën përfundimtare. Kur erdhi radha te unë e pa në ditar 3-sh, më shikoi profa, i thash - veç mos thuaj që s'kam qenë aktiv! Tha - po është e vërtetë - edhe ma ngriti një notë më tepër nga 3-sh në 4.
Gjysëm vjetori i dytë filloi, unë hala qashtu pa libër. Që mos me e zgjatë më shumë, profa zakonisht ato nota që i kishim nga gjysëm vjetori i parë na i barte në të dytin, sepse nuk fokusohej shumë te formaliteti i notës, më shumë interesohej që ne të mësonim. Në fund te vitit prap po vjen koha e mbylljes së notave, erdh radha të unë, 4-sh në ditar. Prap ia përsërita tashme mantran time - veç mos thuaj se s'kam qenë aktiv! Ç'është e vërteta, mantra funksionoi prap - po - tha - është e vërtetë - edhe ma mbylli 5.
Morali i storjes - kur mësuesi është i mirë, edhe pa libër fare nxënësi është e mundur me arritë sukses maksimal.
Comments
Post a Comment