Diogjeni dhe BABA

Çdoherë më ka intriguar Diogjeni si një nga figurat antike më të spikatura të filozofisë së cinizmit. Në Sinop të Greqisë Antike (Turqisë së sotme), baba i Diogjenit kish qenë një lloj bankieri i kohës, por meqë është zbuluar se ka manipuluar me pasuritë e njerëzve është përzënë nga qyteti dhe i është marrë statusi i qytetarisë. Kështu Diogjeni ka përfundu në rrugë, i shoqërum me qenë, prej nga e merr edhe emrin filozofia që ai e zvillon - kunikos (greqisht) apo cynicus (latinisht) që dmth ‘jetesë qenqe’.

Nietzsche në “Gjenealogjinë e moralit” e elaboron se si njeriu i dobët, në mungesë të fuqisë, e përdor moralin kundër atyre që janë në fuqi. Edhe Diogjeni e bën të njëjtën - përmes talljes, hajgares, bullizimit, e sfidon status quon.

Njëherë thuhet se Diogjeni i pa disa fëmijë t'i gjuanin me gurë njerëzit në treg. Ata fëmijë ishin ashtu që fati i tyne i bënte që nuk e njihnin babën e tyne, jo për shkak të mbaresimit të asistuar me donatorë anonim, sikur qështja e kodit civil, por për rrethana tjera më të thjeshta - por besoj të kuptueshme. 

Ruju p’e rrokë baben - u tall Diogjeni me ta.



Comments

Popular posts from this blog

Epoka e korruptimit

Prishtina, jo vetëm përmes autobusëve

Pabarazia, kapitali social dhe dhuna