Kështu fliste Zaratustra për Diellin
Ti yll i madh! Çka kishte me kenë kënaqësia jote po të mos ishin ata për t'cilët shëndrit?
Për dhjetë vjet rresht u ngjite këtu naltë te shpella jem: do të ishe lodhë së ndriçuemi dhe tue ba këtë udhë pa mue, pa shqipen teme e pa gjarpënin tem.
Por na t'pritëm ty çdo mëngjes, e morrëm tepricën tande dhe te bekuem për ta.
Vini re! Jam i këputun nga urtësia, sikur bleta e cila ka mbledhë shumë mjaltë, me duhen një palë duar që mbërrijnë larg.
Dua të dhuroj e shpërndaj derisa i urti nga mesi i njerëzve edhe njiherë t'a ketë shiju marrëzinë e tij, e i vorfni edhe njiherë pasuninë e tij.
Për këtë patjetër duhet me u zhytë n'thellësi, siç ban ti mbramjeve kur shkon mbrapa detit e u sjellë dritë edhe atyne të nëntokës, ti o yll i mbi-pasun.
Si ti, edhe unë le të shkoj poshtë siç thonë qeniet njerëzore, prej të cilëve dua ta kam vetëm prejardhjen.
Më beko mua tani, ti sy i qetë që e shikon edhe gëzimin ma t'madh e nuk i merr lakmi.
Bekoje këtë kupë që rrjedhë, ashtu që uji i saj të rrjedhë i artë, dhe kahdo t'a bartë reflektimin e bekimit tand.
Vini re! Kupa dëshiron me u zbrazë përsëri, edhe Zaratustra dëshiron me u ba njeri përsëri.
- Kështu fliste Zaratustra (Niçe)
Comments
Post a Comment