Gjuha në relacionin Kosovë-Shqipëri
Edhe pse Betmeni e dha shuplakën apo pëllëmbën e tij, prap po më duhet me shtu edhe diçka në lidhje me gjuhën në relacionin Kosovë-Shqipëri.
Krejt ky reagim në lidhje me vendosjen e titrave të filmit kosovar që qenka shfaqë në kanalin televiziv të Tiranës, mendoj se përpos tjerash e shpalosë edhe njëfarë arrogance të kosovarëve. Pse thua ti?
Arsyeja pse ata nuk e njohin dhe nuk e flasin dialektin tonë, ashtu siç përpiqemi me e njoftë dhe me e fole ne dialektin e tyre - përpos standardit gjuhësor të 72-es - besoj se qëndron edhe në faktin se ne shkojmë atje tek ata. Nuk vijnë ata tek ne. E kur ti shkon në një vend nuk ka kuptim, apo është arrogante të kërkosh që ata të t'përshtaten ty. Por, ti i përshtatesh atyre. Kjo është sikur të shkosh në Gjermani dhe të t'ngelet hatri pse gjermanët nuk po flasin shqip por po duhet me e mësu gjuhën e tyre.
Pse shkojmë ne në Shqipëri e pse ata nuk vijnë tek ne, kjo është pyetja. Sikur të kishin më shumë arsye që të vijnë tek ne, sigurisht se edhe ata do të na përshtateshin neve në të folur. Pra, kjo më shumë shpjegohet me konceptin e 'hijes' të Jungut - problemin që e kemi vetë, nuk e shohim te vetëvetja por tek tjetri.
Comments
Post a Comment