Vetun

Vetun 

(Alone nga Edgar Allan Poe - përkthyer nga unë)

Nga ora e f'minis nuk jam kan'

Siç ishin tjer't - nuk kam pa 

Siç panë tjer't - nuk mund i solla

Pasionet nga rrjedha e përbashk't-

Nga i njajti burim nuk e mora

Dhimbjen - nuk e zgjova

G'zimin e zemrës me t'njajtin kumbim

E krejt çka dashta - i dashta vetun -

Pastaj - n'f'minin tem - në agim

Ma e stuhishmja jetë - zuni fill 

Nga çdo thellësi e s'mirës e t'ligës 

Mister që ende m'mbërthen-

Nga përroi, a burimi-

Nga shkamb i kuqërremtë i malit-

Nga dielli që m'u soll rrotull

Me ngjyrën e tij të vjeshtës t'arit-

Nga vet'tima në qiell

Që fluturim m'kaloi përmbi-

Nga bubullima, e stuhia-

E nga reja që formë mori

(Kur blu ish çka mbet prej Qielli)

N'pamjen tem e nji demoni-




Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija