Fantazma e komunizmit në prag të Halloweenit

Edhe pse unë nuk përcjelli shumë atë që shfaqet në TV, po shoh se andej paskan fillu me shfaqë horror komunist nëpër intervista e emisione.

Lenini ka qenë gjenial.
Stalini hala ma i mirë.
Enver Hoxha extra i mirë.
Për çka janë të mirë këta? Kushdo që i ka dy fije mend, e di që Lenini është përgjegjës për ekzekutimin e mbi 100 mijë njerëzve gjatë asaj që në histori njihet si Terrori i Kuq.
Stalini duke qenë hala më i mirë, ka vrarë hiç më pak se mbi 20 milion njerëz.
Për Enver Hoxhën, flisni me dikë prej vëllezërve nga Shqipëria që i kanë mbijetuar regjimit të tij. Gjatë luftës së Millosheviqit në Kosovë, neve na ngushëllonin duke na thënë - asgjë nuk po vuani ju sot çka kemi kaluar ne gjatë periudhës së komunizmit të Enverit. Vrasjet, internimet, kooperativat, mjerimi… të ligat pa fund.
Hija e gogolit komunist në prag të Halloweenit, që pandeh të na diktoj se si duhet të jetojmë, si të flasim, si të vishemi, si të besojmë, si të mendojmë.



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija