Njerëzit që jetojnë në një epokë të korruptuar janë të mprehtë dhe shpifës; e dinë mirë se ka mënyra të tjera për të vrarë, përveç therrjes me thikë apo goditjes; po ashtu e dinë se çfarëdo që thuhet bukur, besohet. - Niçe Sipas Niçes, secila shoqëri kalon nëpër ciklet e tri stadeve apo epokave: epoka e krijimit - kur krijohen vlerat dhe idealet e një shoqërie; epoka e shprehisë - kur vlerat dhe idealet shndërrohen në shprehi, zakone. Pra, njerëzit nuk besojnë fuqishëm në to, por megjithatë ju përmbahen atyre; dhe epoka e korruptimit - kur vlerat dhe idealet nuk besohen më por njerëzit pretendojnë se i besojnë. Pra, nuk është fjala për korrupsionin në kuptimin e zakonshëm, por për një gjendje kulturore dhe shpirtërore të një shoqërie. “Epokë e korruptimit” është periudha kur vlerat e vjetra — fetare, morale apo politike — që dikur i jepnin jetës kuptim, kanë humbur fuqinë e tyre, ndërsa vlera të reja ende nuk janë krijuar. Është koha kur njerëzit nuk besojnë më sinqerisht në ideal...
Kohëve të fundit po shohim më shumë vrasje, rrahje, kriminalitet, dhunë. Kur flitet nëpër kafe e ndeja, apo edhe në komunikime në rrjete sociale, zakonisht njerëzit thonë se - varfëria, kriza ekonomike - po i shtyn njerëzit drejt dhunës. Inflacioni, ngritja e cmimeve, të ardhurat e vogla, kjo po i bon njerëzit ma agresivë, e si pasojë edhe më të dhunshëm. Unë nuk jam studiues i sjelljeve njerëzore a sociale - të më ndjejnë ata që i dijnë më mirë këto punë, e që ndoshta po përzihem në punët e tyre. Por, në këtë rast do ti referohem disave që i kanë hulumtuar më thellë këto qështje, e ndoshta secili prej neve pastaj reflekton mbi arsyeshmërinë e tyre. Robert Sapolsky e ka një libër me titull Behave, në të cilën sjellë fakte që dëshmojnë se - nuk është rritja e varfërisë indikator për rritjen e shkallës së dhunës në një shoqëri, por është rritja e pabarazisë. Kur ka rritje të pabarazisë në një shoqëri, pritet me pasë edhe rritje të shkallës së dhunës. Por, çka është pabarazia? Sapolsky në...
Tash është koha e zgjedhjeve lokale, koha e ringjalljes së deja vu-ve e të premtimeve. Premtime për një qytet të përparuar, për një jetë të përkryer, veç a kemi ymer derisa t'i votojmë e t'i zgjedhim këta kandidatë për kryetar e për asamble. Autobusët për shembull, të mirë boll, kush ka mjaft kohë me u shëtitë me ta nëpër qytet. Pata hypë para një kohë në autobusin numër 4, pas ndonjë dy stacioneve zbrita dhe vazhdova në këmbë pjesën tjetër të rrugës. Arsyeja besoj se po dihet. E pashë që rrugën që në këmbë e bëj për 15 minuta, me autobus bën rreth një orë. Kur zbrita nga autobusi, mungoi vetëm edhe ai udhëtari nga një storie që tregohet se ka ndodhur para luftës. Një udhëtar - të më ndjeni - kishte pas lëshu gazëra në autobus. Një bashkëudhëtare serbe filloi t'a qortonte e të ankohej se si vinte era e keqe. Ndërsa ai iu përgjigj (në gjuhën serbe) - gospodjo, ja ne jedem ruze (zonjë, unë nuk ha trëndafila). Ajo që desha të theksoj me problemin me autobusa në Prishtinë, e ...
Comments
Post a Comment