Efekti i aurës
Shkenca që studion sjelljet njerëzore ka konstatuar një prej animeve kognitive (ang. cognitive biases) që ka njeriu, e që quhet 'efekti i aurës' (ang. halo effect).
Çka është efekti i aurës apo aureolës?
Kur e vlerëson dikë vetëm në bazë të një cilësie pozitive që e ka, duke i injoruar njëqind të tjera negative që mund t'i ketë. Ajo cilësi e tij është aq jashtëzakonisht e madhe në sytë e tu, sa je në gjendje që t'i justifikosh kushedisa skandale që mund t'i bëjë - të gjitha të tjerat të duken të vogla dhe të arsyeshme.
Ky efekt vehet në spikame kryesisht tek tifozi apo militanti në gjendje deliriumi. Militanti apo tifozi do të arsyetojë veprimet e atij që e adhuron, deri te portat e Valhallasë së tij.
Kjo besoj se ka lidhje edhe me thënien e Mark Twainit që thotë - ma kollaj asht me e mashtrue dikand, sesa me e bindë se ka qenë i mashtruem.
Prandaj edhe jemi dëshmitarë të arsyetimeve pafund të krejt skandaleve çfarëdo qofshin ato. Në sytë militant nën efektin halo, asnjë gabim apo skandal nuk është mjaft i madh që do t'a vinte në diskutim imazhin e idhullit.
Comments
Post a Comment