Eksperimenti i Zimbardos
Këto ditë po qarkullon një video e një polici i cili godet një të ri me shuplakë.
Pa dashur me e paragjyku rastin në fjalë, në përgjithësi shtrohet pyetja - pse ndodhin këto gjëra? A ndodhin si rezultat i personalitetit të ndonjë pjesëtari të policisë apo si rezultat i rrethanave të caktuara, të cilat mund t'i çojnë individët drejt sjelljeve abuzuese?
Në vitin 1971 në Universitetin e Stanfordit zhvillohet një eksperiment që tenton t'i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Podrumi i Universitetit pershtatet në një lloj burgu, 24 studentë vullnetarë ndahen në dy grupe, gjysma në rolin e të burgosurit dhe gjysma tjetër në rolin e gardianit. Ishte planifikuar që eksperimenti të zgjaste dy javë mirëpo eskalon situata aq shumë dhe ndërpritet pas gjashtë ditëve.
Përfundimet nga ky eksperiment tregojnë se: kur njerezit ndjehen anonim dhe kanë fuqi mbi persona tjerë të de-personalizuar, lehtësisht mund të bëhen të ligë, dhunues e abuzues. Këto sjellje janë vënë re rëndom nëpër botë si në burgjet e Irakut, Guantanamo, etj. Apo, për të mos shkuar shumë larg, të gjithë e dijmë çka ka ndodhur në burgje (dhe jo vetëm burgje) të Serbisë.
Prandaj, kishte me qenë mirë që mekanizmat e drejtësisë, si inspektoriati, prokuroria, etj. të ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e këtyre sjelljeve.
Në link është një episod i serisë së Michael Vsauce-it - kush ka kohë, për më shumë detaje rreth kësaj që u përmend.
Comments
Post a Comment