Përmbytjet
Jo po' këto janë dukuri që nuk mundemi me i ndalë, nuk mundemi me ba kurrëgja. Nuk dojmë apo nuk dijmë, e jo nuk mundemi. Çka bojnë shoqëritë e tjera të cilat ballafaqohen vazhdimisht me kësi probleme?
Ndërtojnë diga nëpër liqene e lumenj; zgjërojnë shtretër të lumenjëve; ndërtojnë kanale nëpër toka të cilat e mbajnë ujin dhe e bartin ujin në toka tjera; ndërtojnë kolektorë të ujërave të shiut; mbjellin bimë aty ku është e nevojshme; nuk ndërtojnë objekte aty ku ka rrezik permanent për përmbytje…
Të gjitha këto dhe shumë qasje të tjera proaktive, në mënyrë që të kontrollohen vërshimet dhe të minimizohen apo shmangen dëmet. Mirëpo, ne si shoqëri fatkeqësisht nuk jemi as reaktiv se lëre më proaktiv.
Comments
Post a Comment