Perspektivë mbi vdekjen
Larry King - ikona televizive amerikane sot paska vdekë. Më kujtohet një intervistë e tij me astro-fizicientin e njohur Neil deGrace Tyson ku flisnin rreth vdekjes.
Në mes tjerash diskutuan se si jeta në këtë botë - demek - nëse zgjatë shumë, dikur bëhet monotone. A do të dëshiroje të jetoje përgjithmonë? Larry, pa hezitim u përgjigj - PO! Pritej të thoshte - jo valla mirë e ki se nime nuk jetohet gjithë, se dikur bohet bajat 😊
Një prej realiteteve më të mëdha që zakonisht injorohet dhe askush nuk ka dëshirë të diskutojë rreth saj është vdekja. Realiteti i vdekjes çdoherë ngjallë ndjenja tmerruese.
Trupi i ftohtë i kufomës - në fakt është temperatura e dhomës/ambientit. Sa të është gjallë organizmi, shumicën e energjisë e shfrytëzon për të mbajtur temperaturën e trupit rreth 36 gradë celsius. Kur ky mekanizëm i mbajtjes konstante të temperaturës nuk funksionon më, trupi e merr temperaturën e ambientit - kur e prekim - uh ftohtë!
Edhe diçka që më ka mbetë në kujtesë nga kjo intervistë është kur Tyson tha - kur të vdes nuk dua të krementohem - të digjem e energjia e trupit tim të rrezatojë në hapësirë, por dua të varrosem në dhè. Sa kam qenë gjallë kam jetuar duke u ushqyer me florën dhe faunën e tokës, kështu që kur të vdes është koha që flora dhe fauna të ushqehen me trupin tim - njëfarë kthimi i borxhit.
Kërkoj falje nëse kam ngjallë ndjenja të pakëndshme te ata që e lexojnë 😊
Një pjesë e intervistës që e përmenda më lart.
Comments
Post a Comment