Rrej përtoke
Kur po i dëgjoj do figura politike çka po flasin, e pastaj disa tifozë të tyre qysh po përpiqen me i racionalizu skandalizimet e tyne, po me kujtohet ajo anekdota - rrej bile përtoke…
Për ata që s'e dijnë anekdoten.
Kishin qenë dy shokë të ngushtë, njëri prej tyre në çdo bisedë me njerëz e kishte pasë ves me gënjy. Ndërsa, shoku i tij vazhdimisht ia racionalizonte (mbulonte) gënjeshtrën dhe e nxirrte prej situatës.
Një ditë prej ditësh, në një ndejë në odë po vazhdon ai gënjeshtari:
- E pashë një ditë një qen fluturojke edhe lehke - ham.
U shikuan në mes vete të pranishmit edhe gati sa nuk filluan të tallen ngapak me të. Ndërhyri shpejt shoku i tij edhe shtoi:
- A e dini si ka qene puna burra? Shqiponja e kishte kapë me kthetra qenin edhe fluturonte me të, ndërkohë që qeni lehte.
- Eeeh po, tash ka kuptim! - thanë ata.
Mbasi dolën prej odës po i drejtohet shoku që ia mbuloi gënjeshtrën shokut:
- Allahile, kur t'rrejsh, rrej bile përtoke, e jo për havaje. Përtoke po mundem me t'i mbulue ma leht, a për havaje jo.
Comments
Post a Comment