Psikologjia e teorive konspirative

Një prej personave kompetent i cili është marrë me studimin e fenomenit të teorive konspirative nga këndi i psikologjise dhe sjelljes njerëzore, është profesori i psikologjisë në Universitetin e Bristolit, Stephan Lewandowsky. E ka edhe një doracak ku në mënyrë brilante e dekonstrukton mënyrën se si funksionon mendësia e besimtareve të teorive konspirative.

Conspiracy Theory Handbook

Natyrisht, në botë ndodhin konspiracione, disa prej tyre pastaj me kalimin e kohës zbulohen. Por, mendësia me të cilën i qasen konspiracionistet këtyre dukurive (ngjarjeve) dallon nga ajo e zakonshmja. Një skepticizëm i shëndoshë rreth ngjarjeve të dyshimta është i mirëseardhur, por jo një dyshim i sterr-madh; pranimi i fakteve, e jo interpretimi i tyre; koherenca, e jo kontradikta.

Lewandowsky propozon një kornize për identifikimin e te menduarit konspiracionist përmes shtatë tipareve. Nëse e keni njërën prej tyre, ju keni një tipar të konspiracionisteve, nëse i keni të shtatat atëherë urime - jeni një konspiracionist i vërtetë :)

  1. Kontradita. Njëkohësisht beson në ide të cilat e kundërshtojnë njëra-tjetren. P.sh. Beson se vaksinat i kane zbulu për me e zvogëlu numrin e popullsisë në botë dhe njëkohësisht beson se po dojnë me përfitu materialisht prej njerëzve duke ju shite vaksina. -> Nëse dojnë me përfitu materialisht, nuk ju konvenon me pesë ma pak njerëz në botë.
  2. Dyshimi absolut. Shkalle nihiliste e skepticizmit kundrejt versionit zyrtar. As nuk ju beson OBSH-se, as eksperteve vendor apo ndërkombëtar. Veç aty ku përputhen me teorinë e tyre, atëherë ju besojnë.
  3. Dashakeqësia. Me besu se motivet mbrapa ngjarjeve janë domosdoshmërisht dashakeqe. P.sh. Kurrë nuk ndodhe me besu se ata qe i zbulojnë vaksinat kanë edhe qëllime të mira (lufta e sëmundjeve p.sh.), vetëm të këqija (me i dëmtu, sterilizu, kontrollu, etj njerëzit).
  4. Diçka patjetër duhet mos me qenë në rregull. Nëse ia sjellë të gjitha faktet e dynjasë konspiracionistit, aq të qarta sa nuk ka mundësi me i kontestu. Në fund thotë, mirë-mirë veç prapë diçka ka aty :)
  5. Viktimizimi. Konspiracionisti e sheh veten si viktime e një persekutimi të organizum. Njëkohësisht, e sheh veten si një trim i cili i ka dalë përballë krejt këtyre që po dojnë me n’a ba keq. Dmth edhe viktime edhe hero në të njëjtën kohë.
  6. Imun ndaj evidencës. Të gjitha faktet qe e kundërshtojnë teorinë e tyre i ri-interpretojnë se kinse janë te manipulume qëllimisht nga vetë shkaktarët e  konspiracionit.
  7. Ri-interpretimi i rastësisë. Kurrgja nuk ndodhe aksidentalisht, çdoherë dikush qëndron mbrapa secilës ndodhi. P.sh. virusi i COVID-it nuk ka shanse që rastësisht është zhvillu, por patjetër dikush në laborator e ka kriju edhe e ka lëshu në publik.

 



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija