Bar do hamë - parimet nuk i shkelim
Në Shqipëri e tregonin një si lloj anekdote që pasqyron realitetin tragji-komik të periudhës së komunizmit.
Kishte pasë shkuar njëherë për vizitë Enver Hoxha në një prej rajoneve të Shqipërisë që të takonte qytetarët. Njëri prej tyre për të dëshmuar para diktatorit lojalitet të thellë, apo me shpresë se do të prekë sadopak sentimentin e tij për gjendjen në të cilën ishin katandisur, filloi të hante jonxhë.
- Çfarë bën kështu? - pyeti diktatori komunist.
- Bar do hamë, parimet nuk i shkelim! - u përgjigj në mënyrë triumfaliste qytetari.
- I sillni edhe një barrë jonxhë! - urdhëroi diktatori.
Morali i storjes është gati sikur ai ekzaltimi deri në ekstazë i simpatizantit politik të Kosovës: O u kënaqëm jarani jem! Ndër çebe qetu, kurrë mos u ndreqtë rryma! Kurrë mos u ndreqtë nxemja!
Comments
Post a Comment