Liçensimi moral

Alfred Nobel - kimisti me origjinë suedeze, shquhet për një prej aktiviteteve më të famshme filantropike, dhurimin e krejt pasurisë së tij në shërbim të shkencës, letërsisë, mjeksisë dhe paqës - themelimin e çmimit Nobel. Mirëpo, për çka shquhet tjetër Alfred Nobel? Është diçka që nuk është se i ka sjellë dobi të madhe njerëzimit, përkundrazi i ka sjellë goxha dëme. Zbulimi i eksplozivit - dinamitit. Çmimin Nobel e la amanet mbase për të balancuar shpirtin e tij, apo për të përmbushur liçensimin moral - siç i thonë në shkencën e psikologjisë.

Liçensimi moral vëhet në spikame edhe në rastin e një rrëfimi nga fshati im i origjinës. Kishte qenë një person me reputacion në fshat. Lakmia për të zaptuar tokë e bën që të zhvendosë rrugën e fshatit për një distancë të konsiderueshme dhe pjesën e asaj toke ia bashkangjit tokës së tij. Mirëpo, pastaj hapë një bunar - pus, aty buzë rrugës që të shfrytëzohet nga kalimtarët, me arsyetimin se - bona pak keq këtu, e zhvendosa rrugen por tash po boj mirë edhe nashta Zoti ma falë.

Bunari ka ekzistuar deri vonë, me zgjerimin dhe shtrimin e rrugës tash më nuk ekziston :)

Sipas liçensimit moral apo vetë liçensimit moral, njeriu i cili ka bindje për vetëveten se ka bërë mjaft mirë, është i prirë mos më bë mirë kur i vjen mundësia. Apo e anasjellta, ai që është i bindur se nuk ka bërë mirë, është më i prirë me bë mirë kur i jepet mundësia.

Bashkangjitur është edhe një video e një eksperimenti që e provon liçensimin moral, i realizuar nga Michael Vsouce.

https://youtu.be/yZlOw3rsPBM




Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija