Sistemi i arsimit

Këtij sistemi të arsimit, vetëm edhe COVID19 i është dashtë, për me e justifiku dështimin monumental.

Viti 2020, e kjo shoqëri hala nuk ka qenë në gjendje me prodhu libra për nxënës. Nesje, libra ka prodhu sa ka mujtë, mirëpo aso libra që mund të shërbejnë për qëllime tjera përveç mësimit. Mbi gjysma e librave që i kanë prodhuar ministria apo kush është përgjegjës dhe sigurisht që janë paguar nga taksat tona, asnjëherë nuk përdoren. 

Fëmijët më treguan se - na kanë thënë disa arsimtarë se mësimet nuk janë në libra, vetëm merrni shënime në klasë. Kjo ma kujtoi periudhën e viteve '90 kur kam qenë unë nxënës, kur ishim nën okupim, ku libri ishte vështirë të gjindej, shtypej e blihej. Dhe si duket për këto 20 vite nuk ka ndryshuar asgjë.

Unë e kam pasë një profesor i cili ishte mësuar që lëndën ta zhvillonte vetëm duke diktuar. Kur e shihja librin, gati të gjitha ato që i diktonte pothuajse gjendeshin në libër. Edhe i pata thënë - profesor bre, këto që po na i dikton qenkan në libër, pse nuk e merr mundin me na i spjegu pak? As që më dëgjonte! Sot, shpesh e takoj në rrugë, por nuk i flas. Një njeri i tillë që e tradhton misionin e tij fisnik dhe shkon kinse jep mesim vetem shkel-e-shko, nuk meriton respekt. 

Në anën tjetër, kam edhe shumë profesorë për të cilët kam shumë respekt, sepse me përkushtimin e tyre më kanë inspiruar, atyre ju jam mirënjohës përjetë.


Plotësim: 27 shtator 2021, gjendja me libra akoma edhe më e rënduar. Fëmijët e klasëve VI-IX filluan mësimin pa libra, librat as nuk janë siguruar nga shteti, as nuk gjinden që të blihen nëpër librari. 




Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija