Smile, you're on Candid Camera
Fotografimi i kundërvajtjeve në trafik, i ngasjes së makinave sikur në skenat e filmit Fast and Furious, apo si në pistat e garave, apo më keq se kaq.
Konsiderimi i këtyre fotove pastaj nga ana e policisë dhe shqiptimi i gjobave, të dyja këto janë tejet të mirëseardhura.
Këta persona që po i bëjnë këto foto janë heronjë të qytetarisë aktive.
Ky mentalitet i vozitjes së çmendur, ku rrezikohen, lëndohen dhe vriten njerëz, duhet të marrë fund njëherë e mirë. Ky ves, nuk është gjë tjetër veçse e pasqyron anën e errët të primitivizmit dhe kafshërisë njerëzore.
Të gjitha shkeljet që bëhen në trafik le të publikohen, sepse ka ardhë koha që të marrin fund këto marrëzi. Qoftë përmes vetëdijesimit apo edhe përmes ligjit.
- Çka thua nëse nesër dikush të fotografon ty duke i thy rregullat e trafikut? - më pyetën.
- Nëse më fotografojnë duke bërë këso kundërvajtje sikur ato të publikuara, le të më dënojnë edhe mua.
Çka është mjaft, është mjaft!
Comments
Post a Comment