Patkoi
Me e vjerrë një patkua diku mbi derë të shpisë, përpara ka qenë e përhapur si bestytni, se gjoja sjellë fat.
Nasradini: valla s'e di, ky kali jem katër copa i ka, por hanë shtage ditë-për-ditë.
Kur ishin pasë shku te shpija e fizicientit të njohur Nils Bohr (fitues i çmimit Nobel) edhe po e shohin një patkua vjerrun mbi derën e shtëpisë së tij.
- A edhe ti Nils po besojshe në kësi lloj bestytnish a?
- Jo bre - tha Nilsi - por, thonë që sjellë fat edhe nëse nuk beson n'to.
Sado kontraverse apo komike që tingëllon kjo përgjigje e tij, këtë mendësi e hasim shpesh tek njerëzit - bëjnë veprime përkundër faktit se nuk besojnë në to. Fjala bie, votojnë parti të caktuara politike në zgjedhje. Apo të ngjashme.
Këtë shembull e pata dëgjuar që e përdorte si analogji edhe një prej filozofëve të njohur bashkohor. Kur fliste për komunizmin në Jugosllavinë e Titos. Thoshte se ata individë të cilët besonin fuqishëm në ideologjinë komuniste shiheshin me dyshim nga sistemi, sepse kërkohej një lloj komunizmi i moderuar. Një lloj komunizmi i cili funksionon pa besuar shumë në të.
Comments
Post a Comment