Solstici dimëror, dita më e shkurtër e vitit

Shpeshherë kemi dëgjuar se në dimër ditët janë më të shkurtëra dhe netët më të gjata. Por, kjo nuk është krejt e vërtetë! A është sot dita e parë e dimrit? Po! A është dita më e shkurtër e vitit? Po! Dmth prej nesër secila ditë është më e gjatë se tjetra, po i bie se ditët në dimër shkojnë duke u zgjatur 🙂

Në kulturat e mëhershme, në hemisferën veriore të Tokës, kjo periudhë simbolizonte një lloj rringjalljeje. Zgjatja e ditës mbjellte shpresë për ngrohtësi, dritë, e jetë. Prandaj, nga persianët, romakët e deri te fiset nordike kjo periudhë shenohej me festivale të ndryshme.
Puna dhe gjallëria zhvillohej në tri stinët tjera, ndërsa dimri ishte pushim. E kur ka pushim ka festa.
Romakët e kishin festivalin Saturnalia - festë që zgjaste me javë. Meqë ishin paganë, kjo festë i dedikohej Saturnit - perëndisë së të mbjellave. Sa i perket Saturnit, po flitet nëpër forumet e astronomisë se pikerisht këto ditë, planetet Saturni dhe Jupiteri janë të radhitura në atë mënyrë që nga Toka duken se janë afër njëri-tjetrit, duke bërë që të duken sikur të jenë një trup qiellor më i shëndritshëm. Por, meqë është mjegull në Prishtinë, nuk e di nëse do të mund t'i shohim.
Siç thonë, truri i njeriut është një makinë e kuptimit, kërkon t'i japë kuptim çdo gjëje. Pavarësisht se ato gjëra në esencën e tyre mund të mos kenë ndonjë kuptim. Siç është rasti i antropomorfizimit të planeteve dhe yjeve.
Në baza javore, Saturnit i dedikohej dita e shtune - Saturni dies (lat.). E diella ishte dita më e rëndësishme e javës sepse i kushtohej perëndisë kryesore që ishte Dielli. Pastaj, e hënë - Hëna, e martë - Marsi, e kështu me radhë…
Emërtimet e ditëve të javës që edhe sot e kësaj dite i përdorim, në esencën e tyre janë pagane, astrologjike - natyrisht, tani të zhveshura nga përmbajtja.
Sot, edhe festivalet e dimrit pothuajse janë zhveshë përgjithësisht nga ajo që përfaqësonin dikur dhe globalizmi i ka komercializu e shpërnda në krejt botën.


Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija