Ecja pas zërit të librave
Kam fillu me dalë me ecë që nja dy muaj, gati çdo ditë. Për njëfarë kohe nuk kisha mundësi me i kushtu mjaft rëndësi shnetes, e tash po bëj përpjekje me qëndru fizikisht aktiv së paku duke ecë. Mirëpo, veç me ecë nëpër rrugët e Prishtinës, apo parqe, fikall vetë për rreth një orë, nuk po është edhe aq çështje triviale, jo vështirë në aspektin fizik sa po është e mërzitshme.
Në përpjekje që me kalu apo shfrytëzu kohën sa më mirë gjatë kësaj ecjeje, fillova me dëgju audiobooks. Dmth për rreth dy muaj i dëgjova gjashtë libra - të shtatën jam duke e përfundu. Madje, tash më shumë po dal për me dëgju libra sesa me ecë.
Dikush me tha (nuk po du me e cekë kush - për arsye politike :P) - Çka ia pe hajrin këtyne librave që po i lexon e po i dëgjon? I nxënë ngushtë prej pyetjes thash - këto që po i dëgjoj, po jua shoh hajrin sepse po eci! - U përpoqa me u nxjerrë diqysh.
Comments
Post a Comment