Përmendoret e Ishullit të Pashkëve
Sa herë që ngrihen përmendore në Kosovë nuk mund të mos më shkojë ndër mend Ishulli i Pashkëve. Ishulli i Pashkëve është një ishull vullkanik diku në juglindje të Oqeanit Paqësor.
Eksploruesi holandez Jacob Roggeveen ka lundruar andej pari diku rreth viteve 1700, në atë periudhë rastisë të jenë edhe Pashkët; prandaj edhe ishulli është i njohur ashtu mëpastaj.
Kur kishte zbarkuar ne ishull Roggeveen, ishte mahnitur me atë qe pa. Statuja gjigante dhe të shumta që qëndronin e nuk kishte njeri të gjallë në ishull.
Natyrisht, kurreshtja se kush i ka sjellë ato statuja aty kishte nxitur pastaj programe të shumta hulumtuese. Thuhet se aty janë gjetë gjurmë arkeologjike që dëshmojnë se përpara kanë jetuar njerëz nga viti 1200-1400, për rreth dy shekuj – të cilët edhe i kane ndërtuar ato statuja.
Meqë paska pasë njerëz, pse tash më nuk ka? Çka ka ndodhur me ta?
Sipas hulumtimeve, fillimisht banorët e ishullit i kishin pre të gjithë drunjtë, e kishin shkatërru natyrën e ekosistemin, dhe në fund (si pasojë) kishin përfunduar duke e ngrënë njeri-tjetrin – duke pushuar kështu së ekzistuari. Puna e shkatërrimit të natyrës dhe vetëdijes së ulët në këtë aspekt edhe kjo tingëllon si e njohur për ne, por le te kthehemi tek përmendoret.
Statujat monumentale i kishin ndërtuar – ato sot janë e vetmja gje e dukshme që ka mbetë. A thua edhe ata te kenë bërë debate pafund rreth këtyre përmendoreve? Sigurisht këto debate pro dhe kontra duhet të kenë zgjatë me muaj apo edhe vite. Përshtypja është se ato kanë qenë gjëja më e rëndësishme për ta, më e rëndësishme se vetë ekzistenca e tyre.
Comments
Post a Comment