Si të (mos) flasim
Shtatë vese të këqija të cilat e dëmtojnë rëndë të folurit, që shumë prej nesh shpesh bijmë në to:
Përgojimi - të flasësh keq për dikë që nuk është prezent;
Gjykimi - kur e mban nën presion personin me të cilin komunikon duke e gjyku për secilën fjalë;
Negativiteti - theksimi i anëve të errëta në çdo storje,
Ankesat - ankesa për politikë, për ekonomi... gjithçka;
Fajësimi - fajtor ky, fajtor ai, fajtor krejt dynjaja përveç vetëvetes;
Ekzagjerimi/dramatizimi - kur gjithçka e stër-zmadhon - fenomenal ajo, awsome kjo... Apo edhe për keq, kur dramatizon;
Dogmatizmi - ngatërrimi i fakteve me opinione.
Këto vese kur janë pjesë e komunikimit, e bëjnë shumë të vështirë atë. A ka zgjidhje për këto? Po - nëse e folura bazohet në këto katër baza:
Sinqeriteti - fol thjeshtë dhe kjartë, sinqerisht;
Autenticiteti - je thjeshtë vetëvetja;
Integriteti - atë që e thua t'a kesh edhe vetë;
Dashamirësia - t'u dëshirosh njerëzve të mirën.
Comments
Post a Comment