Ruši kalaju!
Ata që janë nga qyteti i Vushtrrisë, sigurisht mund t'a kenë dëgjuar këtë shprehje më parë. Unë e kam dëgjuar nga miqtë e Vushtrrisë. Në kohën e Jugosllavisë, tregojnë se po zhvilloheshin punimet për zgjerimin e rrugës në Vushtrri. Kur punimet mbërritën tek Kalaja e Vushtrrisë, udhëheqësi i projektit (sigurisht nga komuniteti serbisht-folës atëherë) e thërret kryetarin e komunës në telefon edhe i thotë (parafrazim): - Zotëri kryetar, projekti po ecën mirë por tani kemi mbërri me punime te Kalaja dhe për shkak të kësaj nuk po mundemi me e zgjëru rrugën. - Kryetari: Ruši kalaju! - rrezo Kalanë! Natyrisht, njerëzit përreth pastaj e bindin që të heqë dorë nga kjo marrëzi. Arsyeja pse e përmenda këtë tregim është për shkak të moralit që përçon. Kjo shprehje - ruši kalaju - ka ngelur në kujtesën e vushtrriasve si një anekdotë dhe vjen në mendje saherë që shohim njerëz në pozita - të dehur nga pushteti i tyre. Njerëz që kur veshen me pushtet, ka rrezik se rrënojnë e shkelin çdogjë që iu d...