Dhe vaksina erdhi
...Dhe vaksina erdhi Nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim Dhe ndër zemrat tona ngriti një fole E një jetë e bukur e një jetë e re Me dëshira të shumta, po buzëqesh në lulëzim. Migjeni po të ishte sot, sigurisht se këto vargje do t’ia kushtonte vaksinës, e jo pranverës. Sepse edhe ai vdiq i ri nga një sëmundje të cilën ne sot pothuajse e kemi harruar që ekziston - tuberkulozi. Sëmundje kjo vdekjeprurëse në atë kohë, ndërsa e shërueshme pak kohë më pas. Madje e parandalueshme përmes vaksinës. Vaksina e parë që e merr njeriu sot - pothuajse ditën kur lindë - është pikërisht për parandalimin e tuberkulozit. Megjithëse në Kosovë numri i rasteve me tuberkuloz është më i lartë në krahasim me vëndet evropiane - aq sa kam informacion. Por , ja që kjo kujtesë e vdekjes dhe vuajtjes njerëzore është zbehur e nuk na bën shumë përshtypje. Prandaj, mjaft njerëz tek ne nuk e ndajnë këtë gëzim për ardhjen e vaksinës. Madje, janë kundër vaksinës anti-COVID19 në veçanti, apo vaksinimit në p...