E vërteta
E vërteta është e vërtetë edhe nëse askush nuk beson në të, ndërsa e pavërteta është e pavërtetë edhe nëse të gjithë besojnë në të. Këtë thënie e hasim rëndom nëpër disa faqe të rrjeteve sociale të cilat postojnë - thënie të mençura. Por, edhe pse kjo thënie tingëllon mençur dhe shumë njerëz e përdorin për t'ia dhënë një mbështetje përforcuese opinioneve të tyre të cilat i besojnë për të vërteta, megjithatë jo për të gjitha të vërtetat thënia qëndron. Kjo për faktin se të vërtetat nuk janë të gjitha të njëjta. Thënia e lartë-shënuar mund të vlejë për disa të vërteta që janë objektive, ato që janë të vërteta në vetëveten e tyre, edhe sikur të mos ekzistonte asnjeri që t'i perceptojë, t'i kuptojë apo t'i besojë. Edhepse në rrafshin filozofik ka debate në lidhje me atë se a ka të vërteta vërtetë objektive apo jo - nuk po hyj andej. Me të vërteta objektive e kam fjalën për të vërtetat që i studjon shkenca. P.sh. Toka rrotullohet rreth Diellit, edhe nëse të gjithë njerëzit ...