Mirëmëngjes!
Dje e ndëgjova një këshillë t’thjeshtë, por shumë domethanëse, prej një neuroshkencëtari të njohun – edhe mendova me e nda me ju. Zgjedhe dikë: shok, familjar, koleg, apo këdo… edhe çdo mëngjes, thjesht shkruja nji “mirëmëngjes!” a diçka t’ngjashme. Asgja ma shumë. Nji fjalë e mirë mjafton. Se ka nji ndikim t’jashtëzakonshëm në shëndetin mendor e emocional – për tjetrin, por edhe për ty. Njeriu ka nevojë për lidhje. Asht pjesë e natyrës tonë: me ndje që e kemi dikë, që jemi pjesë e naj grupi, që përkasim diku. Ndërkohë, vetmia asht ba nji prej shkaqeve kryesore t’vuajtjes në botën moderne – madje statistikat tregojnë që asht edhe vdekjeprurëse. Posaçërisht sot, kur kena nevojë ma shumë se kurrë për afërsi e dashamirësi mes veti. Bukowski e ka thanë bukur: “Vetmia najherë m’asht dukë e mirë, por kurrë në rregull.” Prandaj, pa dashtë me tingëllu patetik (s’po thom me u kapë dorë për dore e me këndu Kumbaya ): juve, miq të nderuem, ju uroj nji mirëmëngjes të ngrohtë e nji ditë të mbarë...