Posts

Efekti i aurës

Image
Shkenca që studion sjelljet njerëzore ka konstatuar një prej animeve kognitive (ang. cognitive biases) që ka njeriu, e që quhet 'efekti i aurës' (ang. halo effect). Çka është efekti i aurës apo aureolës? Kur e vlerëson dikë vetëm në bazë të një cilësie pozitive që e ka, duke i injoruar njëqind të tjera negative që mund t'i ketë. Ajo cilësi e tij është aq jashtëzakonisht e madhe në sytë e tu, sa je në gjendje që t'i justifikosh kushedisa skandale që mund t'i bëjë - të gjitha të tjerat të duken të vogla dhe të arsyeshme. Ky efekt vehet në spikame kryesisht tek tifozi apo militanti në gjendje deliriumi. Militanti apo tifozi do të arsyetojë veprimet e atij që e adhuron, deri te portat e Valhallasë së tij. Kjo besoj se ka lidhje edhe me thënien e Mark Twainit që thotë - ma kollaj asht me e mashtrue dikand, sesa me e bindë se ka qenë i mashtruem. Prandaj edhe jemi dëshmitarë të arsyetimeve pafund të krejt skandaleve çfarëdo qofshin ato. Në sytë militant nën efektin halo, ...

Inteligjenca artificiale - gjuha dhe propaganda

Image
Deri tash njeriu dhe teknologjia nuk është se janë kuptuar shumë mirë në mes veti. Ndërveprimi i njeriut me teknologjinë është realizuar kryesisht përmes prekjeve - klikimeve, shtypjes së tasteve, prekjes në ekrane, e kështu me radhë. Per m'e zhvillu një interaksion më të ndërlikuar me makina është dashur të mësohen gjuhët e makinave - gjuhët programuese - të cilat janë komplekse dhe i kanë limitet e veta. Me një fjalë, njeriu dhe makina kanë përdorur gjuhë shumë të ndryshme prej njëra-tjetrës. Tani si duket ky hendek i komunikimit të ndërsjellë njeri-makinë ka filluar të ngushtohet. Me avancimin e modeleve gjuhësore të inteligjencës artificiale, makina secilën herë e më shumë po arrin t'a kuptojë gjuhën natyrore njerëzore. E çfarë rëndësie ka gjuha për njeriun? Përmes gjuhës njeriu përpiqet m'e shpreh atë që e mendon. Nëse do ta reduktonim në terma teknik, gjuha është një lloj kodi përmes të cilit kodifikohet mendimi. E nëse e marrim për bazë dimensionin filozofik të Dekar...

Gjuha në relacionin Kosovë-Shqipëri

Image
Edhe pse Betmeni e dha shuplakën apo pëllëmbën e tij, prap po më duhet me shtu edhe diçka në lidhje me gjuhën në relacionin Kosovë-Shqipëri. Krejt ky reagim në lidhje me vendosjen e titrave të filmit kosovar që qenka shfaqë në kanalin televiziv të Tiranës, mendoj se përpos tjerash e shpalosë edhe njëfarë arrogance të kosovarëve. Pse thua ti?  Arsyeja pse ata nuk e njohin dhe nuk e flasin dialektin tonë, ashtu siç përpiqemi me e njoftë dhe me e fole ne dialektin e tyre - përpos standardit gjuhësor të 72-es - besoj se qëndron edhe në faktin se ne shkojmë atje tek ata. Nuk vijnë ata tek ne. E kur ti shkon në një vend nuk ka kuptim, apo është arrogante të kërkosh që ata të t'përshtaten ty. Por, ti i përshtatesh atyre. Kjo është sikur të shkosh në Gjermani dhe të t'ngelet hatri pse gjermanët nuk po flasin shqip por po duhet me e mësu gjuhën e tyre. Pse shkojmë ne në Shqipëri e pse ata nuk vijnë tek ne, kjo është pyetja. Sikur të kishin më shumë arsye që të vijnë tek ne, sigurisht se...

Vetun

Image
Vetun  (Alone nga Edgar Allan Poe - përkthyer nga unë) Nga ora e f'minis nuk jam kan' Siç ishin tjer't - nuk kam pa  Siç panë tjer't - nuk mund i solla Pasionet nga rrjedha e përbashk't- Nga i njajti burim nuk e mora Dhimbjen - nuk e zgjova G'zimin e zemrës me t'njajtin kumbim E krejt çka dashta - i dashta vetun - Pastaj - n'f'minin tem - në agim Ma e stuhishmja jetë - zuni fill  Nga çdo thellësi e s'mirës e t'ligës  Mister që ende m'mbërthen- Nga përroi, a burimi- Nga shkamb i kuqërremtë i malit- Nga dielli që m'u soll rrotull Me ngjyrën e tij të vjeshtës t'arit- Nga vet'tima në qiell Që fluturim m'kaloi përmbi- Nga bubullima, e stuhia- E nga reja që formë mori (Kur blu ish çka mbet prej Qielli) N'pamjen tem e nji demoni-

Inteligjenca artificiale - frika nga e panjohura

Image
Çdoherë diskutimi rreth inteligjencës artificiale përcillet me njëfarë ndjenje në mes të eksitimit dhe frikës - që studiuesit e mendjes njerëzore ndoshta do të mund t'a shpjegonin duke e ndërlidhë me pjesën reptiliane të trurit - amigdala-n. Qendra në tru ku supozohet se qëndrojnë frikërat. Pse frikë? Nga e panjohura. E panjohura kryesore jemi vetë ne. Që i bie se para së gjithash, frika nga IA ndoshta në radhë të parë është frikë nga vetë-vetja. Apo koncepti i 'hijes' sipas Carl Jung-ut - një gjë që e urrejmë tek tjetri ka mundësi që pikërisht atë e kemi vetë por nuk e pranojmë. Ndoshta, vetë do të bënim veprime të tmerrshme po të kishim mundësinë të cilën frikësohemi se mos do t'a ketë inteligjenca artificiale. Është thënë se për funksionimin e trurit shkenca di vetëm 10%. Kaq pak dijmë për makinën biologjike që e udhëheqë jetën tonë, e që përbëhet prej më shumë se njëqind miliardë neuroneve, të lidhura në mes vete në nyje që në gjuhën e mjeksisë u thonë - sinapsa. Dm...

KUADËR - Kastriot Gashi - Inxhinier i souftverëve - Pasioni i leximit dhe shkrimit

Image
 

Të lirë

Image
A e di ti çka është liria? A e di ti çka është pavarësia? Për neve që e kemi përjetuar periudhën e aparteidit serb, e dijmë fare mirë se çfarë vlere ka liria. Mbijetuam një prej periudhave më të tmerrshme, një sistem që ishte vënë pas zhdukjes së qënies sonë si të tillë.  Si arritëm t'a mbijetojmë triumfalisht këtë? Me rezistencë, sfidim të sistemit, rrebelim… Siç do të shprehej Albert Camus - mënyra e vetme për t'u ballafaquar me një botë jo të lirë është të bëhesh absolutisht aq i lirë, sa edhe vetë ekzistenca jote është një akt rrebelimi.  Pikërisht kështu, aparteidin e sfidonim me vetë ekzistencën tonë, vetëm pse ekzistonim kjo ishte një akt rrebelimi, prandaj sistemi synonte zhdukjen e qënies sonë. Urime të gjithë juve që ekzistuat - vazhdoni kështu edhe më tutje. Lavdi Zotit dhe mirënjohës atyre që sakrifikuan në mënyrë që ne sot të ekzistojmë fuqishëm!

Ankesa për gjithçka

Image
Ankesa është ba si një lloj sporti nacional ku secili prej nesh, kush më shumë e kush më pak, mirremi me të. Ankohemi për politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi, shoqëri, kulturë, teknologji…gjithçka. Pse? Ankesa ndonjëherë më ngjan në një lloj narkotiku, droge a alkoholi, që ofron njëfarë setisfaksioni momental për atë që ankohet. Kur ankohet njeriu ndjehet sikur shlirohet, shfryhet. Por, sikurse tek drogënat që ofrojnë njëfarë shlirimi momental edhe ankesa duhet t'i ketë pasojat e mëpastajme. Ankesa gati kurrë nuk funksionon në arritjen e një qëllimi. Çka arrin njeriu me ankesë? E shpërfaq vetën si një person të dobët, të dorëzuar. Ankesa është moral i skllavit. Zotnia kurrë nuk ankohet, skllavi po. Prandaj, njeriu që ankohet vazhdimisht është i bezdisshëm, reflekton negativitet, pezm, pesimizëm, është person toksik - shumë e vështirë është për veshin që e dëgjon. Pse ankesa është absurde? Vdekja është normë, jeta është përjashtim. Për me jetu njeriut i duhet me luftue. Ndërsa anke...

Çka s'lexova këtë vit?

Image
Nuk lexova shumë libra, për shkak të angazhimeve tjera. Ato që arrita disi me i lexu janë këto të listume këtu. The better angels of our nature (Steven Pinker) - diçka në lidhje me natyrën paqësore të qënieve njerëzore. Autori argumenton se përkundër faktit se vazhdimisht dëgjojmë për akte të dhunës nëpër botë, megjithatë nëse vështrojmë përgjatë historisë del se tani jetojmë në periudhën më paqësore ndonjëherë. Dhe ka shpresë se e ardhmja të jetë edhe më shumë në pajtim me paqen. Dy librat e Sabatos, Rezistenca - që ka të bëjë me cënimin e natyrës njerëzore dhe raporteve sociale shkaku i avancimit të teknologjisë. Heterodoksia - këtu Sabato më shumë i shpalosë një sërë qëndrimesh personale në lidhje me shumë qështje kryesisht të natyrës filozofike. Thotë, nuk ka mundësi me u kundërshtu filozofia përveç se me filozofi, por të keqe. Kjo thënie e tij në këtë libër më ka lënë përshtypje. Edhe Sabato realisht është me origjinë shqiptare, këtu vetë ai tregon, përndryshe do të kisha mendu se...

Kështu fliste Zaratustra për Diellin

Image
Ti yll i madh! Çka kishte me kenë kënaqësia jote po të mos ishin ata për t'cilët shëndrit? Për dhjetë vjet rresht u ngjite këtu naltë te shpella jem: do të ishe lodhë së ndriçuemi dhe tue ba këtë udhë pa mue, pa shqipen teme e pa gjarpënin tem. Por na t'pritëm ty çdo mëngjes, e morrëm tepricën tande dhe te bekuem për ta. Vini re! Jam i këputun nga urtësia, sikur bleta e cila ka mbledhë shumë mjaltë, me duhen një palë duar që mbërrijnë larg. Dua të dhuroj e shpërndaj derisa i urti nga mesi i njerëzve edhe njiherë t'a ketë shiju marrëzinë e tij, e i vorfni edhe njiherë pasuninë e tij. Për këtë patjetër duhet me u zhytë n'thellësi, siç ban ti mbramjeve kur shkon mbrapa detit e u sjellë dritë edhe atyne të nëntokës, ti o yll i mbi-pasun. Si ti, edhe unë le të shkoj poshtë siç thonë qeniet njerëzore, prej të cilëve dua ta kam vetëm prejardhjen. Më beko mua tani, ti sy i qetë që e shikon edhe gëzimin ma t'madh e nuk i merr lakmi. Bekoje këtë kupë që rrjedhë, ashtu që uji ...

E vërteta

Image
E vërteta është e vërtetë edhe nëse askush nuk beson në të, ndërsa e pavërteta është e pavërtetë edhe nëse të gjithë besojnë në të. Këtë thënie e hasim rëndom nëpër disa faqe të rrjeteve sociale të cilat postojnë - thënie të mençura. Por, edhe pse kjo thënie tingëllon mençur dhe shumë njerëz e përdorin për t'ia dhënë një mbështetje përforcuese opinioneve të tyre të cilat i besojnë për të vërteta, megjithatë jo për të gjitha të vërtetat thënia qëndron.  Kjo për faktin se të vërtetat nuk janë të gjitha të njëjta. Thënia e lartë-shënuar mund të vlejë për disa të vërteta që janë objektive, ato që janë të vërteta në vetëveten e tyre, edhe sikur të mos ekzistonte asnjeri që t'i perceptojë, t'i kuptojë apo t'i besojë. Edhepse në rrafshin filozofik ka debate në lidhje me atë se a ka të vërteta vërtetë objektive apo jo - nuk po hyj andej. Me të vërteta objektive e kam fjalën për të vërtetat që i studjon shkenca. P.sh. Toka rrotullohet rreth Diellit, edhe nëse të gjithë njerëzit ...

Fantazma e komunizmit në prag të Halloweenit

Image
Edhe pse unë nuk përcjelli shumë atë që shfaqet në TV, po shoh se andej paskan fillu me shfaqë horror komunist nëpër intervista e emisione. Lenini ka qenë gjenial. Stalini hala ma i mirë. Enver Hoxha extra i mirë. Për çka janë të mirë këta? Kushdo që i ka dy fije mend, e di që Lenini është përgjegjës për ekzekutimin e mbi 100 mijë njerëzve gjatë asaj që në histori njihet si Terrori i Kuq. Stalini duke qenë hala më i mirë, ka vrarë hiç më pak se mbi 20 milion njerëz. Për Enver Hoxhën, flisni me dikë prej vëllezërve nga Shqipëria që i kanë mbijetuar regjimit të tij. Gjatë luftës së Millosheviqit në Kosovë, neve na ngushëllonin duke na thënë - asgjë nuk po vuani ju sot çka kemi kaluar ne gjatë periudhës së komunizmit të Enverit. Vrasjet, internimet, kooperativat, mjerimi… të ligat pa fund. Hija e gogolit komunist në prag të Halloweenit, që pandeh të na diktoj se si duhet të jetojmë, si të flasim, si të vishemi, si të besojmë, si të mendojmë.

Dreqen n'shitje

Image
E pata dëgju një anekdotë prej njerëzve që kanë ndejt nëpër oda, në lidhje me njanin që kish pasë dalë në pazar me shitë dreqen. E mbushi një thes me dreqen edhe doli në pazar. Po avytet një blerës - zgjedhma një t'mirë! - tha. - Çka ke me zgjedh? - iu përgjigj shitësi - Dreq n'fund, dreq n'mes, dreq n'krye të thesit. Merre cilin të duash.

The Raven - Korbi

Image
Edgar Allan Poe dhe një prej poezive më të mira e më të njohura të tij, që edhe mua më pëlqen më së shumti - The Raven. Thuhet se kjo poezi ka inspiru shumë vepra tjera arti si në letërsi ashtu edhe në kinematografi. Më poshtë është përkthimi i Fan Nolit - megjithëse përkthim i mirë, më duket se e zbeh mjaft fuqinë artistike që e përmban origjinali. Korbi – Edgar Allan Poe Përkthyer nga Fan Noli Një mes-natë të bezdisur Tek këndonja i zalisur Disa pralla dhe magjira Të një shkence te harruar, Tek dremitnja i kapitur Befas vjen një e trokitur, Me ngadalë e goditur Përmi derë t’ odës sime. “Dikush është, thashë, jashtë Që troket mi derën time – Vetëm kjo, dhe asgjë më. Ah, e mbanj nër ment fort mirë, Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirë, Dhe n’ oxhakun shkrump të nxirë Urët shuheshin në hi. Desha të gëdhihej dita, Se më kot nga librat prita Të më ngushëllonte drita Për të lumurën Lenore, Vajz’ e rrallë dhe rezore, Q’ i thon Engjëjtë Lenorë, Përmi dhe pa emër më. Era frynte që përjashta, Rrihte ...

T'i thërrasësh ndërgjegjës

Image
Një prej tentimeve par excellence për manipulime emocionale apo keqpërdorim i moralit të një pale ndaj një pale tjetër, apo të një individi ndaj një individi tjetër, është kur i thua që "t'i thërrasë ndërgjegjes". Nga situata e fundit me krizën në arsim të shkaktuar nga greva e sindikatës së mësimdhënësve. Këtu kemi tri kategori kryesore që janë të përfshira direkt në këtë krizë: qeveria, sindikata (përkatësisht mësimdhënësit) dhe nxënësit (përkatësisht prindërit). Të shohim se si përdoret "ndërgjegjja" nga secila palë për të manipuluar emocionalisht, apo për të përdorur sentimentin moral kunder palës tjetër. Këshilli i prindërve të Kosovës deri tani pothuajse ka ndërmarrë pak apo aspak hapa për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. E shumta që ka bërë ky këshill është thirrja për qetësi dhe rekomandimi që mësuesit "t'i thërrasin ndërgjegjes". Mësimdhënësit vazhdimisht thirren në kontributin dhe sakrificat e tyre të periudhës së paraluftës, kur kanë p...

Sanksionet ndaj Rusisë

Image
Arsyeja pse sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk pritet me dhënë shumë rezultat. Edhe nga letërsia e tyre (Dostojevski, Tolstoj, etj) e kuptojmë me çfarë karakteri kemi të bëjmë. Sepse siç e thotë autori amerikan Ralph Emerson - "...mendimi i tyre për botën është gjithashtu një rrëfim i karakterit të tyre." Për dikë që thotë se kemi probleme tjera lokale dhe neve nuk na intereson, kriza e luftës në Ukrainë domosdoshmërisht po na prekë dhe do të na prekë edhe në të ardhmen. Dyfishimi i faturës së energjisë si duket do të jetë pasoja e radhës. Në vazhdim në formë humori ilustrohen dallimet ndërmjet letërsisë angleze, gjermane dhe ruse. - Novela angleze: hajde t'shkojmë në festë me e gjetë ndonjë grue. - Novela gjermane: hajde t'shkojmë në ndonjë vend të shkretë me e gjetë vetëveten. - Novela ruse: hajde t'shkojmë në thellësitë e dëshpërimit që t'a kuptojmë se ka nivele hala më të thella të dëshpërimit që s'i kemi dijtë, e t'shkojmë qatje.

Ndërgjegja artificiale

Image
Konshenca zakonisht në gjuhën shqipe përkthehet si ndërgjegja apo vetëdija, është fjala për atë që na dallon neve si qënie njerëzore prej shumë gjallesave tjera. Ajo ndjenja e brendshme që na drejton drejt asaj që është e drejtë apo e gabueshme në relacionin e sjelljes. Ndërgjegjja apo vetëdija na bën me dijtë me e dallu vetën prej të tjerëve. Para pak kohe, me deklaratat e tij një ish punëtor i Google tronditi botën duke thënë se inteligjenca artificiale e ka mberri nivelin e ndërgjegjes. Futuristi dhe teoricienti i njohur i astrofizikës Michio Kaku në lidhje me inteligjencën artificiale thotë se aktualisht është në nivel sa të një brumbulli, pastaj me zhvillimin e saj pas një kohe mund të arrijë në nivel të një miu, pastaj të një qeni, e dikur kah fundi i shekullit nëse vazhdon ky trend i zhvillimit të saj mbërrin në nivel të majmunit. Në këtë moment inteligjenca artificiale mundet me qenë potencialisht e rrezikshme, dhe duhet të sigurohemi qe t'ia vendosim një ndërprerës që ta h...

Odat e debatit

Image
Pothuajse nuk të zë syri dhe veshi diçka tjetër në tërë produktin mediatik tek ne, përveç atyre që po quhen 'debate'. A thua pse? Kah na erdhi kjo? Mendoj se duhet të jetë një prirje ndoshta edhe me bazë antropologjike, që kjo shoqëri e ka, e që media e ka identifikuar dhe e përdor për interesa të saja komerciale. Pra, popullit me gjasë i pëlqen me dëgju bull-shit maratonik secilën ditë e natë, aty e gjenë prehjen shpirtërore ai.  Edhe kuvendi nuk është se e lë mangut këtë zhanër të zbavitjes mbarë popullore. Dalin politikanët ia japin një rend në foltore, në mënyrë që jehona e atyre fjalëve të përcillet pastaj me ditë të tëra. - A e ndive çka i tha? - Ah, po mirë ia bani! Oda pra! Me shekuj oda e ka kultivuar këtë formë komunikimi. Tash odën e kanë sjellë në TV, kuvend, kudo. Këso evolucioni kulturor (e kushedi ndoshta edhe biologjik) kemi zhvilluar me shekuj, na e lypë truni reptilian këtë formë komunikimi. - Ti edhe me ia qëllu, nuk t'njehet - i kishte pasë thënë një pro...

BESS-a

Image
Sipas legjendës, dikur moti, tek ne ekzistonte diçka që quhej besa. Besa, besë, besën t'a kam dhënë… Besoj se të gjithë e dijmë në teori se çka është besa, edhepse në teori nuk ka dallim në mes të teorisë dhe praktikës, e në praktikë, ka. Unë kësaj radhe e kam fjalën për një besë tjetër - BESS, akronim për Battery Energy Storage System apo "sistemi për ruajtjen e energjisë në bateri". Më kujtohet njëherë një dialog për energjinë me një profesor i cili ka qenë edhe në pozita të institucioneve në qeveritë e kaluara, i cili kishte udhëtuar, kishte parë e dëgjuar, nuk do mend se hiqej mjaft i zgjuar. Unë, si e zeza e vetës që jam, me intereson të dijë çdo gjë, për shembull lexoja në atë kohë për avancimin e baterive dhe hulumtimet që bëheshin në këtë fushë, me idenë për përdorim të baterive me kapacitete të mëdha për ruajtje të energjisë. Kur unë e përmenda këtë, profesori u soll disi si me njëfarë ironie, demek çfarë baterie, energjia ruhet përmes levizjes së ujit poshtë-për...

15 paradokset e Mark Mansonit

Image
Mark Manson është person që mbahet për psikolog, aktiv në sferën e zhvillimit personal, është autor i dy librave me tituj pak sa të çuditshëm - në të cilët e lëshon siç thonë F-bombën mu në tituj. Nuk do t'i përmend librat këtu për shkaqe praktike, kush i di, i di. Megjithatë, pavarësisht mënyrës se si shprehet Manson, shpeshherë ka disa mesazhe të rëndësishme për të thënë. Në vazhdim janë disa nga "paradokset që do t'ua ndryshojnë jetën" - siç thonë ai - që i elaboron në një prej videove në kanalin e tij në Youtube, që mua më zgjuan vëmendje. (Kush përton me lexu në vazhdim çka kam shkrujt unë, mundet me kliku linkun në fund të postimit me e dëgju direkt Markun :) ) Paradoks është diçka kontradiktore apo e pasaktë në dukje por e vërtetë apo e saktë kur analizohet më me kujdes. Paradoksi #1 (Shoqëria) - Sa më shumë përpiqesh me i ba njerëzit me t'dashtë, aq më pak kanë me të dashtë. Sepse në psikologjinë njerëzore gjatë komunikimit, më shumë ka rëndësi preteksti ...

Lopa në shi

Image
Moti po merr sikur kur hin me ba dush edhe shtypja e ujit nuk është stabile. Don me e lëshu pak kah e nxehta - t'përvëlon; don me e lëshu pak kah e ftohta - t'ngrin. Pastaj, gjatë gjithë javës merr moti i mirë, thotë njeriu, sa të vjen vikendi se duhet me dalë pak në natyrë, vikendi po dihet, natyra me shi, bubullimë e vetëtimë... Mirëpo, këso situata në jetë njëriu natyrisht se duhet me i përballu me stoicizem.  Filozofia e stoicizmit ilustrohet më së miri përmes një shembulli - lopa n'shi. Lopa edhe kur bjen shi edhe kur nxen dielli, lopa nuk ka ndonjë reaksion të theksuar emocional - së paku për aq sa mund ta perceptojmë. Pra, karshi ngjarjeve që ndodhin në jetë e të cilat nuk janë në kontrollin tonë duhet të sillemi me stoicizem - si lopa n'shi dmth.

Të ndryshosh mendjen

Image
Në këtë univers gjithçka është në lëvizje, pothuajse asgjë nuk rrin në të njëjtën gjendje. Atomet, fotonet, grimcat tjera, të gjitha janë në lëvizje të përhershme. Në trupin e njeriut çdo qelizë rigjenerohet, aq sa thuhet se për një periudhë rreth dhjetë vjeçare, secili person, fizikisht nuk është më ai që ka qenë. Trupi, organet, indet, që përbëhen prej qelizave, ato qeliza gradualisht vdesin që të gjitha dhe zëvendësohen nga qeliza të tjera të reja. Megjithë faktin se gjithçka ndryshon, kur vjen puna te mendja e njeriut, ekziston njëfarë përshtypje tek një shumicë njerëzish se njëriu duhet të ngelet me opinionet, mendimet, qëndrimet që i ka pasë dhe nuk duhet t'i ndryshojë ato. Disi perceptohet si jo-etike ndryshimi i mendjes. Kjo mendësi ndoshta vjen si pasojë, kur kemi të bëjmë me zotimet, sepse kur njeriu në relacion me të tjerët zotohet për përmbushjen e marrëveshjeve të caktuara, atëherë në këtë rast ndryshimi i zotimit e dëmton palën tjetër. Prandaj kontrata apo marrëveshja...

Lotët e rinj për pikëllime të vjetra

Image
Mos i shpenzoni lotët e rinj duke i vajtuar pikëllimet e vjetra - porositë tragjediani i Greqisë antike Euripidi. Porosia me urtësi e këtij shkrimtari antik do të na shërbente të gjithë neve edhe sot. Por, kjo porosi sidomos do ju hynte në punë akterëve të politikës si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Pozita vazhdimisht vajton me lot të rinj pikëllimet e të kaluarës kur qeveriate opozita. Opozita vajton për pikëllimet që shkaktonte atëbotë pozita.  Herë kthehen te lufta, herë të para-lufta, herë te pas-lufta - vazhdimisht duke u ankuar e akuzuar njëri-tjetrin. Vetëm e vetëm për të kaluarën! Po për të ardhmen a keni diçka zonja e zotërinj? Mjaft më! Mjaft me ata lotë herë krokodili e herë të tjerë se na çmendet. Deri kur do të vazhdoni të mirreni vetëm me ankesa për të kaluarën? Kur do të filloni të bëni diçka për të ardhmen?  Për të kaluarën e të ardhmen po e sjellë në kujtesë një pjesë të fjalimit të nobelistit Elie Wiesel. "Pikerisht siç nuk mundet njeriu të jetojë pa ëndr...

Hana

Image
Nga fotot e postume në fejsbuk, po vërehet ashiqare vëmendja që ka zgjuar ky objekt i mrekullueshëm qiellor - Hana. Përpara thojshin se kur është hana e plotë si sonte, dalin vampirat. Diten - thojshin - vampirat nuk guxojnë me dalë sepse nëse i rrokë drita e Diellit ata shkrihen. E valla pra as sonte nuk po guxojkan, se Hana në fakt nuk ka dritë të veten, ajo veç e reflekton driten e Diellit. Fizika nuk po i len rehat as vampirat. Meqë jom në tripa të fizikës. Njutoni kur e ka pa mollen t'u ra n'tokë, ka thanë a thu pse nuk bjen në tokë edhe Hana? Hana paska qejf me ra n'tokë si molla, por s'po mujka.

Vrima e zezë në qendër të galaktikës

Image
Ky objekt qiellor kaq kolosal, me madhësi sa miliarda diej, me një dendësi aq të madhe, me një atraksion gravitacional aq të fuqishëm, që tërheq gjithçka kah vetja, madje as drita nuk mundet me i shpëtu. Nga teoria gjenerale e relativitetit të Einstein-it, më pastaj është konceptuar, vetëm matematikisht si koncept, vrima e zezë. Askush nuk e ka ditur nëse ekzistojnë me të vërtetë. Tek më vonë, në vitet '60 janë detektuar shenjat e para, e pastaj tek në vitin 2019 është nxjerrë si imazh një vrimë e zezë nga një galaktikë tjetër. Ndërsa kësaj radhe, kjo është vrima e zezë gjigante në qendër të galaktikës tonë - Rruga e qumështit. Morali i storjes - Matematika t'a mundëson me kuptu atë që nuk ta merr as mendja, me pa gjana që nuk mundesh me i pa.

Në konfuzionin e dhunës

Image
Po thonë se nuk duhet me i përkrah djemtë që po luajnë Counter Strike, sepse i bjen sikurse me e promovu dhunën. Video lojëra në të cilat ndiqesh, vritesh e pritesh, me të tjerët - virtualisht. Pra, si pacifistë absolut që jemi, nuk duhet t'i promovojmë ato.  Si pacifistë virtualë që jemi, dihet, themi se dhuna është diçka e urryer që nuk duhet promovuar në asnjë mënyrë! Shumë mirë! Por, a është e vërtetë se përnjëmend e urrejmë dhunën? Sa i përket dhunës, njëriu më shumë duket se është në njëfarë konfuzioni. Në njërën anë e urrejmë dhunën, kur është e llojit që nuk na pëlqen. Mirëpo, kur dhuna na pëlqen, ne tranohemi pas saj. Paguajmë bileta me shuma të mëdha të pareve, vetëm me shku me pa përsona që ia tharbin turinjtë tjetrit, e shtrejnë përtokë, e përgjakin; ndajmë medalje për të promovuar protagonistët e dhunës; madje ngrisim edhe përmendore të njerëzve që me mburrje mbajnë në duar mjete me të cilat kanë ndarë koka nga trupi.  Por, megjithatë e urrejmë dhunën! Jemi të dhi...

Një San Cu për Kosovën

Image
Gjenerali i njohur kinez i artit të luftës San Cu, ka thënë se suksesi apo dështimi në betejë është meritë kryekëput e udhëheqësit. Ndoshta e keni dëgjuar storien ku (sipas legjendës) San Cu shkon në pallatin e perandorit kinez dhe në mes tjerash i thotë se është i aftë që secilin individ me e shndërru në ushtar. Perandori si duke u tallur i thotë – a mundesh edhe këto shërbëtoret e pallatit me i ba ushtare? Sigurisht! – u përgjigj San Cu. Çka bani San Cu?! I ndau ato në dy grupe, prej secilit grup e zgjodhi nga një udhëheqëse. I shpjegoi instruksionet dhe detyrat që priten prej tyre, që kishin të bënin me demonstrim të aftësive të caktuara ushtarake që ato duhet ti përvetësonin, i përsëriti edhe njëherë, derisa u sigurua se ato i kuptuan mirë. Kur erdhi koha që ato të dëshmonin veten, San Cu kërkoi nga dy udhëheqëset e grupeve që të japin urdhërin për të filluar. Shërbëtoret e pallatit vetëm qesheshin në mes vete. E kishin marrë me lojë e shaka krejt këtë punë. Atëherë, San ...

Sizifi në Kosovën e lumtur

Image
A m'e vra veten, a m'e pi një kafe? (Albert Camus) I rr'mih xhepat Sizifi kosovar, për me i gjetë një euro për kafe e me shpëtu shpirt. Xhepat e shkyem, me vrima të zeza në ta, vrima si dritare prej të cilave përbirohesh edhe del direkt nëpër universe paralele. Shetitesh nëpër galaktika e planete ku nafta, buka, madje edhe kafeja është ma lirë. Atje duhet t'i kenë shku edhe ato një euro. Pastaj e heqë dorën nga xhepi dhe teleportohesh direkt në realitet, në Mitin e Sizifit të Albert Kamys. Në absurdizem, aty ku duhet t'a paramendosh Sizifin e lumtur, edhe pse krejt çka ai bën është rrokullisja e gurit poshtë e përpjetë kodrës - përjetësisht. Sa i përket pyetjes retorike në fillim, në fund të fundit - siç thotë Seneca e pastaj edhe Camus - të guxosh të jetosh është trimni ma e madhe sesa të guxosh të vdesësh. P.S. Po boj hajgare se kurrë ma mirë s'o konë. Si n'Zvicër, çmimet!

Lufta nukleare

Image
A është në gjendje njeriu të ndërmarrë një hap kaq të tmerrshëm? Të vejë në përdorim ato që as në ëndrrat më të çmendura nuk bëjnë vaki - armët nukleare? Nuk është kjo hera e parë që njerëzimi dhe në përgjithësi jeta në Tokë ndjehet seriozisht e kërcënuar. Më 26 shtator 1983, për pak sa nuk kishte fillu shkrepja e këtyre armëve në mes të Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s. Sistemi i paralajmërimit anti-nuklear i forcave ajrore sovjetike kishte ndezë alarmin se në drejtim të tyre nga SHBA ishte nisur një raketë nukleare, e pasuar edhe nga së paku pesë të tjera. Një person me emrin Stanislav Petrov, lejtnant kolonel i forcave te mbrojtjes ajrore sovjetike është njëriu i cili e kishte shpëtu njerëzimin nga një llahtari e tillë. Ai kishte dyshuar se alarmi është i rremë dhe nuk kishte ndërmarrë hapin për kundërpërgjigje - dhe kështu doli, alarmi qe i rremë. A do të ketë edhe kësaj rradhe një Stanislav Petrov i cili do të shpëtojë njerëzimin?