Të lirë
A e di ti çka është liria? A e di ti çka është pavarësia? Për neve që e kemi përjetuar periudhën e aparteidit serb, e dijmë fare mirë se çfarë vlere ka liria. Mbijetuam një prej periudhave më të tmerrshme, një sistem që ishte vënë pas zhdukjes së qënies sonë si të tillë. Si arritëm t'a mbijetojmë triumfalisht këtë? Me rezistencë, sfidim të sistemit, rrebelim… Siç do të shprehej Albert Camus - mënyra e vetme për t'u ballafaquar me një botë jo të lirë është të bëhesh absolutisht aq i lirë, sa edhe vetë ekzistenca jote është një akt rrebelimi. Pikërisht kështu, aparteidin e sfidonim me vetë ekzistencën tonë, vetëm pse ekzistonim kjo ishte një akt rrebelimi, prandaj sistemi synonte zhdukjen e qënies sonë. Urime të gjithë juve që ekzistuat - vazhdoni kështu edhe më tutje. Lavdi Zotit dhe mirënjohës atyre që sakrifikuan në mënyrë që ne sot të ekzistojmë fuqishëm!