Posts

Guximi për të qenë frikacak

Image
"That man is not truly brave who is afraid either to seem or to be, when it suits him, a coward." "Nuk është trim i vërtetë ai që ka frikë të paraqitet apo të jetë, kur e lyp nevoja, frikacak." (Edgar Allan Poe) Më pëlqejnë këto thënie paradoksale, që në shikim të parë duken kontradiktore, por nuk janë. Për të kuptuar këtë thënie të Poes duhet të ndalemi pak dhe të mendojmë. Si është e mundur që njeriu të tregojë trimëri duke qenë frikacak? As unë nuk jam plotësisht i sigurt, por do të shpreh opinionin tim se si e kuptoj këtë thënie. Kjo më kujton filmin The Grey me Liam Neeson në rolin kryesor. Ky film është një nga ato që më ka lënë më së shumti përshtypje. Jo vetëm për arsyet artistike që shpërfaq, por sepse prek thellë temën e ekzistencializmit, ose më konkretisht absurdizmin. Filmi duket i thjeshtë në dukje: një grup njerëzish që punonin në Alaskë, gjatë kthimit me avion, përjetojnë rrëzimin e avionit në një pyll. Një numër i madh udhëtarësh humbin jetën, ndër...

Pse duhet me e lexu Metamorfozen e Kafkes?

Image
Për ata që nuk e kanë lexuar këtë libër, po e përmbledh me pak fjalë: një mëngjes, një njeri zgjohet dhe e sheh veten të shndërruar në një brumbull. Fillimisht i shkon në mendje puna: si të arrijë në punë me kohë, qortimi i shefit, frika se mos e humbë vendin e punës, etj. Akoma i mbetet inercioni i përditshmërisë, duke mos e kuptuar realisht fatkeqësinë që i ka ndodhur. Më pas, kur anëtarët e familjes hyjnë në dhomë dhe e shohin, ikin të tmerruar. Fillimisht ai ndjen mirëkuptim për ta; natyrisht, pamja e tij e neveritshme ishte e papërballueshme për këdo që e shihte. Kur motra e tij hynte në dhomë për t'i lënë mbeturina për ushqim (sepse tani ai ushqehej me mbeturina), ai fshihej që të mos e neveriste motrën. Kur vinin mysafirë, familja vraponte për të mbuluar dritaret dhe dyert, nga frika se mos hallku e shihte djalin e tyre si ishte bërë. Me kalimin e kohës, ai humbi durimin dhe mirëkuptimin e mëparshëm, duke filluar të kacavirrej nëpër mure, dhe nuk i interesonte më nëse të tje...

Mësimi i mbrapshtë i matematikës

Image
Dje, fëmijëve j'ua dhash një detyrë, thash: nëse jua jap 30 euro në muaj për me i shpenzu në shkollë, sa euro mundeni me i shpenzu çdo ditë në mënyrë që në fund të muajit me ju tepru 5 euro? Hajt përkthene këtë me gjuhën e matematikës. Nuk po me duhet thash rezultati, por ekuacioni. U mundun për njëfarë kohe edhe nuk mujten. Lypni në internet thash, përdorni ChatGPT çka të doni. Prap pa sukses. Pyeteni nesër arsimtaren e matematikës thash. Erdhen sot prej shkollës, edhe menjëherë, bab as arsimtarja nuk e diti. E po pikërisht këtu është problemi, matematika mësohet vetëm prej gjysmës së rruges, mësohet qysh me u zgjidhë ekuacionet që dikush tjetër i ka parashtru, por jo edhe se si me e shpreh një problem të jetës reale me gjuhën e matematikës. Problemet e aritmetikës përkthehen ma natyrshëm në matematikë, psh edhe dyqanxhiu kur blen diçka menjëherë ia shtin lapsin. Por kur vjen puna te algjebra, askush nuk din me e përkthy një problem të thjeshtë me gjuhë të matematikës. Këtu mendoj...

Debat civilizues

Image
Shqiptarët, këta që jemi, me këto fe që kemi, herë me ma shumë fe, herë me ma pak fe, herë pa fe fare - jemi këta që jemi. Kushdo që pretendon se ia do të mirën këtyre njerëzve, fillimisht duhet t'i pranojë ashtu siç janë. Është pothuajse e pamundur që me ia dashtë të mirën dikujt edhe në të njëjtën kohë me e gjyku, me e sha, mos me e respektu atë. Nëse shikohet me kujdes, raportet tona përgjatë historisë kanë qenë poashtu jo të njëtrajtshme, herë kundër Romës, herë me Romën, herë kundër Perandorisë Osmane, herë me Perandorinë Osmane, herë ma shumë e herë ma pak, e kështu me radhë. Unë e di një fakt për shembull, akoma pa ardhë Perandoria Osmane në trevat shqiptare (arbënore), Karl Topia në betejën e Savrës në vitin 1385 krijon aleancë me sulltanin dhe mbështetet nga ana e tij me 20 mijë trupa osmane në luftë kundër Gjon Balshajt. Me një fjalë, që prej fillimit si duket kemi qenë edhe me Perandorinë Osmane edhe kundër saj, apo herë me e herë kundër. Siç kemi qenë pastaj herë me fas...

Në arealin e vitcave

Image
Vitc është aftësia për me ditë me shprehë diçka kreative, të mençme, shkurt, shpejtë, dhe shpesh me një dozë humori. Vitcat kur janë me vend, në situata të sikletshme, emocionale, etj. zakonisht janë të mirëseardhun, sepse e relaksojnë muhabetin. Siç thotë Niçe - vitci është epitaf i emocionit. Figurat politike te ne shpesh e testojnë vetën në vitca, rrallëherë kanë deri diku sukses, por shpeshherë dështojnë tmerrësisht. Arsyeja pse dështojnë është se iu mungon kreativiteti, mprehtësia inteligjente, apo humori. P.sh. fillojnë e recitojnë tekste të këngëve bajate që nuk e arrijnë dot nivelin e vitcit. Churchilli thuhet se ka qenë i mirë në vitca. Ja një që thuhet se ka ndodhë në mes tij dhe Lady Astor - anëtare e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në atë vakt: Lady Astor: "Winston, me pasë qenë burri jem, pa ta qitë helmin në çaj s’e kisha lanë" Churchilli: "Nancy, me pasë qenë gruja jem, edhe unë pa e pi s'e kisha lanë”

Snobizmi

Image
(për këtë shkrim jam frymëzuar nga një video online e një gazetari kosovar dhe nga qëndrimet e autorit britanik/zviceran Alain de Botton) Hyrje Snobizmi, një term shpesh i përdorur në mënyrë pezhorative, përshkruan sjelljen e individëve që nënvlerësojnë të tjerët që i perceptojnë si inferiorë. Tradicionalisht i lidhur me klasën shoqërore dhe prestigjin, snobizmi ka evoluar për të reflektuar vlerat moderne të shoqërisë, veçanërisht në mënyrën se si njerëzit gjykohen nga suksesi i tyre financiar. Le të shohim rrënjët historike të snobizmit në shoqërinë e Kosovës, transformimin e tij me kalimin e kohës dhe manifestimin e tij të sotëm. Konteksti Historik Në shoqërinë tradicionale kosovare, snobizmi ishte ngushtësisht i lidhur me prejardhjen familjare dhe pozitën shoqërore. Familjet e mëdha dhe fiset, agallarë e beglerë, kishin një rol të rëndësishëm në strukturën shoqërore, dhe respekti shpesh ishte i lidhur me trashëgiminë dhe kontributin e tyre historik në komunitet. Kjo formë snobizmi b...

Dieta e fotosintezës

Image
E këqyrshim një natë një dokumentar në Netflix në lidhje me ushqimin apo të ushqyerit.  Menjëherë, krejt llojet e mishrave i paraqitën si të dëmshëm edhe që nuk bon me i konsumu kurrësesi, plus edhe arsyeja e ngrohjes globale nga kafshët, etj-etj. Bylmeti? - asesi! Çka me hangër? Hajde ishalla po thonë që bon peshk! Në epizodin e radhës filluan me tregu se si peshku është edhe ma i rrezikshëm sesa tjerat. Ku hinen ku dolen; kontaminimi me merkur, përhapje të infeksioneve bakteriale, virale... Le se s'po bojka as peshku. Bimët? Ma mirë s'po rrezikoj me vazhdu me këqyr çka thonë për bimët. Po e nali thash me kaq, se deri kah epizodi i fundit është rrezik që as frymë nuk kemi me guxu me marrë se ajri i dëmshëm për shëndet. Ta shpifin me këtë punën e dietës. Flasin thuajse trupi i njeriut energjinë e merr me fotosintezë, direkt prej Diellit - e jo me ushqim. Rras more se kurrkush prej kësaj dynjaje s'ka dalë i gjallë.

Hija

Image
Nëse e urren një person, ti urren diçka tek ai që është pjesë e vetës tënde. Çka nuk është pjesë e vetës sonë nuk na shqetëson. (Hermann Hesse) Kjo thënie e Hermann Hesses mbështetet edhe nga Carl Jung që thotë: gjithçka që na irriton neve rreth të tjerëve na çon drejt një të kuptuari për vetëveten. Jungu e spjegon këtë përmes konceptit psikologjik që ai e quan “hija”. Ky koncept mua më ka bërë shumë shpesh të reflektoj mbi sjelljet qoftë personale apo të të tjerëve. Sipas këtij koncepti, secili njeri, përveç personalitetit publik përmes të cilit me vetëdije shfaqet para publikut, e ka edhe një pjesë të personalitet të pavetëdijshëm, aty bëjnë pjesë të gjitha ndjenjat që ne i ndrydhim, i mohojmë, apo i fshehim nga vetëvetja - pra, këtë pjesë të personalitetit Jungu e quan hije. Në këtë hije të personalitetit mund të zënë vend aspekte negative si zemërimi, agresiviteti, egoizmi, por mund të jenë edhe aspekte tjera pozitive, por të cilat hasim në vështirësi me i shpreh, nuk jemi të vetëd...

Të vërtetat

Image
Do të përpiqem me u fokusu në atë se si njerëzit i marrin për të vërteta ato që i marrin, përmes të cilave e shohin botën që i rrethon. Në përgjithësi njerëzit i marrin të vërtetat nga tri perspektiva. Munden me qenë ma shumë apo më pak kategori por mua po me duhen tri, sepse në secilin variant kategorizimi është vetëm konceptual. Të vërtetat objektive - shkenca me tërë aparatin e saj është në funksion të etablimit të këtyre të vërtetave. Të vërteta që janë të vërteta në vetvete, pavarësisht besimeve apo bindjeve individuale. Mund të besosh gjithë diten se toka është e sheshtë, por kjo nuk e bën atë të sheshtë - kjo pra është një e vërtetë objektive. Të vërtetat personale - në këtë kategori hyjnë ato që njerëzit pavarësisht gjithçkaje i mbajnë për të vërteta personale, siç mund të jenë besimet dhe bindjet e ndryshme. Diçka që është e vërtetë për njërin mund të mos jetë për tjetrin. Të vërtetat politike - këtu hyjnë narracionet dhe propaganda. Nëse një narracion i caktuar përsëritet-e-p...

Një memorje rreth librave

Image
Nuk me kujtohet sakt në cilin vit kam qenë në gjimnaz, ndoshta viti i dytë apo i tretë, s'është me rëndësi. Por, atë vit për lëndën e Biologjisë nuk pata ble fare libër. Nuk gjindej libri lehtë edhe prej neglizhencës time, shkoi gjysëm vjetori unë pa libër. Mirëpo, e kam pasë një profesor të Biologjisë i cili ka qenë i jashtëzakonshëm - Zhuk Shala - profesor i biologjisë në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë. Mënyra si shpjegonte ai, pasioni, interaksioni, bënte që ora e biologjisë të ishte fun, ishte një lloj zbavitje. Profesori e mbante orën më shumë si bashkëbisedim me nxënësit, ku ne jepshim opinionet tona, herë të qëlluara herë jo, por ora shkonte sa hap e mbyll sytë. Nejse, tani vinte puna që duhej të vlerësoheshim. Atë gjysëm vjetor unë pa libër pa gja, vetëm përmes dëgjimit e mora një 3-sh. Kur na i mbylli notat në fund të gjysëm vjetorit - na thirrte me emër secilin (siç ishte zakoni atëherë), na shikonte edhe e vendoste notën përfundimtare. Kur erdhi radha te unë e pa n...

Pabarazia, kapitali social dhe dhuna

Image
Kohëve të fundit po shohim më shumë vrasje, rrahje, kriminalitet, dhunë. Kur flitet nëpër kafe e ndeja, apo edhe në komunikime në rrjete sociale, zakonisht njerëzit thonë se - varfëria, kriza ekonomike - po i shtyn njerëzit drejt dhunës. Inflacioni, ngritja e cmimeve, të ardhurat e vogla, kjo po i bon njerëzit ma agresivë, e si pasojë edhe më të dhunshëm. Unë nuk jam studiues i sjelljeve njerëzore a sociale - të më ndjejnë ata që i dijnë më mirë këto punë, e që ndoshta po përzihem në punët e tyre. Por, në këtë rast do ti referohem disave që i kanë hulumtuar më thellë këto qështje, e ndoshta secili prej neve pastaj reflekton mbi arsyeshmërinë e tyre. Robert Sapolsky e ka një libër me titull Behave, në të cilën sjellë fakte që dëshmojnë se - nuk është rritja e varfërisë indikator për rritjen e shkallës së dhunës në një shoqëri, por është rritja e pabarazisë. Kur ka rritje të pabarazisë në një shoqëri, pritet me pasë edhe rritje të shkallës së dhunës. Por, çka është pabarazia? Sapolsky në...

Efekti i aurës

Image
Shkenca që studion sjelljet njerëzore ka konstatuar një prej animeve kognitive (ang. cognitive biases) që ka njeriu, e që quhet 'efekti i aurës' (ang. halo effect). Çka është efekti i aurës apo aureolës? Kur e vlerëson dikë vetëm në bazë të një cilësie pozitive që e ka, duke i injoruar njëqind të tjera negative që mund t'i ketë. Ajo cilësi e tij është aq jashtëzakonisht e madhe në sytë e tu, sa je në gjendje që t'i justifikosh kushedisa skandale që mund t'i bëjë - të gjitha të tjerat të duken të vogla dhe të arsyeshme. Ky efekt vehet në spikame kryesisht tek tifozi apo militanti në gjendje deliriumi. Militanti apo tifozi do të arsyetojë veprimet e atij që e adhuron, deri te portat e Valhallasë së tij. Kjo besoj se ka lidhje edhe me thënien e Mark Twainit që thotë - ma kollaj asht me e mashtrue dikand, sesa me e bindë se ka qenë i mashtruem. Prandaj edhe jemi dëshmitarë të arsyetimeve pafund të krejt skandaleve çfarëdo qofshin ato. Në sytë militant nën efektin halo, ...

Inteligjenca artificiale - gjuha dhe propaganda

Image
Deri tash njeriu dhe teknologjia nuk është se janë kuptuar shumë mirë në mes veti. Ndërveprimi i njeriut me teknologjinë është realizuar kryesisht përmes prekjeve - klikimeve, shtypjes së tasteve, prekjes në ekrane, e kështu me radhë. Per m'e zhvillu një interaksion më të ndërlikuar me makina është dashur të mësohen gjuhët e makinave - gjuhët programuese - të cilat janë komplekse dhe i kanë limitet e veta. Me një fjalë, njeriu dhe makina kanë përdorur gjuhë shumë të ndryshme prej njëra-tjetrës. Tani si duket ky hendek i komunikimit të ndërsjellë njeri-makinë ka filluar të ngushtohet. Me avancimin e modeleve gjuhësore të inteligjencës artificiale, makina secilën herë e më shumë po arrin t'a kuptojë gjuhën natyrore njerëzore. E çfarë rëndësie ka gjuha për njeriun? Përmes gjuhës njeriu përpiqet m'e shpreh atë që e mendon. Nëse do ta reduktonim në terma teknik, gjuha është një lloj kodi përmes të cilit kodifikohet mendimi. E nëse e marrim për bazë dimensionin filozofik të Dekar...

Gjuha në relacionin Kosovë-Shqipëri

Image
Edhe pse Betmeni e dha shuplakën apo pëllëmbën e tij, prap po më duhet me shtu edhe diçka në lidhje me gjuhën në relacionin Kosovë-Shqipëri. Krejt ky reagim në lidhje me vendosjen e titrave të filmit kosovar që qenka shfaqë në kanalin televiziv të Tiranës, mendoj se përpos tjerash e shpalosë edhe njëfarë arrogance të kosovarëve. Pse thua ti?  Arsyeja pse ata nuk e njohin dhe nuk e flasin dialektin tonë, ashtu siç përpiqemi me e njoftë dhe me e fole ne dialektin e tyre - përpos standardit gjuhësor të 72-es - besoj se qëndron edhe në faktin se ne shkojmë atje tek ata. Nuk vijnë ata tek ne. E kur ti shkon në një vend nuk ka kuptim, apo është arrogante të kërkosh që ata të t'përshtaten ty. Por, ti i përshtatesh atyre. Kjo është sikur të shkosh në Gjermani dhe të t'ngelet hatri pse gjermanët nuk po flasin shqip por po duhet me e mësu gjuhën e tyre. Pse shkojmë ne në Shqipëri e pse ata nuk vijnë tek ne, kjo është pyetja. Sikur të kishin më shumë arsye që të vijnë tek ne, sigurisht se...

Vetun

Image
Vetun  (Alone nga Edgar Allan Poe - përkthyer nga unë) Nga ora e f'minis nuk jam kan' Siç ishin tjer't - nuk kam pa  Siç panë tjer't - nuk mund i solla Pasionet nga rrjedha e përbashk't- Nga i njajti burim nuk e mora Dhimbjen - nuk e zgjova G'zimin e zemrës me t'njajtin kumbim E krejt çka dashta - i dashta vetun - Pastaj - n'f'minin tem - në agim Ma e stuhishmja jetë - zuni fill  Nga çdo thellësi e s'mirës e t'ligës  Mister që ende m'mbërthen- Nga përroi, a burimi- Nga shkamb i kuqërremtë i malit- Nga dielli që m'u soll rrotull Me ngjyrën e tij të vjeshtës t'arit- Nga vet'tima në qiell Që fluturim m'kaloi përmbi- Nga bubullima, e stuhia- E nga reja që formë mori (Kur blu ish çka mbet prej Qielli) N'pamjen tem e nji demoni-

Inteligjenca artificiale - frika nga e panjohura

Image
Çdoherë diskutimi rreth inteligjencës artificiale përcillet me njëfarë ndjenje në mes të eksitimit dhe frikës - që studiuesit e mendjes njerëzore ndoshta do të mund t'a shpjegonin duke e ndërlidhë me pjesën reptiliane të trurit - amigdala-n. Qendra në tru ku supozohet se qëndrojnë frikërat. Pse frikë? Nga e panjohura. E panjohura kryesore jemi vetë ne. Që i bie se para së gjithash, frika nga IA ndoshta në radhë të parë është frikë nga vetë-vetja. Apo koncepti i 'hijes' sipas Carl Jung-ut - një gjë që e urrejmë tek tjetri ka mundësi që pikërisht atë e kemi vetë por nuk e pranojmë. Ndoshta, vetë do të bënim veprime të tmerrshme po të kishim mundësinë të cilën frikësohemi se mos do t'a ketë inteligjenca artificiale. Është thënë se për funksionimin e trurit shkenca di vetëm 10%. Kaq pak dijmë për makinën biologjike që e udhëheqë jetën tonë, e që përbëhet prej më shumë se njëqind miliardë neuroneve, të lidhura në mes vete në nyje që në gjuhën e mjeksisë u thonë - sinapsa. Dm...

KUADËR - Kastriot Gashi - Inxhinier i souftverëve - Pasioni i leximit dhe shkrimit

Image
 

Të lirë

Image
A e di ti çka është liria? A e di ti çka është pavarësia? Për neve që e kemi përjetuar periudhën e aparteidit serb, e dijmë fare mirë se çfarë vlere ka liria. Mbijetuam një prej periudhave më të tmerrshme, një sistem që ishte vënë pas zhdukjes së qënies sonë si të tillë.  Si arritëm t'a mbijetojmë triumfalisht këtë? Me rezistencë, sfidim të sistemit, rrebelim… Siç do të shprehej Albert Camus - mënyra e vetme për t'u ballafaquar me një botë jo të lirë është të bëhesh absolutisht aq i lirë, sa edhe vetë ekzistenca jote është një akt rrebelimi.  Pikërisht kështu, aparteidin e sfidonim me vetë ekzistencën tonë, vetëm pse ekzistonim kjo ishte një akt rrebelimi, prandaj sistemi synonte zhdukjen e qënies sonë. Urime të gjithë juve që ekzistuat - vazhdoni kështu edhe më tutje. Lavdi Zotit dhe mirënjohës atyre që sakrifikuan në mënyrë që ne sot të ekzistojmë fuqishëm!

Ankesa për gjithçka

Image
Ankesa është ba si një lloj sporti nacional ku secili prej nesh, kush më shumë e kush më pak, mirremi me të. Ankohemi për politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi, shoqëri, kulturë, teknologji…gjithçka. Pse? Ankesa ndonjëherë më ngjan në një lloj narkotiku, droge a alkoholi, që ofron njëfarë setisfaksioni momental për atë që ankohet. Kur ankohet njeriu ndjehet sikur shlirohet, shfryhet. Por, sikurse tek drogënat që ofrojnë njëfarë shlirimi momental edhe ankesa duhet t'i ketë pasojat e mëpastajme. Ankesa gati kurrë nuk funksionon në arritjen e një qëllimi. Çka arrin njeriu me ankesë? E shpërfaq vetën si një person të dobët, të dorëzuar. Ankesa është moral i skllavit. Zotnia kurrë nuk ankohet, skllavi po. Prandaj, njeriu që ankohet vazhdimisht është i bezdisshëm, reflekton negativitet, pezm, pesimizëm, është person toksik - shumë e vështirë është për veshin që e dëgjon. Pse ankesa është absurde? Vdekja është normë, jeta është përjashtim. Për me jetu njeriut i duhet me luftue. Ndërsa anke...

Çka s'lexova këtë vit?

Image
Nuk lexova shumë libra, për shkak të angazhimeve tjera. Ato që arrita disi me i lexu janë këto të listume këtu. The better angels of our nature (Steven Pinker) - diçka në lidhje me natyrën paqësore të qënieve njerëzore. Autori argumenton se përkundër faktit se vazhdimisht dëgjojmë për akte të dhunës nëpër botë, megjithatë nëse vështrojmë përgjatë historisë del se tani jetojmë në periudhën më paqësore ndonjëherë. Dhe ka shpresë se e ardhmja të jetë edhe më shumë në pajtim me paqen. Dy librat e Sabatos, Rezistenca - që ka të bëjë me cënimin e natyrës njerëzore dhe raporteve sociale shkaku i avancimit të teknologjisë. Heterodoksia - këtu Sabato më shumë i shpalosë një sërë qëndrimesh personale në lidhje me shumë qështje kryesisht të natyrës filozofike. Thotë, nuk ka mundësi me u kundërshtu filozofia përveç se me filozofi, por të keqe. Kjo thënie e tij në këtë libër më ka lënë përshtypje. Edhe Sabato realisht është me origjinë shqiptare, këtu vetë ai tregon, përndryshe do të kisha mendu se...

Kështu fliste Zaratustra për Diellin

Image
Ti yll i madh! Çka kishte me kenë kënaqësia jote po të mos ishin ata për t'cilët shëndrit? Për dhjetë vjet rresht u ngjite këtu naltë te shpella jem: do të ishe lodhë së ndriçuemi dhe tue ba këtë udhë pa mue, pa shqipen teme e pa gjarpënin tem. Por na t'pritëm ty çdo mëngjes, e morrëm tepricën tande dhe te bekuem për ta. Vini re! Jam i këputun nga urtësia, sikur bleta e cila ka mbledhë shumë mjaltë, me duhen një palë duar që mbërrijnë larg. Dua të dhuroj e shpërndaj derisa i urti nga mesi i njerëzve edhe njiherë t'a ketë shiju marrëzinë e tij, e i vorfni edhe njiherë pasuninë e tij. Për këtë patjetër duhet me u zhytë n'thellësi, siç ban ti mbramjeve kur shkon mbrapa detit e u sjellë dritë edhe atyne të nëntokës, ti o yll i mbi-pasun. Si ti, edhe unë le të shkoj poshtë siç thonë qeniet njerëzore, prej të cilëve dua ta kam vetëm prejardhjen. Më beko mua tani, ti sy i qetë që e shikon edhe gëzimin ma t'madh e nuk i merr lakmi. Bekoje këtë kupë që rrjedhë, ashtu që uji ...

E vërteta

Image
E vërteta është e vërtetë edhe nëse askush nuk beson në të, ndërsa e pavërteta është e pavërtetë edhe nëse të gjithë besojnë në të. Këtë thënie e hasim rëndom nëpër disa faqe të rrjeteve sociale të cilat postojnë - thënie të mençura. Por, edhe pse kjo thënie tingëllon mençur dhe shumë njerëz e përdorin për t'ia dhënë një mbështetje përforcuese opinioneve të tyre të cilat i besojnë për të vërteta, megjithatë jo për të gjitha të vërtetat thënia qëndron.  Kjo për faktin se të vërtetat nuk janë të gjitha të njëjta. Thënia e lartë-shënuar mund të vlejë për disa të vërteta që janë objektive, ato që janë të vërteta në vetëveten e tyre, edhe sikur të mos ekzistonte asnjeri që t'i perceptojë, t'i kuptojë apo t'i besojë. Edhepse në rrafshin filozofik ka debate në lidhje me atë se a ka të vërteta vërtetë objektive apo jo - nuk po hyj andej. Me të vërteta objektive e kam fjalën për të vërtetat që i studjon shkenca. P.sh. Toka rrotullohet rreth Diellit, edhe nëse të gjithë njerëzit ...

Fantazma e komunizmit në prag të Halloweenit

Image
Edhe pse unë nuk përcjelli shumë atë që shfaqet në TV, po shoh se andej paskan fillu me shfaqë horror komunist nëpër intervista e emisione. Lenini ka qenë gjenial. Stalini hala ma i mirë. Enver Hoxha extra i mirë. Për çka janë të mirë këta? Kushdo që i ka dy fije mend, e di që Lenini është përgjegjës për ekzekutimin e mbi 100 mijë njerëzve gjatë asaj që në histori njihet si Terrori i Kuq. Stalini duke qenë hala më i mirë, ka vrarë hiç më pak se mbi 20 milion njerëz. Për Enver Hoxhën, flisni me dikë prej vëllezërve nga Shqipëria që i kanë mbijetuar regjimit të tij. Gjatë luftës së Millosheviqit në Kosovë, neve na ngushëllonin duke na thënë - asgjë nuk po vuani ju sot çka kemi kaluar ne gjatë periudhës së komunizmit të Enverit. Vrasjet, internimet, kooperativat, mjerimi… të ligat pa fund. Hija e gogolit komunist në prag të Halloweenit, që pandeh të na diktoj se si duhet të jetojmë, si të flasim, si të vishemi, si të besojmë, si të mendojmë.

Dreqen n'shitje

Image
E pata dëgju një anekdotë prej njerëzve që kanë ndejt nëpër oda, në lidhje me njanin që kish pasë dalë në pazar me shitë dreqen. E mbushi një thes me dreqen edhe doli në pazar. Po avytet një blerës - zgjedhma një t'mirë! - tha. - Çka ke me zgjedh? - iu përgjigj shitësi - Dreq n'fund, dreq n'mes, dreq n'krye të thesit. Merre cilin të duash.

The Raven - Korbi

Image
Edgar Allan Poe dhe një prej poezive më të mira e më të njohura të tij, që edhe mua më pëlqen më së shumti - The Raven. Thuhet se kjo poezi ka inspiru shumë vepra tjera arti si në letërsi ashtu edhe në kinematografi. Më poshtë është përkthimi i Fan Nolit - megjithëse përkthim i mirë, më duket se e zbeh mjaft fuqinë artistike që e përmban origjinali. Korbi – Edgar Allan Poe Përkthyer nga Fan Noli Një mes-natë të bezdisur Tek këndonja i zalisur Disa pralla dhe magjira Të një shkence te harruar, Tek dremitnja i kapitur Befas vjen një e trokitur, Me ngadalë e goditur Përmi derë t’ odës sime. “Dikush është, thashë, jashtë Që troket mi derën time – Vetëm kjo, dhe asgjë më. Ah, e mbanj nër ment fort mirë, Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirë, Dhe n’ oxhakun shkrump të nxirë Urët shuheshin në hi. Desha të gëdhihej dita, Se më kot nga librat prita Të më ngushëllonte drita Për të lumurën Lenore, Vajz’ e rrallë dhe rezore, Q’ i thon Engjëjtë Lenorë, Përmi dhe pa emër më. Era frynte që përjashta, Rrihte ...

T'i thërrasësh ndërgjegjës

Image
Një prej tentimeve par excellence për manipulime emocionale apo keqpërdorim i moralit të një pale ndaj një pale tjetër, apo të një individi ndaj një individi tjetër, është kur i thua që "t'i thërrasë ndërgjegjes". Nga situata e fundit me krizën në arsim të shkaktuar nga greva e sindikatës së mësimdhënësve. Këtu kemi tri kategori kryesore që janë të përfshira direkt në këtë krizë: qeveria, sindikata (përkatësisht mësimdhënësit) dhe nxënësit (përkatësisht prindërit). Të shohim se si përdoret "ndërgjegjja" nga secila palë për të manipuluar emocionalisht, apo për të përdorur sentimentin moral kunder palës tjetër. Këshilli i prindërve të Kosovës deri tani pothuajse ka ndërmarrë pak apo aspak hapa për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. E shumta që ka bërë ky këshill është thirrja për qetësi dhe rekomandimi që mësuesit "t'i thërrasin ndërgjegjes". Mësimdhënësit vazhdimisht thirren në kontributin dhe sakrificat e tyre të periudhës së paraluftës, kur kanë p...

Sanksionet ndaj Rusisë

Image
Arsyeja pse sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk pritet me dhënë shumë rezultat. Edhe nga letërsia e tyre (Dostojevski, Tolstoj, etj) e kuptojmë me çfarë karakteri kemi të bëjmë. Sepse siç e thotë autori amerikan Ralph Emerson - "...mendimi i tyre për botën është gjithashtu një rrëfim i karakterit të tyre." Për dikë që thotë se kemi probleme tjera lokale dhe neve nuk na intereson, kriza e luftës në Ukrainë domosdoshmërisht po na prekë dhe do të na prekë edhe në të ardhmen. Dyfishimi i faturës së energjisë si duket do të jetë pasoja e radhës. Në vazhdim në formë humori ilustrohen dallimet ndërmjet letërsisë angleze, gjermane dhe ruse. - Novela angleze: hajde t'shkojmë në festë me e gjetë ndonjë grue. - Novela gjermane: hajde t'shkojmë në ndonjë vend të shkretë me e gjetë vetëveten. - Novela ruse: hajde t'shkojmë në thellësitë e dëshpërimit që t'a kuptojmë se ka nivele hala më të thella të dëshpërimit që s'i kemi dijtë, e t'shkojmë qatje.

Ndërgjegja artificiale

Image
Konshenca zakonisht në gjuhën shqipe përkthehet si ndërgjegja apo vetëdija, është fjala për atë që na dallon neve si qënie njerëzore prej shumë gjallesave tjera. Ajo ndjenja e brendshme që na drejton drejt asaj që është e drejtë apo e gabueshme në relacionin e sjelljes. Ndërgjegjja apo vetëdija na bën me dijtë me e dallu vetën prej të tjerëve. Para pak kohe, me deklaratat e tij një ish punëtor i Google tronditi botën duke thënë se inteligjenca artificiale e ka mberri nivelin e ndërgjegjes. Futuristi dhe teoricienti i njohur i astrofizikës Michio Kaku në lidhje me inteligjencën artificiale thotë se aktualisht është në nivel sa të një brumbulli, pastaj me zhvillimin e saj pas një kohe mund të arrijë në nivel të një miu, pastaj të një qeni, e dikur kah fundi i shekullit nëse vazhdon ky trend i zhvillimit të saj mbërrin në nivel të majmunit. Në këtë moment inteligjenca artificiale mundet me qenë potencialisht e rrezikshme, dhe duhet të sigurohemi qe t'ia vendosim një ndërprerës që ta h...

Odat e debatit

Image
Pothuajse nuk të zë syri dhe veshi diçka tjetër në tërë produktin mediatik tek ne, përveç atyre që po quhen 'debate'. A thua pse? Kah na erdhi kjo? Mendoj se duhet të jetë një prirje ndoshta edhe me bazë antropologjike, që kjo shoqëri e ka, e që media e ka identifikuar dhe e përdor për interesa të saja komerciale. Pra, popullit me gjasë i pëlqen me dëgju bull-shit maratonik secilën ditë e natë, aty e gjenë prehjen shpirtërore ai.  Edhe kuvendi nuk është se e lë mangut këtë zhanër të zbavitjes mbarë popullore. Dalin politikanët ia japin një rend në foltore, në mënyrë që jehona e atyre fjalëve të përcillet pastaj me ditë të tëra. - A e ndive çka i tha? - Ah, po mirë ia bani! Oda pra! Me shekuj oda e ka kultivuar këtë formë komunikimi. Tash odën e kanë sjellë në TV, kuvend, kudo. Këso evolucioni kulturor (e kushedi ndoshta edhe biologjik) kemi zhvilluar me shekuj, na e lypë truni reptilian këtë formë komunikimi. - Ti edhe me ia qëllu, nuk t'njehet - i kishte pasë thënë një pro...

BESS-a

Image
Sipas legjendës, dikur moti, tek ne ekzistonte diçka që quhej besa. Besa, besë, besën t'a kam dhënë… Besoj se të gjithë e dijmë në teori se çka është besa, edhepse në teori nuk ka dallim në mes të teorisë dhe praktikës, e në praktikë, ka. Unë kësaj radhe e kam fjalën për një besë tjetër - BESS, akronim për Battery Energy Storage System apo "sistemi për ruajtjen e energjisë në bateri". Më kujtohet njëherë një dialog për energjinë me një profesor i cili ka qenë edhe në pozita të institucioneve në qeveritë e kaluara, i cili kishte udhëtuar, kishte parë e dëgjuar, nuk do mend se hiqej mjaft i zgjuar. Unë, si e zeza e vetës që jam, me intereson të dijë çdo gjë, për shembull lexoja në atë kohë për avancimin e baterive dhe hulumtimet që bëheshin në këtë fushë, me idenë për përdorim të baterive me kapacitete të mëdha për ruajtje të energjisë. Kur unë e përmenda këtë, profesori u soll disi si me njëfarë ironie, demek çfarë baterie, energjia ruhet përmes levizjes së ujit poshtë-për...