Posts

Viti i mbrapshtë

Image
A do ta azhurojë romanin e tij me këtë titull Ismail Kadare, në atë mënyrë që të përfshijë këtë vit në të? Natyrisht, jo! Princ Wiedi, Haxhi Qamili, Dum Baben - e këso gjëra "na duhen" edhe më tutje 🙂 Për shumëkënd, ky vit që po shkon po cilësohet si më i mbrapshti. Me të gjitha këto sfida dhe vështirësi që solli pandemia, viti paraprak për dikë mund të ketë qenë më i vështirë sesa ky. Vështirësia apo lehtësia janë subjektive. Më i mbrapshti, mbase edhe për shkak të egocentrizmit dhe pandjeshmërisë, që janë të pranishme. Vetëm atëherë kur na godet personalisht neve apo rrethin e ngushtë, atëherë fatkeqësinë e cilësojmë fatkeqesi dhe vitin - vit të mbrapshtë, ndërsa kur i godet të tjerët jemi indiferentë! Indiferenca tregon për mungesë të dashamirësisë. Siç thonë Elie Wiesel - e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja por indiferenca. Megjithatë, pandemia pati edhe një rol barazues në mes njerëzve. Sikurse vdekja! Kësaj radhe, në raport me pandeminë gati të gjithë, në njëfarë...

Kroacia

Image
Fatkeqësisht këto ditë ka pasë tërmet në Kroaci, i cili ka shkaktu dëme materiale dhe në njerëz. Natyrisht që solidarizohemi me viktimat dhe popullin mik kroat. Kur njëri prej personaliteteve të shquara të jetës politike të Kosovës kishte kërkuar që të dërgoheshin ushtria e Kosovës në Kroaci, mu kujtua një përvojë personale që e kam unë atje. Para rreth dhjetë vjetësh pata shkuar në Zagreb në një seminar dy ditor. Aplikova për vizë në ambasadën e Kroacisë edhe kërkova një afat më të gjatë për vizë, sepse thosha kumeditë si vjen puna. Mirëpo, vizën ma lëshuan vetëm për dy ditë për aq sa zgjaste seminari - as një sekond më shumë. Poslovnji posjet - vizitë pune Kah shkova pata vështirësi p.sh. më humbi çanta në aeroportin e Prishtinës, etj. Por, nuk po du me u zgjatë më shumë se mos po bëhet najkah skenar për film 😊 Kah kthehsha prej Zagrebit, ishte Janari i vitit 2010 nëse nuk gaboj. Aeroplani, kur u afrua afër qiellit të Prishtinës, piloti njoftoi se nuk po mund të aterojë për shkak të...

Vaksina

Image
Vaksinën e parë e ka zbulu anglezi Edward Jenner qysh në vitin 1796. Para se t'a zbulojë ai vetë ka qenë i "vaksinuar" sa ishte fëmijë. Qysh? Çka jam t'u thanë kështu? Me u vaksinu hala pa u zbulu vaksina! Pak si në këtë filmin Tenet… Lady Mary Wortley Montagu, gruaja e ambasadorit anglez në Stamboll, në disa letra të shkruara në vitin 1718 i përshkruan takimet shoqërore që zhvilloheshin ndërmjet grave osmane. Në mes tjerash, tregon se si i merrnin edhe i bënin bashkë fëmijët e tyre edhe ju bënin nga një gërvishtje në krah me njëfarë mjeti të mprehtë që kishte prekur në qelbin e plagëve të personave të infektuar me variolë-lijë. Pas kësaj procedure të njohur si "variolim", fëmiu merrte një formë të lehtë të smundjes dhe pastaj bëhej imun ndaj saj. Zonja Mary edhe vetë ishte e mbijetuar nga kjo smundje e tmerrshme që i kishte lënë pasoja permanente. I kishte varioluar fëmijët e saj në Stamboll, pastaj i kishte bindur fillimisht familjen mbretërore pastaj edhe...

Solstici dimëror, dita më e shkurtër e vitit

Image
Shpeshherë kemi dëgjuar se në dimër ditët janë më të shkurtëra dhe netët më të gjata. Por, kjo nuk është krejt e vërtetë! A është sot dita e parë e dimrit? Po! A është dita më e shkurtër e vitit? Po! Dmth prej nesër secila ditë është më e gjatë se tjetra, po i bie se ditët në dimër shkojnë duke u zgjatur 🙂 Në kulturat e mëhershme, në hemisferën veriore të Tokës, kjo periudhë simbolizonte një lloj rringjalljeje. Zgjatja e ditës mbjellte shpresë për ngrohtësi, dritë, e jetë. Prandaj, nga persianët, romakët e deri te fiset nordike kjo periudhë shenohej me festivale të ndryshme. Puna dhe gjallëria zhvillohej në tri stinët tjera, ndërsa dimri ishte pushim. E kur ka pushim ka festa. Romakët e kishin festivalin Saturnalia - festë që zgjaste me javë. Meqë ishin paganë, kjo festë i dedikohej Saturnit - perëndisë së të mbjellave. Sa i perket Saturnit, po flitet nëpër forumet e astronomisë se pikerisht këto ditë, planetet Saturni dhe Jupiteri janë të radhitura në atë mënyrë që nga Toka duken se ...

Ecja pas zërit të librave

Image
 Kam fillu me dalë me ecë që nja dy muaj, gati çdo ditë. Për njëfarë kohe nuk kisha mundësi me i kushtu mjaft rëndësi shnetes, e tash po bëj përpjekje me qëndru fizikisht aktiv së paku duke ecë. Mirëpo, veç me ecë nëpër rrugët e Prishtinës, apo parqe, fikall vetë për rreth një orë, nuk po është edhe aq çështje triviale, jo vështirë në aspektin fizik sa po është e mërzitshme. Në përpjekje që me kalu apo shfrytëzu kohën sa më mirë gjatë kësaj ecjeje, fillova me dëgju audiobooks. Dmth për rreth dy muaj i dëgjova gjashtë libra - të shtatën jam duke e përfundu. Madje, tash më shumë po dal për me dëgju libra sesa me ecë. Dikush me tha (nuk po du me e cekë kush - për arsye politike :P) - Çka ia pe hajrin këtyne librave që po i lexon e po i dëgjon? I nxënë ngushtë prej pyetjes thash - këto që po i dëgjoj, po jua shoh hajrin sepse po eci! - U përpoqa me u nxjerrë diqysh.

Përmendoret e Ishullit të Pashkëve

Image
Sa herë që ngrihen përmendore në Kosovë nuk mund të mos më shkojë ndër mend Ishulli i Pashkëve. Ishulli i Pashkëve është një ishull vullkanik diku në juglindje të Oqeanit Paqësor. Eksploruesi holandez Jacob Roggeveen ka lundruar andej pari diku rreth viteve 1700, në atë periudhë rastisë të jenë edhe Pashkët; prandaj edhe ishulli është i njohur ashtu mëpastaj. Kur kishte zbarkuar ne ishull Roggeveen, ishte mahnitur me atë qe pa. Statuja gjigante dhe të shumta që qëndronin e nuk kishte njeri të gjallë në ishull. Natyrisht, kurreshtja se kush i ka sjellë ato statuja aty kishte nxitur pastaj programe të shumta hulumtuese. Thuhet se aty janë gjetë gjurmë arkeologjike që dëshmojnë se përpara kanë jetuar njerëz nga viti 1200-1400, për rreth dy shekuj – të cilët edhe i kane ndërtuar ato statuja. Meqë paska pasë njerëz, pse tash më nuk ka? Çka ka ndodhur me ta? Sipas hulumtimeve, fillimisht banorët e ishullit i kishin pre të gjithë drunjtë, e kishin shkatërru natyrën e ekosistemin, dhe në fund...

Urbanizmi rural

Image
Unë jam rritë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, te fontana - afër soliterave, ata që e njohin Prishtinën e dijnë këtë vend. Ajo pjesë është cilësuar si një prej zonave më të mira në aspektin e planifikimit hapësinor e urbanizmit, jo vetëm në Kosovë por edhe në nivel të Jugosllavisë. Është ndërtuar për së mbari, sigurisht nën drejtimin dhe mbikqyrjen e arkitektit legjendar Bashkim Fehmiut (siç kam dëgjuar). Edhe sot, besoj se ajo është zona më e mirë urbane e qytetit. Hapësira të gjelbra, trotuare e rrugë të gjëra, parking të mjaftueshëm, ngrohje qëndrore, të gjitha që duhet të ofrojë një hapësirë e cilësuar si urbane - për rrethanat e kohës kur është ndërtuar. Për këtë zonë janë inspiru edhe vepra letrare, si për shembull romani - Sarajet e bardha - Vehbi Kikaj :) Periudha e zymtë e viteve '90-ta e kishte ngecë edhe përparimin, si në të gjitha sferat e jetës, gjithësesi edhe në aspektin e mirëmbajtjes së hapsirave urbane. Nuk kishte riparime, nuk kishte investime, thjeshtë gjithçka k...

Ndërrimi i pushtetit në Llap

Image
Pavarësisht nëse e përkrah partinë fituese të zgjedhjeve lokale në Podujevë apo çfarë mendimi ke për kandidatin fitues, ky ndryshim besoj se është i mirëseardhur. Nëse jo për tjetër, kjo tregon një vetedije të ngritur qytetare.  Pushtetarët që qëndrojnë një kohë të gjatë në pushtet, përveç problemeve me korrupsionin e nepotizmin, fillojnë disi edhe harrojnë pse janë aty. Krijojnë njëfarë bindje të jashtëzakonshme për vetëveten se janë të paprekshëm. Fillojnë të mendojnë se qytetarët nuk munden pa ta dhe u kanë borxh për t'i mbajtë në pushtet. Por, ja që kësaj radhe, qytetari llapjan është aty për t'i bindur se nuk është ashtu. Ky është një mësim i madh për çdo person që synon pushtetin.

28 nëntori

Image
Edhe shqiptarët kishin arritur që të artikulonin idenë e tyre kombëtare para se të fillonte punimet Konferenca e paqës në Londër. Shpallja e pavarësisë si një akt i mençur i mendjeve të ndritura të asaj kohe, bëri që Shqipëria u njoh si shtet, megjithëse shumë pjesë të kombit mbetën jashtë kufijve të atij shteti, përfshirë Kosovën - por aq mund të bëhej në atë kohë kur gjasat ishin të mëdha që shtet shqiptar të mos ekzistonte fare. Megjithatë, ideja kombëtare kishte mbijetuar, përpjekjet nuk kishin shkuar huq, dhe na shërbeu që një shekull pas edhe ne në Kosovë të realizojmë përpjekjen tonë për liri. Ideja e kombit është që të bashkojë miliona njerëz nën një ombrellë të përbashkët të vëllazërisë, ku të gjithë pjestarët ndjehen të barabartë. Kombi nuk funksionon nëse rreshqet në konceptin Orwellian - të gjithë janë të barabartë por disa janë më të barabartë se të tjerët. E që këtë tendencë e hasim shpesh, ku grupe të caktuara brenda kombit ndjehen më të barabartë apo më hisedarë se të t...

Në kujtim të babës - Ismail Gashi

Image
Kanë kalu më shumë se tridhjetë vite që prej se u ballafaqova me ngjarjen më të rëndë që mund të më kishte ndodhur, më kishte vdekë baba. Nuk kishin kaluar dy ditë që i kisha mbushur gjashtë vite. Si është e mundur që të vdesë? Naiviteti i moshës më bënte që të mos e kuptoja, e pastaj edhe të mos e pranoja një fakt të tillë. Ndjehesha i humbur në hapësirë dhe në kohë. Kush më regjistron tash në shkollë? Për të cilën gjë baba më kishte premtuar, ma kishte blerë edhe Abetaren në librarinë që ishte në shesh, kur kishim dalë të shëtisim një ditë. Me kë dal në parkun e Gërmisë tash? Një ditë kishim dalë bashkë me babën në parkun e Gërmisë; për mua ishte hera e parë që e mbaja në mend një shëtitje të tillë të mrekullueshme. Kur u afruam te një burim i ujit, baba e vendosi dorën e tij të bardhë përskaj burimit dhe unë pastaj i afrova buzët e vogla dhe piva ujë nga dora e tij. Pastaj duke ecë përgjatë stazës në pyll, papritmas u ktheva mbrapa dhe nuk e pashë babën. Fillova ta thërrasë, por nuk...

Izolimi për shkak të pandemisë

Image
Në vitin 1866, Hawai - njëri prej shteteve të bashkuara të Amerikës, kishte kaluar ligjin që e destinonte ishullin Molokai, përkatësisht një lokalitet në të, të quajtur Kalaupapa - si karantinë për të infektuarit me Lebroze. Në atë kohë lebroza ishte një sëmundje e pashërueshme dhe të gjithë të infektuarit nëpër Hawai, arrestoheshin dhe dërgoheshin në Kalaupapa, në mënyrë që të mos përhapet infeksioni. Nga viti 1866 deri ne vitin 1969 (për 103 vite) në Kalaupapa thuhet se janë dërguar mbi tetë mijë persona. Kishte persona të kategorive e moshave të ndryshme, që ndaheshin nga familja dhe dërgoheshin në ishull, duke mos u përshëndetur me familjarët e tyre, disa prej tyre duke e humbur kontaktin me ta përgjithmonë. Këta njerëz në këtë gjendje të mjerueshme, përveç përkrahjes materiale, ndjenin edhe nevojën e përkrahjes shpirtërore. Në përgjigje të kësaj kërkese, kisha katolike kishte bërë thirrje nga mesi i pjestarëve të tyre që nëse ka dikush që vullnetarisht dëshiron te shërbejë si misi...

Karakteri i Drakullës

Image
Novelisti i njohur amerikan i zhanrit Sci-Fi, George R. R. Martin E pata ndëgju njëherë me një emision duke spjegu se si i krijon karakteret në romanet e tij. Tregoi me një rast se si i është dashtë me e kriju personazhin e Drakulës. Drakula siç e dini është një personazh i frikshëm i cili i vret viktimat e tij edhe ja u pi gjakun. Karakter i inspirum nga Vlade Drakula i Vllahisë - ish jeniçer, i cili e braktisë Perandorisë Osmane dhe pastaj kthehet kundër tyre duke bërë masakra të llahtarshme. Për të mos e zgjatë shumë - tha George, lexova rreth Draculas se si e kanë personifiku autorët e ndryshëm dhe tash duhej të krijoja une Drakulan tim në roman. Mirëpo, kur erdhi puna që Drakula kur shikohet në pasqyrë nuk e sheh vetëveten, kjo bjen në kundërshtim me të gjitha njohuritë që kemi në lidhje me optikën e driten, këtë nuk e shkruaj dot. Dmth edhe rrena e ka njëfarë marifeti! Tash, a kish kecy me parashutë a pa parashutë se nuk u morr vesh?

Autobusët e Halloween-it

Image
 Paskan dalë disa fëmijë edhe i paskan gjuajte me gurë autobusët e Prishtinës - për Halloween! Të gjithë duke u shprehë me fjalë fyese e përçmuese ndaj këtyre fëmijëve dhe ndaj prindërve të tyre. Sa të pa edukatë, sa të pa kulturë! Shyqyr që fëmijët janë të vegjël se do ti konsideronin si sulme të motivuara politikisht. Megjithatë, këto akte vandalizmi edhe mund të jenë shprehje e pakënaqësisë së tyre, per gjendjen në të cilën i kemi katandisur. Shoqëria, e sidomos Shpend Ahmeti, në vend se t'i gjykojë këta fëmijë e këta prindër, duhet të përpiqet të kuptojë se ndoshta ata në mënyrë implicite po dojnë të i dërgojnë mesazh, alarm. Sa kënde të lojnave e rekreacionit ja u ka ndërtu komuna këtyre fëmijëve? Sa palestra sportive i ka ndërtu komuna në këtë lokalitet? Asgjë! Përveç ndërtime të egra që t'a zënë frymën më keq se vetë tymi i çymyrit që del nga 'to.

Ndërrimi i orës

Image
Disa vende ku vetëdija është më e ngritur, ku vendimet që i marrin i shohin në bazë të asaj që është në dobi të shoqërisë, e jo duke pasuar verbërisht praktikat tjera, ka kohë që e kanë ndalë këtë dukuri të lojes me akrepat e orës.  Në Turqi për shembull, ka vite qe e kishin ndalë këtë fiskulturë. Gjatë dimrit kur në Stamboll bëhej ora 8 e mëngjesit, akoma nuk kishte lindur Dielli. Kështu, njeriu fillonte një ditë të plotë prej agimit deri në muzg, duke e shfrytëzuar çdo sekondë. Ndërsa te ne tash, njeriu e fillon ditën veç pasi të ketë kaluar një pjesë e mirë e saj, dhe dita përfundon para orës 5 mbasdite. Po flitet që ndoshta vitin e ardhëshëm të mirret vendim që të ndalet kjo praktikë, shpresoj që të vendoset për orën e djeshme me -1 ore, e jo e të sotmen.

Graviteti

Image
 Dallimi në spjegimin e gravitetit sipas Newton-it dhe Teorisë Gjenerale të Relativitetit (Einstein-it). Ajo që është interesante këtu - ekuacionet e Newton-it, që e konsideron gravitetin si forcë, funksionojnë për rrethana të tokës, mirëpo në rrethana kozmike ekuacionet e Newton-it fillojnë të dështojnë.  Nga kjo mund të nxjerrim mësim se shumë gjëra në jetë mund t'i marrim si të vërteta, e që në esencën e tyre ato munden me qenë vetëm iluzione!

Sistemi i arsimit

Image
Këtij sistemi të arsimit, vetëm edhe COVID19 i është dashtë, për me e justifiku dështimin monumental. Viti 2020, e kjo shoqëri hala nuk ka qenë në gjendje me prodhu libra për nxënës. Nesje, libra ka prodhu sa ka mujtë, mirëpo aso libra që mund të shërbejnë për qëllime tjera përveç mësimit. Mbi gjysma e librave që i kanë prodhuar ministria apo kush është përgjegjës dhe sigurisht që janë paguar nga taksat tona, asnjëherë nuk përdoren.  Fëmijët më treguan se - na kanë thënë disa arsimtarë se mësimet nuk janë në libra, vetëm merrni shënime në klasë. Kjo ma kujtoi periudhën e viteve '90 kur kam qenë unë nxënës, kur ishim nën okupim, ku libri ishte vështirë të gjindej, shtypej e blihej. Dhe si duket për këto 20 vite nuk ka ndryshuar asgjë. Unë e kam pasë një profesor i cili ishte mësuar që lëndën ta zhvillonte vetëm duke diktuar. Kur e shihja librin, gati të gjitha ato që i diktonte pothuajse gjendeshin në libër. Edhe i pata thënë - profesor bre, këto që po na i dikton qenkan në libër, p...

M'a qitëshe njësh

Image
 Nëse profesori/mësuesi juaj është duke u mbytur në ujë, me njohuritë që i keni marrë gjatë shkollimit, si do ta ndihmonit? Po e tregoj një ngjarje personale. Shkova me e regjistru kerrin para një kohe, aty po e takoj një arsimtare e cila ka dhënë mësim në shkollë në kohën kur kam qenë nxënës - mua nuk me ka dhënë mësim, por e njihja si mësuese. Meqë kishte kallaballëk, ajo përpiqej që disi të hynte pa rend. Ai punëtori që punonte aty nga sporteli i thoshte: eeeeee, ma qitshe nish! Kështu që, mundësisht mos qitni veç nisha, se devre dynjaja e nuk i dihet si i vjen soni i mbrame :)

Liçensimi moral

Image
Alfred Nobel - kimisti me origjinë suedeze, shquhet për një prej aktiviteteve më të famshme filantropike, dhurimin e krejt pasurisë së tij në shërbim të shkencës, letërsisë, mjeksisë dhe paqës - themelimin e çmimit Nobel. Mirëpo, për çka shquhet tjetër Alfred Nobel? Është diçka që nuk është se i ka sjellë dobi të madhe njerëzimit, përkundrazi i ka sjellë goxha dëme. Zbulimi i eksplozivit - dinamitit. Çmimin Nobel e la amanet mbase për të balancuar shpirtin e tij, apo për të përmbushur liçensimin moral - siç i thonë në shkencën e psikologjisë. Liçensimi moral vëhet në spikame edhe në rastin e një rrëfimi nga fshati im i origjinës. Kishte qenë një person me reputacion në fshat. Lakmia për të zaptuar tokë e bën që të zhvendosë rrugën e fshatit për një distancë të konsiderueshme dhe pjesën e asaj toke ia bashkangjit tokës së tij. Mirëpo, pastaj hapë një bunar - pus, aty buzë rrugës që të shfrytëzohet nga kalimtarët, me arsyetimin se - bona pak keq këtu, e zhvendosa rrugen por tash po boj m...

Një histori epidemie e Polios

Image
(Duke u bazuar në sentencën latine: historia magistra vitae est - historia është mësuese e jetës :) ) Poliomieliti është një infeksion viral i cili e sulmon sistemin nervor, duke shkaktuar kështu paralizë apo edhe vdekje tek personi i infektuar. Në vitet 40-50 kishte shpërthyer si epidemi në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar, etj. Madje, edhe vetë presidenti i SHBA-ve të asaj kohe, Franklin Roosevelt ishte i prekur prej saj dhe nga pasojat e sëmundjes lëvizte me ndihmën e karriges me rrota. Duke e përjetuar vuajtjen në lëkurën e tij, njëkohësisht duke ndjerë edhe për vuajtjet e të tjerëve, Roosevelt kishte vendosur që të bënte çka të mundej, në kapacitetin e tij si president që t'a luftonte këtë sëmundje; duke vënë në dispozicion fonde për programin e zbulimit të vaksines. Në vitin 1955, një emigrant hebre nga Rusia, familja e të cilit kishin emigruar në SHBA, me emrin Jonas Salk e zbuloi vaksinen kundër kësaj sëmundje. Mirëpo, kjo histori, siç e ka anën e ndritshme, e ka edhe një...

Shoku më i mirë

Image
 Sa isha fëmijë, në shkollë e mësonim një vjershë që thoshte se libri është shoku më i mirë. Natyrisht që për mua kjo ishte diçka absurde. Si ka mundësi njëriu i gjallë të jetë shok me një libër?! Mirëpo më vonë, e pata kuptuar se shoqëria me librin është më shumë shoqërm me autorin e librit. Kur ti e lexon një libër, njoftohesh me idetë që autori i ka jetuar dhe i ka pasqyruar përmes shkrimit. Në këtë formë ti njihesh dhe jeton me të pavarësisht distancës gjeografike apo kohore. Dmth. çka t'lexojsh ashtu bëhesh (sikur me kë t'rrish) :)

Halucinimi i realitetit

Image
 Truni i njeriut, i mbyllur ne errësirën e kafkës, te vetmin kontakt me ambientin e jashtëm e ka përmes shqisave. Ato qe syni i sheh, e veshi i dëgjon, përmes këtyre te dhënave truni duhet te ndërtoje strukturën e realitetit te botes se jashtme. Pra, secili tru ne një mënyrë e halucinon apo imagjinon realitetin ne mënyrën e vete. Ka plote gjera qe i mendojmë si ngjashëm mirëpo, ka plote gjera për te cilat dallojmë ne mënyrën se si i mendojmë. Truni i njeriut është i ndërtum ne atë mënyrë qe kërkon ti japë kuptim secilës dukuri. P.sh. duke i vështru yjet ne qiell, njerëzit ju kane dhënë atribute te gjallesave sipas imagjinatës se tyre, duke i antropomorfizu, duke ndërtu mite e legjenda ne baze te tyre – e qe ka edhe sot njerëz qe e besojnë astrologjinë. Pastaj, shpesh shohim njerëz se si dëshmojnë se kinse shohin forma te fytyrave ne qiell nëpërmes reve, apo ne sipërfaqen e Henes e Marsit, etj.   Ku po du me dale?  Te virusi COVID19. Lloj-lloj imagjinate ne lidhje me ...

Solstici veror

Image
 Sot koka dita e solsticit veror, dita ma e gjate e vitit. Drite, jete, gjallni, ngrohtesi, shprese...  Mue m'pelqen kjo periudhe e vitit, deri kah fundi i korrikut kur verehet dukshem shkurtimi i dites, qe e implikon terrin, ftoftin, depresionin, me nder me thene - vdekjen... Nasradini thone qe gjate gjithe veres merzitej se mendonte cka bon qe po vjen dimni, ndersa gjate gjithe dimnit gezohej se e priste qe po vjen vera :)

Si të (mos) flasim

Image
Shtatë vese të këqija të cilat e dëmtojnë rëndë të folurit, që shumë prej nesh shpesh bijmë në to:   Përgojimi - të flasësh keq për dikë që nuk është prezent; Gjykimi - kur e mban nën presion personin me të cilin komunikon duke e gjyku për secilën fjalë; Negativiteti - theksimi i anëve të errëta në çdo storje, Ankesat - ankesa për politikë, për ekonomi... gjithçka; Fajësimi - fajtor ky, fajtor ai, fajtor krejt dynjaja përveç vetëvetes; Ekzagjerimi/dramatizimi - kur gjithçka e stër-zmadhon - fenomenal ajo, awsome kjo... Apo edhe për keq, kur dramatizon; Dogmatizmi - ngatërrimi i fakteve me opinione. Këto vese kur janë pjesë e komunikimit, e bëjnë shumë të vështirë atë. A ka zgjidhje për këto? Po - nëse e folura bazohet në këto katër baza: Sinqeriteti - fol thjeshtë dhe kjartë, sinqerisht; Autenticiteti - je thjeshtë vetëvetja; Integriteti - atë që e thua t'a kesh edhe vetë; Dashamirësia - t'u dëshirosh njerëzve të mirën.

Të drejtat e kafshëve

Image
Kohëve të fundit, çdo ditë e më shumë kanë fillu lëvizje të shumta për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Kjo do të ishte shumë normale në situata më pak të mjerueshme si kjo e jona. Andaj, nuk ka se si mos t'më shkojë në mendje "Bukuria që vret" e Migjenit, që e ilustron në mënyrë brilante këtë situatë. Në vazhdim... E kur andej nga mesnata acarimi arrin kulmin e vet, atëherë ndër bagëti fillon një lëvizje. Po një lëvizje. Një nga një u aviten njerzvet e me syt’ e vet si me u lutë: “na lëshoni edhe neve vend të ngrohemi pak rreth zjarrit, se u ngrimë”. Dhe njerëzit kundrejt njerëzve s’kanë mshirë, por kundrej shtazëve — po. Prandaj çohen, ua lëshojnë bagëtis’ vendin rreth votrës, e ata vetë shkojnë n’errsin’ që përpin.