Posts

Showing posts from 2023

Të vërtetat

Image
Do të përpiqem me u fokusu në atë se si njerëzit i marrin për të vërteta ato që i marrin, përmes të cilave e shohin botën që i rrethon. Në përgjithësi njerëzit i marrin të vërtetat nga tri perspektiva. Munden me qenë ma shumë apo më pak kategori por mua po me duhen tri, sepse në secilin variant kategorizimi është vetëm konceptual. Të vërtetat objektive - shkenca me tërë aparatin e saj është në funksion të etablimit të këtyre të vërtetave. Të vërteta që janë të vërteta në vetvete, pavarësisht besimeve apo bindjeve individuale. Mund të besosh gjithë diten se toka është e sheshtë, por kjo nuk e bën atë të sheshtë - kjo pra është një e vërtetë objektive. Të vërtetat personale - në këtë kategori hyjnë ato që njerëzit pavarësisht gjithçkaje i mbajnë për të vërteta personale, siç mund të jenë besimet dhe bindjet e ndryshme. Diçka që është e vërtetë për njërin mund të mos jetë për tjetrin. Të vërtetat politike - këtu hyjnë narracionet dhe propaganda. Nëse një narracion i caktuar përsëritet-e-p...

Një memorje rreth librave

Image
Nuk me kujtohet sakt në cilin vit kam qenë në gjimnaz, ndoshta viti i dytë apo i tretë, s'është me rëndësi. Por, atë vit për lëndën e Biologjisë nuk pata ble fare libër. Nuk gjindej libri lehtë edhe prej neglizhencës time, shkoi gjysëm vjetori unë pa libër. Mirëpo, e kam pasë një profesor të Biologjisë i cili ka qenë i jashtëzakonshëm - Zhuk Shala - profesor i biologjisë në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë. Mënyra si shpjegonte ai, pasioni, interaksioni, bënte që ora e biologjisë të ishte fun, ishte një lloj zbavitje. Profesori e mbante orën më shumë si bashkëbisedim me nxënësit, ku ne jepshim opinionet tona, herë të qëlluara herë jo, por ora shkonte sa hap e mbyll sytë. Nejse, tani vinte puna që duhej të vlerësoheshim. Atë gjysëm vjetor unë pa libër pa gja, vetëm përmes dëgjimit e mora një 3-sh. Kur na i mbylli notat në fund të gjysëm vjetorit - na thirrte me emër secilin (siç ishte zakoni atëherë), na shikonte edhe e vendoste notën përfundimtare. Kur erdhi radha te unë e pa n...

Pabarazia, kapitali social dhe dhuna

Image
Kohëve të fundit po shohim më shumë vrasje, rrahje, kriminalitet, dhunë. Kur flitet nëpër kafe e ndeja, apo edhe në komunikime në rrjete sociale, zakonisht njerëzit thonë se - varfëria, kriza ekonomike - po i shtyn njerëzit drejt dhunës. Inflacioni, ngritja e cmimeve, të ardhurat e vogla, kjo po i bon njerëzit ma agresivë, e si pasojë edhe më të dhunshëm. Unë nuk jam studiues i sjelljeve njerëzore a sociale - të më ndjejnë ata që i dijnë më mirë këto punë, e që ndoshta po përzihem në punët e tyre. Por, në këtë rast do ti referohem disave që i kanë hulumtuar më thellë këto qështje, e ndoshta secili prej neve pastaj reflekton mbi arsyeshmërinë e tyre. Robert Sapolsky e ka një libër me titull Behave, në të cilën sjellë fakte që dëshmojnë se - nuk është rritja e varfërisë indikator për rritjen e shkallës së dhunës në një shoqëri, por është rritja e pabarazisë. Kur ka rritje të pabarazisë në një shoqëri, pritet me pasë edhe rritje të shkallës së dhunës. Por, çka është pabarazia? Sapolsky në...

Efekti i aurës

Image
Shkenca që studion sjelljet njerëzore ka konstatuar një prej animeve kognitive (ang. cognitive biases) që ka njeriu, e që quhet 'efekti i aurës' (ang. halo effect). Çka është efekti i aurës apo aureolës? Kur e vlerëson dikë vetëm në bazë të një cilësie pozitive që e ka, duke i injoruar njëqind të tjera negative që mund t'i ketë. Ajo cilësi e tij është aq jashtëzakonisht e madhe në sytë e tu, sa je në gjendje që t'i justifikosh kushedisa skandale që mund t'i bëjë - të gjitha të tjerat të duken të vogla dhe të arsyeshme. Ky efekt vehet në spikame kryesisht tek tifozi apo militanti në gjendje deliriumi. Militanti apo tifozi do të arsyetojë veprimet e atij që e adhuron, deri te portat e Valhallasë së tij. Kjo besoj se ka lidhje edhe me thënien e Mark Twainit që thotë - ma kollaj asht me e mashtrue dikand, sesa me e bindë se ka qenë i mashtruem. Prandaj edhe jemi dëshmitarë të arsyetimeve pafund të krejt skandaleve çfarëdo qofshin ato. Në sytë militant nën efektin halo, ...

Inteligjenca artificiale - gjuha dhe propaganda

Image
Deri tash njeriu dhe teknologjia nuk është se janë kuptuar shumë mirë në mes veti. Ndërveprimi i njeriut me teknologjinë është realizuar kryesisht përmes prekjeve - klikimeve, shtypjes së tasteve, prekjes në ekrane, e kështu me radhë. Per m'e zhvillu një interaksion më të ndërlikuar me makina është dashur të mësohen gjuhët e makinave - gjuhët programuese - të cilat janë komplekse dhe i kanë limitet e veta. Me një fjalë, njeriu dhe makina kanë përdorur gjuhë shumë të ndryshme prej njëra-tjetrës. Tani si duket ky hendek i komunikimit të ndërsjellë njeri-makinë ka filluar të ngushtohet. Me avancimin e modeleve gjuhësore të inteligjencës artificiale, makina secilën herë e më shumë po arrin t'a kuptojë gjuhën natyrore njerëzore. E çfarë rëndësie ka gjuha për njeriun? Përmes gjuhës njeriu përpiqet m'e shpreh atë që e mendon. Nëse do ta reduktonim në terma teknik, gjuha është një lloj kodi përmes të cilit kodifikohet mendimi. E nëse e marrim për bazë dimensionin filozofik të Dekar...

Gjuha në relacionin Kosovë-Shqipëri

Image
Edhe pse Betmeni e dha shuplakën apo pëllëmbën e tij, prap po më duhet me shtu edhe diçka në lidhje me gjuhën në relacionin Kosovë-Shqipëri. Krejt ky reagim në lidhje me vendosjen e titrave të filmit kosovar që qenka shfaqë në kanalin televiziv të Tiranës, mendoj se përpos tjerash e shpalosë edhe njëfarë arrogance të kosovarëve. Pse thua ti?  Arsyeja pse ata nuk e njohin dhe nuk e flasin dialektin tonë, ashtu siç përpiqemi me e njoftë dhe me e fole ne dialektin e tyre - përpos standardit gjuhësor të 72-es - besoj se qëndron edhe në faktin se ne shkojmë atje tek ata. Nuk vijnë ata tek ne. E kur ti shkon në një vend nuk ka kuptim, apo është arrogante të kërkosh që ata të t'përshtaten ty. Por, ti i përshtatesh atyre. Kjo është sikur të shkosh në Gjermani dhe të t'ngelet hatri pse gjermanët nuk po flasin shqip por po duhet me e mësu gjuhën e tyre. Pse shkojmë ne në Shqipëri e pse ata nuk vijnë tek ne, kjo është pyetja. Sikur të kishin më shumë arsye që të vijnë tek ne, sigurisht se...

Vetun

Image
Vetun  (Alone nga Edgar Allan Poe - përkthyer nga unë) Nga ora e f'minis nuk jam kan' Siç ishin tjer't - nuk kam pa  Siç panë tjer't - nuk mund i solla Pasionet nga rrjedha e përbashk't- Nga i njajti burim nuk e mora Dhimbjen - nuk e zgjova G'zimin e zemrës me t'njajtin kumbim E krejt çka dashta - i dashta vetun - Pastaj - n'f'minin tem - në agim Ma e stuhishmja jetë - zuni fill  Nga çdo thellësi e s'mirës e t'ligës  Mister që ende m'mbërthen- Nga përroi, a burimi- Nga shkamb i kuqërremtë i malit- Nga dielli që m'u soll rrotull Me ngjyrën e tij të vjeshtës t'arit- Nga vet'tima në qiell Që fluturim m'kaloi përmbi- Nga bubullima, e stuhia- E nga reja që formë mori (Kur blu ish çka mbet prej Qielli) N'pamjen tem e nji demoni-

Inteligjenca artificiale - frika nga e panjohura

Image
Çdoherë diskutimi rreth inteligjencës artificiale përcillet me njëfarë ndjenje në mes të eksitimit dhe frikës - që studiuesit e mendjes njerëzore ndoshta do të mund t'a shpjegonin duke e ndërlidhë me pjesën reptiliane të trurit - amigdala-n. Qendra në tru ku supozohet se qëndrojnë frikërat. Pse frikë? Nga e panjohura. E panjohura kryesore jemi vetë ne. Që i bie se para së gjithash, frika nga IA ndoshta në radhë të parë është frikë nga vetë-vetja. Apo koncepti i 'hijes' sipas Carl Jung-ut - një gjë që e urrejmë tek tjetri ka mundësi që pikërisht atë e kemi vetë por nuk e pranojmë. Ndoshta, vetë do të bënim veprime të tmerrshme po të kishim mundësinë të cilën frikësohemi se mos do t'a ketë inteligjenca artificiale. Është thënë se për funksionimin e trurit shkenca di vetëm 10%. Kaq pak dijmë për makinën biologjike që e udhëheqë jetën tonë, e që përbëhet prej më shumë se njëqind miliardë neuroneve, të lidhura në mes vete në nyje që në gjuhën e mjeksisë u thonë - sinapsa. Dm...

KUADËR - Kastriot Gashi - Inxhinier i souftverëve - Pasioni i leximit dhe shkrimit

Image
 

Të lirë

Image
A e di ti çka është liria? A e di ti çka është pavarësia? Për neve që e kemi përjetuar periudhën e aparteidit serb, e dijmë fare mirë se çfarë vlere ka liria. Mbijetuam një prej periudhave më të tmerrshme, një sistem që ishte vënë pas zhdukjes së qënies sonë si të tillë.  Si arritëm t'a mbijetojmë triumfalisht këtë? Me rezistencë, sfidim të sistemit, rrebelim… Siç do të shprehej Albert Camus - mënyra e vetme për t'u ballafaquar me një botë jo të lirë është të bëhesh absolutisht aq i lirë, sa edhe vetë ekzistenca jote është një akt rrebelimi.  Pikërisht kështu, aparteidin e sfidonim me vetë ekzistencën tonë, vetëm pse ekzistonim kjo ishte një akt rrebelimi, prandaj sistemi synonte zhdukjen e qënies sonë. Urime të gjithë juve që ekzistuat - vazhdoni kështu edhe më tutje. Lavdi Zotit dhe mirënjohës atyre që sakrifikuan në mënyrë që ne sot të ekzistojmë fuqishëm!

Ankesa për gjithçka

Image
Ankesa është ba si një lloj sporti nacional ku secili prej nesh, kush më shumë e kush më pak, mirremi me të. Ankohemi për politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi, shoqëri, kulturë, teknologji…gjithçka. Pse? Ankesa ndonjëherë më ngjan në një lloj narkotiku, droge a alkoholi, që ofron njëfarë setisfaksioni momental për atë që ankohet. Kur ankohet njeriu ndjehet sikur shlirohet, shfryhet. Por, sikurse tek drogënat që ofrojnë njëfarë shlirimi momental edhe ankesa duhet t'i ketë pasojat e mëpastajme. Ankesa gati kurrë nuk funksionon në arritjen e një qëllimi. Çka arrin njeriu me ankesë? E shpërfaq vetën si një person të dobët, të dorëzuar. Ankesa është moral i skllavit. Zotnia kurrë nuk ankohet, skllavi po. Prandaj, njeriu që ankohet vazhdimisht është i bezdisshëm, reflekton negativitet, pezm, pesimizëm, është person toksik - shumë e vështirë është për veshin që e dëgjon. Pse ankesa është absurde? Vdekja është normë, jeta është përjashtim. Për me jetu njeriut i duhet me luftue. Ndërsa anke...