Posts

Showing posts from August, 2021

Dhuna

Image
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë për një rritje të manifestimit të dhunës në shoqëri, rreth, familje. Nga rrahjet, gjuajtjet me armë, deri te më e rënda - vrasja. Organet e drejtësisë natyrisht që duhet të kryejnë punën e tyre dhe të merren me pasojat. Por, shteti dhe shoqëria duhet të ndërmarrë edhe masa parandaluese. Fillimisht të identifikojë shkaqet se prej nga po vjen kjo dhunë, përmes projekteve hulumtuese nga ekspertë që i studiojnë sjelljet njerëzore dhe sociale. Cilët janë shkaktarët që po i shtyjnë njerëzit drejt dhunës? Po dëgjojmë lloj-lloj mendimesh, dikush thotë tradita patriarkale, dikush kultura e muzika, dikush niveli i ultë i arsimit e emancipumit, dikush gjëndja socio-ekonomike, dikush gjenetika… Prandaj, do të ishte mirë që të bëhen hulumtime në këto sfera dhe të identifikohen shkaktarët. A thua e kemi në gjene atë që njihet në zhargon si "gjeni e luftëtarit" (ang. warrior gene)? I cili nëse aktivizohet manifestohet me sjellje të papërmbajtur agresive të i...

Arti i teorive konspirative

Image
Teoritë konspirative në njëfarë aspekti janë cool. Ideja se, janë "do" që e kontrollojnë botën, të përcjellin me satelit, të bëjnë... Si një lloj arti, këto spekulime janë edhe interesant, sidomos ata që flasin për këso gjërash me njëfarë pasioni. David Icke për shembull tregon se si këta që e "kontrollojnë botën" në esencë nuk janë qënie njerëzore, natën kur nuk i sheh kurrëkush ata shëndrrohen në një lloj zvarraniku - në natyrën e tyre të vërtetë. Këto qënie prej Sumerëve (5-6 mijë vjetë) pandërprerë e kanë udhëheqë botën. - Si bëhet pra që bota nuk qënka në një gjendje më të mirë!? - pyeste gazetari i një mediumi britanez. Në rastin kur patën qeshë me të madhe audienca kur ky filloi të fliste për teoritë e tij konspirative. Dhe gazetari i tha: - Nuk po qeshin me atë që po tregon, por po qeshin me ty! (They're not laughing with you, they're laughing at you) Pastaj, Kabala - misticizmi çifut, masonët, vaksinat, qipat, 5G… Leo Zagami ka qenë një italian para...

Racionaliteti vs racionalizimi

Image
Bota ka nevojë më shumë për racionalitet e më pak për racionalizim. Racionalizimi është kur lypë me gjetë arsyetime pasi veç e ke një opinion apo ke marrë një vendim. Racionaliteti është me e lypë logjikën dhe të dhënat më të sakta para se m'e marrë qëndrim - dhe të jeshë i hapur ndaj ndërrimit të mendjes. (Adam Grant)

Çka është rritja eksponenciale?

Image
Kemi ndëgju se - rastet e reja me COVID po rriten në mënyrë eksponenciale. Mendja jonë nuk është mësu me e konceptu lehtë rritjen eksponenciale.  Po e ilustroj me një shembull me €. Nëse dikush do të ju pyeste: - A po i do sot 1 milion € apo po i do 1 cent sot dhe me t'i dyfishu secilën ditë për 30 ditë me radhë? Sa mendoni që do të arrijë vlera pas 30 ditëve, a i afrohet 1 milionëshit apo e tejkalon atë? Llogarite qaty 0.01 * 2^29 = 5 368 709.12 Karakteristikë e rritjes eksponenciale është se rritet shumë në fund. Nëse e llogaritni nga shembulli më lartë, deri në ditën 15-të vlera nga dyfishimi arrin vetëm në 163.84€, ndërsa në fund e kalon 5 milionëshin.

Imazhi i talibanëve

Image
Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, bota është në konfuzion sa i përket imazhit të talibanëve. Deri tash, ata janë asocuar me terrorizmin, ekstremizmin, dhunën, vrasjet, etj. Prandaj, nga ky imazh i tyre, shumë media sociale janë duke i sanksionuar lajmet rreth tyre. Si është e mundur? A thua talebanet ndoshta nuk paskan qenë aq të këqinj sa paskemi menduar? Mos paskan ndryshuar? Çka po ndodhë? Ambienti në të cilin ata janë përshtatur dhe jetojnë, është jashtëzakonisht sfidues. Male të larta, një terren që i ngjan ndonjë planeti tjetër. - Më dukej nga aeroplani, sikur po zbrisnim në Hënë - thoshte një person që ka punuar atje. Kur është terreni i vështirë, luftërat kurrë pa ndalë, natyrisht pastaj edhe vetë jeta është e tillë. Kushtet janë mizerje, pa rrugë, pa shëndetësi, pa energji elektrike, pa mjete të informacionit, pa asgjë - në një errësirë të plotë! Problemi i madh i tyre duhet të ketë qenë, përfshirja me grupet tjera të dhunëshme, agjendat e tyre terroriste dhe...

Pse ndikohemi nga teoritë konspirative?

Image
Nuk është vetëm një arsye sigurisht. Ka arsye të ndryshme pse secili prej neve individualisht, në sfera dhe nivele të ndryshme, mund të jemi të ndikueshëm nga teori konspirative apo lajme të pasakta. Një prej perspektiva, që mua më duket e arsyeshme, siç e spjegojnë studiuesit e sjelljeve njerëzore, ka të bëjë me mekanizmin e mendjes për mbijetesë. Si shpjegohet kjo? Kur je në pyll natën e diçka shushullitë pas shkurreve, ajo që së pari të shkon në mendje është - mos është arusha, ujku, apo ndonjë rrezik i caktuar. Kur shkon pas shkurreve e sheh që nuk ka asgjë, vetëm era i ka tundur gjethet. Në favor të mbijetesës është çdoherë që të mendohet rreziku. Sepse më hesap ke të mendosh se është arusha, e të jetë vetëm era. Sesa të mendosh se është era e të dalë pastaj arusha. Ky mekanizëm i të menduarit në këto rrethana është jashtëzakonisht i dobishëm. Megjithatë, në jetën e përditshme pastaj ky mekanizëm mund të aktivizohet më tepër se që duhet, për secilën rrethanë ku individi nuk ka mja...

Max Planck dhe profesori

Image
Max Planck-ut i kish pasë thënë profesori i tij - s'ki cka shkon në Fizikë, çka ka pasë me u zbulu aty është zbulu. S'po me vyn me zbulue kurrgja - thotë Planck - veç me i mësu do gjana themelore. Planck shkoi e shpiku teorinë kuantike dhe fitoi Cmim Nobel. Shpesh hasim në kësi njerëz që kanë qejf me t'a ba bajat, thonë - po le, po çka po t'duhet me e ba një punë. Paramendo Planck me e pasë ndëgju profesorin!

Bregoviqi në Korçë

Image
Në '99 kam qenë në Korçe, nëpër lokale vazhdimisht jehonin këngët e Draganes e Ceces në atë kohë. Ata nuk e kuptonin serbishten, mirëpo i dinin përmendësh tekstet e Bregoviqit, Bjelo Dugmes, e këngët e këngëtarëve tjerë të Jugosllavë. Kjo nostalgji ju kishte ngelur nga periudha e komunizmit, kur tregonin se s'i i kanë dëgjuar fshehurazi radiot jugosllave. Njëfarë forme, këto këngë e tekste, edhe pse të pakuptueshme, kanë qenë një dritare e tyre me botën. Prandaj, mund të supozojmë se akoma e ndjejnë këtë nostalgji. Me pyesnin mua, meqë unë kosovar e kuptoja serbishten - çfarë kuptimi ka kjo? - edhe përpiqeshin të transkribonin tekstet e ndonjë kënge :) Për mua kjo ka qenë një befasi, nuk me kishte shkuar as në skaj të mendjes se ato këngë dëgjohen, e aq më pak pëlqehen në një zonë jugore të Shqipërisë.

QKUK, Auschwitz, turp!

Image
Ky ka qenë një shkrim në njërin prej mureve të ndërtesave përballë Qendres Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Dhe njëmend, kush e ka pasë fatin e keq që të trajtohet aty, apo të trajtojë familjarë, mund të mendojë, a thua çka e dallon QKUK-në nga kampet e përqendrimit nazist në Auschwitz? Sa kam lexuar nga kronikat e Viktor Frenkl dhe Elie Wiesel - të mbijetuar të kampit - mjekë, e disa shërbime shëndetësore ka pasë edhe në Auschwitz. Ndoshta, mungesa e një krematoriumi për djegien e xhenazeve e dallon, ndoshta!  Le se s'po dhezë! - tregonin ata që e kanë dëgjuar stafin mjekësor gjatë një reanimacioni të pasuksesshëm, ku kishte humbur jetën një i ri. Ekzitoi! - Edhe e marrin trupin e pajetë të pacientit, e mbështjellin me batanije të cilën e ka marrë me vete i ndjeri, e hedhin në një dhomë të errët, në dysheme, sikur një mbeturinë. A gjete të njofshëm, a kryjte punë? - pyeste njëri dikë që ankohej se i kishin thënë se duhet të priste, ndërsa ai e dinte se sëmundja e tij nuk pr...

Beautiful mind

Image
Me këtë titull ka qenë një film shumë i mirë para ndoshta 20 viteve. Filmi bazohet në biografine e gjeniut amerikan të matematikës John Nash – i cili njihet për Teorinë e Lojës (Game Theory). Rolin e tij në film e luan aktori i njohur Russell Crowe. Nash, përveçse gjeni, ka vuajtur nga probleme mendore, skizofreni dhe halucinacione. Ka komunikuar me njerëz të cilët nuk ekzistojnë në realitet, vetëm në mendjen e tij. Mirëpo, si duket halucinacionet kanë qenë aq reale, sa nuk ka mundur të e hetojë veten se është i sëmurë për një kohë të gjatë. Në film paraqitet, në mes tjerash, se si i shfaqej një person me një kapele dhe tesha të zeza, nga shërbimi sekret, i cili i jepte detyra kinse për deshifrim të kodeve të armikut. Ai pastaj vetmohej, shkruante letra dhe i dërgonte në një adresë në emër të një personi të caktuar. Mirëpo, meqë ishte në mision sekret, askush nuk e dinte për këtë – madje as gruaja e tij. Gjendja e tij sa vinte e rëndohej, halucinimet vinin duke iu përkeqësuar, derisa n...