Posts

Showing posts from December, 2020

Viti i mbrapshtë

Image
A do ta azhurojë romanin e tij me këtë titull Ismail Kadare, në atë mënyrë që të përfshijë këtë vit në të? Natyrisht, jo! Princ Wiedi, Haxhi Qamili, Dum Baben - e këso gjëra "na duhen" edhe më tutje 🙂 Për shumëkënd, ky vit që po shkon po cilësohet si më i mbrapshti. Me të gjitha këto sfida dhe vështirësi që solli pandemia, viti paraprak për dikë mund të ketë qenë më i vështirë sesa ky. Vështirësia apo lehtësia janë subjektive. Më i mbrapshti, mbase edhe për shkak të egocentrizmit dhe pandjeshmërisë, që janë të pranishme. Vetëm atëherë kur na godet personalisht neve apo rrethin e ngushtë, atëherë fatkeqësinë e cilësojmë fatkeqesi dhe vitin - vit të mbrapshtë, ndërsa kur i godet të tjerët jemi indiferentë! Indiferenca tregon për mungesë të dashamirësisë. Siç thonë Elie Wiesel - e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja por indiferenca. Megjithatë, pandemia pati edhe një rol barazues në mes njerëzve. Sikurse vdekja! Kësaj radhe, në raport me pandeminë gati të gjithë, në njëfarë...

Kroacia

Image
Fatkeqësisht këto ditë ka pasë tërmet në Kroaci, i cili ka shkaktu dëme materiale dhe në njerëz. Natyrisht që solidarizohemi me viktimat dhe popullin mik kroat. Kur njëri prej personaliteteve të shquara të jetës politike të Kosovës kishte kërkuar që të dërgoheshin ushtria e Kosovës në Kroaci, mu kujtua një përvojë personale që e kam unë atje. Para rreth dhjetë vjetësh pata shkuar në Zagreb në një seminar dy ditor. Aplikova për vizë në ambasadën e Kroacisë edhe kërkova një afat më të gjatë për vizë, sepse thosha kumeditë si vjen puna. Mirëpo, vizën ma lëshuan vetëm për dy ditë për aq sa zgjaste seminari - as një sekond më shumë. Poslovnji posjet - vizitë pune Kah shkova pata vështirësi p.sh. më humbi çanta në aeroportin e Prishtinës, etj. Por, nuk po du me u zgjatë më shumë se mos po bëhet najkah skenar për film 😊 Kah kthehsha prej Zagrebit, ishte Janari i vitit 2010 nëse nuk gaboj. Aeroplani, kur u afrua afër qiellit të Prishtinës, piloti njoftoi se nuk po mund të aterojë për shkak të...

Vaksina

Image
Vaksinën e parë e ka zbulu anglezi Edward Jenner qysh në vitin 1796. Para se t'a zbulojë ai vetë ka qenë i "vaksinuar" sa ishte fëmijë. Qysh? Çka jam t'u thanë kështu? Me u vaksinu hala pa u zbulu vaksina! Pak si në këtë filmin Tenet… Lady Mary Wortley Montagu, gruaja e ambasadorit anglez në Stamboll, në disa letra të shkruara në vitin 1718 i përshkruan takimet shoqërore që zhvilloheshin ndërmjet grave osmane. Në mes tjerash, tregon se si i merrnin edhe i bënin bashkë fëmijët e tyre edhe ju bënin nga një gërvishtje në krah me njëfarë mjeti të mprehtë që kishte prekur në qelbin e plagëve të personave të infektuar me variolë-lijë. Pas kësaj procedure të njohur si "variolim", fëmiu merrte një formë të lehtë të smundjes dhe pastaj bëhej imun ndaj saj. Zonja Mary edhe vetë ishte e mbijetuar nga kjo smundje e tmerrshme që i kishte lënë pasoja permanente. I kishte varioluar fëmijët e saj në Stamboll, pastaj i kishte bindur fillimisht familjen mbretërore pastaj edhe...

Solstici dimëror, dita më e shkurtër e vitit

Image
Shpeshherë kemi dëgjuar se në dimër ditët janë më të shkurtëra dhe netët më të gjata. Por, kjo nuk është krejt e vërtetë! A është sot dita e parë e dimrit? Po! A është dita më e shkurtër e vitit? Po! Dmth prej nesër secila ditë është më e gjatë se tjetra, po i bie se ditët në dimër shkojnë duke u zgjatur 🙂 Në kulturat e mëhershme, në hemisferën veriore të Tokës, kjo periudhë simbolizonte një lloj rringjalljeje. Zgjatja e ditës mbjellte shpresë për ngrohtësi, dritë, e jetë. Prandaj, nga persianët, romakët e deri te fiset nordike kjo periudhë shenohej me festivale të ndryshme. Puna dhe gjallëria zhvillohej në tri stinët tjera, ndërsa dimri ishte pushim. E kur ka pushim ka festa. Romakët e kishin festivalin Saturnalia - festë që zgjaste me javë. Meqë ishin paganë, kjo festë i dedikohej Saturnit - perëndisë së të mbjellave. Sa i perket Saturnit, po flitet nëpër forumet e astronomisë se pikerisht këto ditë, planetet Saturni dhe Jupiteri janë të radhitura në atë mënyrë që nga Toka duken se ...

Ecja pas zërit të librave

Image
 Kam fillu me dalë me ecë që nja dy muaj, gati çdo ditë. Për njëfarë kohe nuk kisha mundësi me i kushtu mjaft rëndësi shnetes, e tash po bëj përpjekje me qëndru fizikisht aktiv së paku duke ecë. Mirëpo, veç me ecë nëpër rrugët e Prishtinës, apo parqe, fikall vetë për rreth një orë, nuk po është edhe aq çështje triviale, jo vështirë në aspektin fizik sa po është e mërzitshme. Në përpjekje që me kalu apo shfrytëzu kohën sa më mirë gjatë kësaj ecjeje, fillova me dëgju audiobooks. Dmth për rreth dy muaj i dëgjova gjashtë libra - të shtatën jam duke e përfundu. Madje, tash më shumë po dal për me dëgju libra sesa me ecë. Dikush me tha (nuk po du me e cekë kush - për arsye politike :P) - Çka ia pe hajrin këtyne librave që po i lexon e po i dëgjon? I nxënë ngushtë prej pyetjes thash - këto që po i dëgjoj, po jua shoh hajrin sepse po eci! - U përpoqa me u nxjerrë diqysh.

Përmendoret e Ishullit të Pashkëve

Image
Sa herë që ngrihen përmendore në Kosovë nuk mund të mos më shkojë ndër mend Ishulli i Pashkëve. Ishulli i Pashkëve është një ishull vullkanik diku në juglindje të Oqeanit Paqësor. Eksploruesi holandez Jacob Roggeveen ka lundruar andej pari diku rreth viteve 1700, në atë periudhë rastisë të jenë edhe Pashkët; prandaj edhe ishulli është i njohur ashtu mëpastaj. Kur kishte zbarkuar ne ishull Roggeveen, ishte mahnitur me atë qe pa. Statuja gjigante dhe të shumta që qëndronin e nuk kishte njeri të gjallë në ishull. Natyrisht, kurreshtja se kush i ka sjellë ato statuja aty kishte nxitur pastaj programe të shumta hulumtuese. Thuhet se aty janë gjetë gjurmë arkeologjike që dëshmojnë se përpara kanë jetuar njerëz nga viti 1200-1400, për rreth dy shekuj – të cilët edhe i kane ndërtuar ato statuja. Meqë paska pasë njerëz, pse tash më nuk ka? Çka ka ndodhur me ta? Sipas hulumtimeve, fillimisht banorët e ishullit i kishin pre të gjithë drunjtë, e kishin shkatërru natyrën e ekosistemin, dhe në fund...

Urbanizmi rural

Image
Unë jam rritë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, te fontana - afër soliterave, ata që e njohin Prishtinën e dijnë këtë vend. Ajo pjesë është cilësuar si një prej zonave më të mira në aspektin e planifikimit hapësinor e urbanizmit, jo vetëm në Kosovë por edhe në nivel të Jugosllavisë. Është ndërtuar për së mbari, sigurisht nën drejtimin dhe mbikqyrjen e arkitektit legjendar Bashkim Fehmiut (siç kam dëgjuar). Edhe sot, besoj se ajo është zona më e mirë urbane e qytetit. Hapësira të gjelbra, trotuare e rrugë të gjëra, parking të mjaftueshëm, ngrohje qëndrore, të gjitha që duhet të ofrojë një hapësirë e cilësuar si urbane - për rrethanat e kohës kur është ndërtuar. Për këtë zonë janë inspiru edhe vepra letrare, si për shembull romani - Sarajet e bardha - Vehbi Kikaj :) Periudha e zymtë e viteve '90-ta e kishte ngecë edhe përparimin, si në të gjitha sferat e jetës, gjithësesi edhe në aspektin e mirëmbajtjes së hapsirave urbane. Nuk kishte riparime, nuk kishte investime, thjeshtë gjithçka k...