Nata kur edhe iliro-pellazgët bëhen pak keltë
Samhain - është festival pagan kelt . Te ne në histori me doket nuk mësohet shumë për keltët , edhe pse ata para romakëve kanë qenë të shtrirë në pjesën ma të madhe të Evropës, deri në Ballkan - andej kah Serbia e Bullgaria e sotme. Kur i kanë përfundu të vjelat e vjeshtës, jo naj kërpudhë, jo fermentimi i frutave ngapak e kanë ba të vetën, që të gjitha këto duhet t'i kenë dërgu keltët nëpër atë vijën e hollë ndërmjet halucinimit dhe paranormales. Me gjasë kanë pa ngapak shpirtëra të këqinj e të mirë edhe ju kanë dhanë shpjegime të natyrës teologjike - sipas besimeve të tyre, bota e të vdekurve takohet më atë të të gjallëve në këtë natë. Kristianizimi ka qenë përpjekje për me e transformu këtë festival në nderim të shenjtorëve krishterë - all hallows eve - që më vonë ka mbetë si Halloween . Edhe pse kostumet e traditës pagane kelte kanë vazhdu me e karakterizu deri në ditët e sotme. Iliro-pellazgët në atë kohë nuk besoj t'a kenë mbajtur samhain-in kelt, por sot globalizmi e...