Posts

Showing posts from May, 2022

Lopa në shi

Image
Moti po merr sikur kur hin me ba dush edhe shtypja e ujit nuk është stabile. Don me e lëshu pak kah e nxehta - t'përvëlon; don me e lëshu pak kah e ftohta - t'ngrin. Pastaj, gjatë gjithë javës merr moti i mirë, thotë njeriu, sa të vjen vikendi se duhet me dalë pak në natyrë, vikendi po dihet, natyra me shi, bubullimë e vetëtimë... Mirëpo, këso situata në jetë njëriu natyrisht se duhet me i përballu me stoicizem.  Filozofia e stoicizmit ilustrohet më së miri përmes një shembulli - lopa n'shi. Lopa edhe kur bjen shi edhe kur nxen dielli, lopa nuk ka ndonjë reaksion të theksuar emocional - së paku për aq sa mund ta perceptojmë. Pra, karshi ngjarjeve që ndodhin në jetë e të cilat nuk janë në kontrollin tonë duhet të sillemi me stoicizem - si lopa n'shi dmth.

Të ndryshosh mendjen

Image
Në këtë univers gjithçka është në lëvizje, pothuajse asgjë nuk rrin në të njëjtën gjendje. Atomet, fotonet, grimcat tjera, të gjitha janë në lëvizje të përhershme. Në trupin e njeriut çdo qelizë rigjenerohet, aq sa thuhet se për një periudhë rreth dhjetë vjeçare, secili person, fizikisht nuk është më ai që ka qenë. Trupi, organet, indet, që përbëhen prej qelizave, ato qeliza gradualisht vdesin që të gjitha dhe zëvendësohen nga qeliza të tjera të reja. Megjithë faktin se gjithçka ndryshon, kur vjen puna te mendja e njeriut, ekziston njëfarë përshtypje tek një shumicë njerëzish se njëriu duhet të ngelet me opinionet, mendimet, qëndrimet që i ka pasë dhe nuk duhet t'i ndryshojë ato. Disi perceptohet si jo-etike ndryshimi i mendjes. Kjo mendësi ndoshta vjen si pasojë, kur kemi të bëjmë me zotimet, sepse kur njeriu në relacion me të tjerët zotohet për përmbushjen e marrëveshjeve të caktuara, atëherë në këtë rast ndryshimi i zotimit e dëmton palën tjetër. Prandaj kontrata apo marrëveshja...

Lotët e rinj për pikëllime të vjetra

Image
Mos i shpenzoni lotët e rinj duke i vajtuar pikëllimet e vjetra - porositë tragjediani i Greqisë antike Euripidi. Porosia me urtësi e këtij shkrimtari antik do të na shërbente të gjithë neve edhe sot. Por, kjo porosi sidomos do ju hynte në punë akterëve të politikës si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Pozita vazhdimisht vajton me lot të rinj pikëllimet e të kaluarës kur qeveriate opozita. Opozita vajton për pikëllimet që shkaktonte atëbotë pozita.  Herë kthehen te lufta, herë të para-lufta, herë te pas-lufta - vazhdimisht duke u ankuar e akuzuar njëri-tjetrin. Vetëm e vetëm për të kaluarën! Po për të ardhmen a keni diçka zonja e zotërinj? Mjaft më! Mjaft me ata lotë herë krokodili e herë të tjerë se na çmendet. Deri kur do të vazhdoni të mirreni vetëm me ankesa për të kaluarën? Kur do të filloni të bëni diçka për të ardhmen?  Për të kaluarën e të ardhmen po e sjellë në kujtesë një pjesë të fjalimit të nobelistit Elie Wiesel. "Pikerisht siç nuk mundet njeriu të jetojë pa ëndr...

Hana

Image
Nga fotot e postume në fejsbuk, po vërehet ashiqare vëmendja që ka zgjuar ky objekt i mrekullueshëm qiellor - Hana. Përpara thojshin se kur është hana e plotë si sonte, dalin vampirat. Diten - thojshin - vampirat nuk guxojnë me dalë sepse nëse i rrokë drita e Diellit ata shkrihen. E valla pra as sonte nuk po guxojkan, se Hana në fakt nuk ka dritë të veten, ajo veç e reflekton driten e Diellit. Fizika nuk po i len rehat as vampirat. Meqë jom në tripa të fizikës. Njutoni kur e ka pa mollen t'u ra n'tokë, ka thanë a thu pse nuk bjen në tokë edhe Hana? Hana paska qejf me ra n'tokë si molla, por s'po mujka.

Vrima e zezë në qendër të galaktikës

Image
Ky objekt qiellor kaq kolosal, me madhësi sa miliarda diej, me një dendësi aq të madhe, me një atraksion gravitacional aq të fuqishëm, që tërheq gjithçka kah vetja, madje as drita nuk mundet me i shpëtu. Nga teoria gjenerale e relativitetit të Einstein-it, më pastaj është konceptuar, vetëm matematikisht si koncept, vrima e zezë. Askush nuk e ka ditur nëse ekzistojnë me të vërtetë. Tek më vonë, në vitet '60 janë detektuar shenjat e para, e pastaj tek në vitin 2019 është nxjerrë si imazh një vrimë e zezë nga një galaktikë tjetër. Ndërsa kësaj radhe, kjo është vrima e zezë gjigante në qendër të galaktikës tonë - Rruga e qumështit. Morali i storjes - Matematika t'a mundëson me kuptu atë që nuk ta merr as mendja, me pa gjana që nuk mundesh me i pa.

Në konfuzionin e dhunës

Image
Po thonë se nuk duhet me i përkrah djemtë që po luajnë Counter Strike, sepse i bjen sikurse me e promovu dhunën. Video lojëra në të cilat ndiqesh, vritesh e pritesh, me të tjerët - virtualisht. Pra, si pacifistë absolut që jemi, nuk duhet t'i promovojmë ato.  Si pacifistë virtualë që jemi, dihet, themi se dhuna është diçka e urryer që nuk duhet promovuar në asnjë mënyrë! Shumë mirë! Por, a është e vërtetë se përnjëmend e urrejmë dhunën? Sa i përket dhunës, njëriu më shumë duket se është në njëfarë konfuzioni. Në njërën anë e urrejmë dhunën, kur është e llojit që nuk na pëlqen. Mirëpo, kur dhuna na pëlqen, ne tranohemi pas saj. Paguajmë bileta me shuma të mëdha të pareve, vetëm me shku me pa përsona që ia tharbin turinjtë tjetrit, e shtrejnë përtokë, e përgjakin; ndajmë medalje për të promovuar protagonistët e dhunës; madje ngrisim edhe përmendore të njerëzve që me mburrje mbajnë në duar mjete me të cilat kanë ndarë koka nga trupi.  Por, megjithatë e urrejmë dhunën! Jemi të dhi...

Një San Cu për Kosovën

Image
Gjenerali i njohur kinez i artit të luftës San Cu, ka thënë se suksesi apo dështimi në betejë është meritë kryekëput e udhëheqësit. Ndoshta e keni dëgjuar storien ku (sipas legjendës) San Cu shkon në pallatin e perandorit kinez dhe në mes tjerash i thotë se është i aftë që secilin individ me e shndërru në ushtar. Perandori si duke u tallur i thotë – a mundesh edhe këto shërbëtoret e pallatit me i ba ushtare? Sigurisht! – u përgjigj San Cu. Çka bani San Cu?! I ndau ato në dy grupe, prej secilit grup e zgjodhi nga një udhëheqëse. I shpjegoi instruksionet dhe detyrat që priten prej tyre, që kishin të bënin me demonstrim të aftësive të caktuara ushtarake që ato duhet ti përvetësonin, i përsëriti edhe njëherë, derisa u sigurua se ato i kuptuan mirë. Kur erdhi koha që ato të dëshmonin veten, San Cu kërkoi nga dy udhëheqëset e grupeve që të japin urdhërin për të filluar. Shërbëtoret e pallatit vetëm qesheshin në mes vete. E kishin marrë me lojë e shaka krejt këtë punë. Atëherë, San ...