Ndërrimi i pushtetit në Llap
Pavarësisht nëse e përkrah partinë fituese të zgjedhjeve lokale në Podujevë apo çfarë mendimi ke për kandidatin fitues, ky ndryshim besoj se është i mirëseardhur. Nëse jo për tjetër, kjo tregon një vetedije të ngritur qytetare. Pushtetarët që qëndrojnë një kohë të gjatë në pushtet, përveç problemeve me korrupsionin e nepotizmin, fillojnë disi edhe harrojnë pse janë aty. Krijojnë njëfarë bindje të jashtëzakonshme për vetëveten se janë të paprekshëm. Fillojnë të mendojnë se qytetarët nuk munden pa ta dhe u kanë borxh për t'i mbajtë në pushtet. Por, ja që kësaj radhe, qytetari llapjan është aty për t'i bindur se nuk është ashtu. Ky është një mësim i madh për çdo person që synon pushtetin.