Si të (mos) flasim
Shtatë vese të këqija të cilat e dëmtojnë rëndë të folurit, që shumë prej nesh shpesh bijmë në to: Përgojimi - të flasësh keq për dikë që nuk është prezent; Gjykimi - kur e mban nën presion personin me të cilin komunikon duke e gjyku për secilën fjalë; Negativiteti - theksimi i anëve të errëta në çdo storje, Ankesat - ankesa për politikë, për ekonomi... gjithçka; Fajësimi - fajtor ky, fajtor ai, fajtor krejt dynjaja përveç vetëvetes; Ekzagjerimi/dramatizimi - kur gjithçka e stër-zmadhon - fenomenal ajo, awsome kjo... Apo edhe për keq, kur dramatizon; Dogmatizmi - ngatërrimi i fakteve me opinione. Këto vese kur janë pjesë e komunikimit, e bëjnë shumë të vështirë atë. A ka zgjidhje për këto? Po - nëse e folura bazohet në këto katër baza: Sinqeriteti - fol thjeshtë dhe kjartë, sinqerisht; Autenticiteti - je thjeshtë vetëvetja; Integriteti - atë që e thua t'a kesh edhe vetë; Dashamirësia - t'u dëshirosh njerëzve të mirën.