Posts

Showing posts from 2025

Epoka e korruptimit

Image
Njerëzit që jetojnë në një epokë të korruptuar janë të mprehtë dhe shpifës; e dinë mirë se ka mënyra të tjera për të vrarë, përveç therrjes me thikë apo goditjes; po ashtu e dinë se çfarëdo që thuhet bukur, besohet. - Niçe Sipas Niçes, secila shoqëri kalon nëpër ciklet e tri stadeve apo epokave: epoka e krijimit - kur krijohen vlerat dhe idealet e një shoqërie; epoka e shprehisë - kur vlerat dhe idealet shndërrohen në shprehi, zakone. Pra, njerëzit nuk besojnë fuqishëm në to, por  megjithatë ju përmbahen atyre; dhe epoka e korruptimit - kur vlerat dhe idealet nuk besohen më por njerëzit pretendojnë se i besojnë. Pra, nuk është fjala për korrupsionin në kuptimin e zakonshëm, por për një gjendje kulturore dhe shpirtërore të një shoqërie. “Epokë e korruptimit” është periudha kur vlerat e vjetra — fetare, morale apo politike — që dikur i jepnin jetës kuptim, kanë humbur fuqinë e tyre, ndërsa vlera të reja ende nuk janë krijuar. Është koha kur njerëzit nuk besojnë më sinqerisht në ideal...

Shpirtin n’fyt

Image
A e di cila është kafsha më e egër? – më pyeti njëri njëherë. Unë, pa e kuptuar retorikën e pyetjes, fillova t’i numëroj kafshët me radhë: luani, ujku... Jo – tha – shqiptari n'BMW! Nja tri aksidente kishin ndodhur sot rrugës për Veternik. E unë mezi shpëtova nga mësymjet e tyre dhe blinkimet me drita. Nuk po arrij ta kuptoj këtë mani të shqiptarit për makinë. Ai thjesht e adhuron atë si një put. Si në shoqëritë pagane, ku njerëzit krijojnë një statujë dhe pastaj i përkulen, e lajnë, e lemojnë – më kujtojnë ata në Indi si e trajtojnë përëndinë Shiva. Ngjashëm i sheh njerëzit nëpër rrugët tona, se si i bëjnë “ibadet” makinës. Ndërsa kur hipin në të... Zot na ruaj prej tyre. Me thënë “nivel i lartë i primitivizmit”, mos është pak?

Mirëmëngjes!

Image
Dje e ndëgjova një këshillë t’thjeshtë, por shumë domethanëse, prej një neuroshkencëtari të njohun – edhe mendova me e nda me ju. Zgjedhe dikë: shok, familjar, koleg, apo këdo… edhe çdo mëngjes, thjesht shkruja nji “mirëmëngjes!” a diçka t’ngjashme. Asgja ma shumë. Nji fjalë e mirë mjafton. Se ka nji ndikim t’jashtëzakonshëm në shëndetin mendor e emocional – për tjetrin, por edhe për ty. Njeriu ka nevojë për lidhje. Asht pjesë e natyrës tonë: me ndje që e kemi dikë, që jemi pjesë e naj grupi, që përkasim diku. Ndërkohë, vetmia asht ba nji prej shkaqeve kryesore t’vuajtjes në botën moderne – madje statistikat tregojnë që asht edhe vdekjeprurëse. Posaçërisht sot, kur kena nevojë ma shumë se kurrë për afërsi e dashamirësi mes veti. Bukowski e ka thanë bukur: “Vetmia najherë m’asht dukë e mirë, por kurrë në rregull.” Prandaj, pa dashtë me tingëllu patetik (s’po thom me u kapë dorë për dore e me këndu Kumbaya ): juve, miq të nderuem, ju uroj nji mirëmëngjes të ngrohtë e nji ditë të mbarë...

Sa i përket energjisë elektrike

Image
Në atë videon në Youtube, kur kish pasë ardhë diktatori Tito në Kosovë, që ishin pasë ba kolona njerëzish në të dy anët e rrugës, prej Sllatinës deri te Hotel Grandi , edhe brohorisnin - mismo titovi, Tito je naš! Në konferencë për media pastaj, mes tjerash Titoja e kritikoi Mahmut Bakallin duke i thënë: termocentralin e keni, qymyr keni, kemi pritë ju me e furnizu krejt Jugosllavinë me energji elektrike , e ju s'po mundeni me prodhu as për veti! Ku është problemi - shtoi diktatori - nëse ju mungojnë kuadro tregoni, Jugosllavia ka mjaft kuadro që mundet me ju ndihmu me mësu me prodhu rrymë… Pa šefe, ne se sneće… Nejse, ajo periudhë e titove dhe Titos ka shku e është harru, por problemi me rrymë ka vazhdu dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Pas çlirimit kemi e pasë shansën me ba ma shumë për zgjidhjen e këtij problemi, por ndoshta siç vlerësonte Tito, kuadrot, apo materia gri ndermjet dy veshëve na ka mungu. Vinin maca e kuca edhe na mësonin se si duhet me prodhu “ green energy ”...

Diogjeni dhe BABA

Image
Çdoherë më ka intriguar Diogjeni si një nga figurat antike më të spikatura të filozofisë së cinizmit . Në Sinop të Greqisë Antike (Turqisë së sotme), baba i Diogjenit kish qenë një lloj bankieri i kohës, por meqë është zbuluar se ka manipuluar me pasuritë e njerëzve është përzënë nga qyteti dhe i është marrë statusi i qytetarisë. Kështu Diogjeni ka përfundu në rrugë, i shoqërum me qenë, prej nga e merr edhe emrin filozofia që ai e zvillon - kunikos (greqisht) apo cynicus (latinisht) që dmth ‘jetesë qenqe’. Nietzsche në “ Gjenealogjinë e moralit ” e elaboron se si njeriu i dobët, në mungesë të fuqisë, e përdor moralin kundër atyre që janë në fuqi. Edhe Diogjeni e bën të njëjtën - përmes talljes, hajgares, bullizimit, e sfidon status quon. Njëherë thuhet se Diogjeni i pa disa fëmijë t'i gjuanin me gurë njerëzit në treg. Ata fëmijë ishin ashtu që fati i tyne i bënte që nuk e njihnin babën e tyne, jo për shkak të mbaresimit të asistuar me donatorë anonim, sikur qështja e kodit civil...