Mashetat e ngritura
Hans Rosling në librin e tij Factfulness* e tregon një njgjarje personale qe i ka ndodhur në një zonë të thellë të Kongos. (teksti në vazhdim është një përkthim, përmbledhje dhe përshtatje - nuk është përkthim fjalë-për-fjalë i tekstit në libër) Fillon tregimin autori duke thënë se ka qenë pjesë e një projekti hulumtues rreth një epidemie të quajtur konzo , e zbuluar në Mozambik mirëpo e shtrirë në shumë vende tjera afrikane. Ky projekt hulumtues kishte dy vite që ishte planifikuar, kështu që, ishin siguruar të gjitha, leja, vozitesit, përkthyesit, dhe pajisjet laboratorike ishin bërë të gjitha gati. Një mëngjes, derisa po pergatitesha për fillimin e punës - vazhdon autori - në një kasolle të fshatit aty, po e vërej fshatarët po grumbulohen jashtë. E pash që diçka nuk shkonte si duhet, por i zënë me punë, duke i marre mostrat e gjakut, zhurma e gjeneratorit edhe nuk i dëgjoja mirë zërat e njerëzve jashtë. Po e shoh me nje moment, diçka sikur u errësua kasolleja, kur po dal, rreth ...