Posts

Showing posts from July, 2021

Bota e dimenzioneve

Image
Para disa ditësh, në një rrjet social që ka të bëjë me librat ( Goodreads ) e kishin bërë një pyetje: cili libër i zhanrit fantazi ka ndikuar në formimin tënd kur ke qenë fëmijë? U mendova për një kohë, duke i sjellë në mendje disa nga librat që i lexonim në atë kohë dhe nuk munda të vendos nëse ndonjëri prej tyre të ketë pasur ndonjë ndikim të madh në zhvillimin tim! Më vonë pata dëgjuar për një libër që e lexojnë fëmijët në vendet tjera, që do të dëshiroja t'a kisha lexuar kur kam qenë fëmijë. Flatland i autorit Edwin Abbott - nuk e di nëse është i përkthyer në shqip. Autori aty përshkruan në mënyre satirike një botë të rrafshët me krijesa dy dimensionale në të (trekëndësha, katrorë, drejtkëndësha…), që nuk arrijnë të perceptojnë dot dimensionin lartë-poshtë - vetëm djathtas-majtas e para-mbrapa.  Ky libër dhe të ngjashëm me të, nxitë imagjinatën, e stimulon reflektimin në lidhje me perspektivën e ekzistencës. Si perceptohet një sferë kur kalon nëpër botën e trekëndëshit? Fillim...

Vërshimet në Prishtinë

Image
Natyrisht që të gjithë jemi të shqetësuar për dëmet dhe rrezikun që bartin me vete ato - urojmë që kjo situatë të kalojë sa me më pak pasoja! Një video që po qarkullon ku shihet se si uji hyn nëpër lokalet në fund të Rrugës B. Aty fare pranë, i fshehur shihet pakëz lumi i mbuluar i Prishtinës.  Nga kjo ngjarje mbase mund të kuptojmë edhe se, ne e kemi mbuluar lumin dhe mendojmë se e kemi harruar atë, mirëpo vijnë momente të tilla kur lumi e shfaqë vetëveten, e kërkon shtratin e tij. Ndoshta jemi ne që i kemi hyrë lumit në shtrat, e jo lumi nëpër shtratet tona!

Vaksinimi kundër Covid-it

Image
Pardje e morra vaksinën kundër Covid-it. Vaksina e prodhuar nga Johnson & Johnson, e cila funksionon me atë që njihet në mikrobiologji si virus vektor, jo mRNA. Atë ditë edhe të nesërmen pata ngapak temperaturë, ethe dhe dhëmbje të nyjeve e muskujve. Pra, kaq i kishte efektet anësore vaksina. Sot, kam qenë shumë mirë pa asnjë problem. Sa i përket efektit të "magnetizimit" që është përmendur rëndom nëpër internet. Kur e hoqa atë sticker-in me ngjitës që t'a vendosin pas vaksinimit, është e vërtetë - ngjiteshin monedha dhe gjësende tjera, qoftë të metalta apo tjera, në vendin e vaksinës. Por, pas një dushi dhe pastrimi të dorës me sapun, u zhduk ai efekt "magnetik". Te unë, iluzionin e efektit magnetik e kishte pas krijuar ngjitësi. PS. Megjithatë, vaksina tek disa persona mund të shkaktojë efekte anësore me komplikime më të mëdha. Prandaj, secili person para se të marrë vaksinën, le të konsultohet mirë me mjekun për gjendjen e tij shëndetësore, p.sh. alergjit...