Posts

Showing posts from March, 2021

Dhe vaksina erdhi

Image
  ...Dhe vaksina erdhi Nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim Dhe ndër zemrat tona ngriti një fole E një jetë e bukur e një jetë e re Me dëshira të shumta, po buzëqesh në lulëzim. Migjeni po të ishte sot, sigurisht se këto vargje do t’ia kushtonte vaksinës, e jo pranverës. Sepse edhe ai vdiq i ri nga një sëmundje të cilën ne sot pothuajse e kemi harruar që ekziston - tuberkulozi. Sëmundje kjo vdekjeprurëse në atë kohë, ndërsa e shërueshme pak kohë më pas. Madje e parandalueshme përmes vaksinës. Vaksina e parë që e merr njeriu sot - pothuajse ditën kur lindë - është pikërisht për parandalimin e tuberkulozit. Megjithëse në Kosovë numri i rasteve me tuberkuloz është më i lartë në krahasim me vëndet evropiane - aq sa kam informacion. Por ,  ja që kjo kujtesë e vdekjes dhe vuajtjes njerëzore është zbehur e nuk na bën shumë përshtypje. Prandaj, mjaft njerëz tek ne nuk e ndajnë këtë gëzim për ardhjen e vaksinës. Madje, janë kundër vaksinës anti-COVID19 në veçanti, apo vaksinimit në p...

Popull i lumtur

Image
 Kosova paska dalë goxha mirë në radhitjen e shteteve të lumtura të botës, që organizohet nga OKB. Pse jemi të lumtur? Unë nuk jam ekspert i kësaj fushe mirëpo, sa kam lexuar e dëgjuar, lumturia nga një aspekt spjegohet edhe nëpërmjet atij që quhet - sistemi i shpërblimit — në tru. Si funksionon sistemi i shpërblimit? Kur individi dëshiron të arrijë diçka dhe e arrinë atë, në tru lirohen hormone të lumturisë (endorfina, dopamina) që bëjnë të ndjehesh mirë, i relaksuar, i gëzuar, i kënaqur, i lumtur - pra, i shpërblyer. Sipas hulumtimeve që janë bërë në këtë fushë, është konstatuar se niveli më i lartë i këtyre hormoneve (tek shimpanzetë) është regjistruar para arritjes së një qëllimi. Ndërsa, kur arrihet qëllimi, niveli i hormoneve bie. Dmth kënaqësia është më tepër në "pritje të shpërblimit" e më pak në arritje të tij. Në bazë të kësaj, është konstatuar se niveli më i lartë i hormoneve të lumturisë është kur pritja për realizimin e qëllimit është me probabilitet 50/50. Nëse ...

Nuk e di, prandaj është kështu…

Image
UFO është shkurtesë për një objekt të paidentifikuar fluturues (ang. Unidentified Flying Object). Dmth jashtë-tokësor, krijesa prej një tjetër planeti, etj, etj. JO — dmth objekt që nuk dihet çka e prej nga vjen, është i paidentifikuar. Ngjashëm, njerëzit vazhdimisht japin interpretime e spjegime për gjëra që nuk i dijnë. Nuk e di, prandaj… ky virus sigurisht është i krijuar në laborator, është konspiracion global, po dojnë me i mbytë njerëzit, po dojnë me ju vendosë çipa… Kush? Si? Pse? A the njëherë nuk e di? E tash ku i di të gjitha këto sekrete? Është   e kuptueshme, siç e spjegojnë psikologët, truri këtë punë e ka — të krijojë kontekstin në lidhje me një realitet edhe në rrethanat kur mungojnë të dhënat, duke e plotësuar kontekstin përmes paragjykimit. Ky sistem i të menduarit në të shumtën e rasteve ndihmon në marrjen e ven...