Posts

Showing posts from January, 2021

Eksperimenti i Zimbardos

Image
Këto ditë po qarkullon një video e një polici i cili godet një të ri me shuplakë. Pa dashur me e paragjyku rastin në fjalë, në përgjithësi shtrohet pyetja - pse ndodhin këto gjëra? A ndodhin si rezultat i personalitetit të ndonjë pjesëtari të policisë apo si rezultat i rrethanave të caktuara, të cilat mund t'i çojnë individët drejt sjelljeve abuzuese? Në vitin 1971 në Universitetin e Stanfordit zhvillohet një eksperiment që tenton t'i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Podrumi i Universitetit pershtatet në një lloj burgu, 24 studentë vullnetarë ndahen në dy grupe, gjysma në rolin e të burgosurit dhe gjysma tjetër në rolin e gardianit. Ishte planifikuar që eksperimenti të zgjaste dy javë mirëpo eskalon situata aq shumë dhe ndërpritet pas gjashtë ditëve. Përfundimet nga ky eksperiment tregojnë se: kur njerezit ndjehen anonim dhe kanë fuqi mbi persona tjerë të de-personalizuar, lehtësisht mund të bëhen të ligë, dhunues e abuzues. Këto sjellje janë vënë re rëndom nëpër botë si në burgj...

Perspektivë mbi vdekjen

Image
Larry King - ikona televizive amerikane sot paska vdekë. Më kujtohet një intervistë e tij me astro-fizicientin e njohur Neil deGrace Tyson ku flisnin rreth vdekjes. Në mes tjerash diskutuan se si jeta në këtë botë - demek - nëse zgjatë shumë, dikur bëhet monotone. A do të dëshiroje të jetoje përgjithmonë? Larry, pa hezitim u përgjigj - PO! Pritej të thoshte - jo valla mirë e ki se nime nuk jetohet gjithë, se dikur bohet bajat 😊 Një prej realiteteve më të mëdha që zakonisht injorohet dhe askush nuk ka dëshirë të diskutojë rreth saj është vdekja. Realiteti i vdekjes çdoherë ngjallë ndjenja tmerruese. Trupi i ftohtë i kufomës - në fakt është temperatura e dhomës/ambientit. Sa të është gjallë organizmi, shumicën e energjisë e shfrytëzon për të mbajtur temperaturën e trupit rreth 36 gradë celsius. Kur ky mekanizëm i mbajtjes konstante të temperaturës nuk funksionon më, trupi e merr temperaturën e ambientit - kur e prekim - uh ftohtë! Edhe diçka që më ka mbetë në kujtesë nga kjo intervistë ...

Përmbytjet

Image
Jo po' këto janë dukuri që nuk mundemi me i ndalë, nuk mundemi me ba kurrëgja. Nuk dojmë apo nuk dijmë, e jo nuk mundemi. Çka bojnë shoqëritë e tjera të cilat ballafaqohen vazhdimisht me kësi probleme? Ndërtojnë diga nëpër liqene e lumenj; zgjërojnë shtretër të lumenjëve; ndërtojnë kanale nëpër toka të cilat e mbajnë ujin dhe e bartin ujin në toka tjera; ndërtojnë kolektorë të ujërave të shiut; mbjellin bimë aty ku është e nevojshme; nuk ndërtojnë objekte aty ku ka rrezik permanent për përmbytje… Të gjitha këto dhe shumë qasje të tjera proaktive, në mënyrë që të kontrollohen vërshimet dhe të minimizohen apo shmangen dëmet. Mirëpo, ne si shoqëri fatkeqësisht nuk jemi as reaktiv se lëre më proaktiv. Ne vetëm pasi të zgjohemi nga gjumi e shohim vetën se paskemi gëdhirë në Venecia - pastaj fajësojmë gjithkë në Tokë e në qiell përveç vetëvetes. Nesër në zgjedhje, shkojmë prapë i zgjedhim të njëjtit njerëz që është dashur të bëjnë diçka rreth kësaj pune e nuk kanë bërë.