Posts

Showing posts from April, 2025

Mirëmëngjes!

Image
Dje e ndëgjova një këshillë t’thjeshtë, por shumë domethanëse, prej një neuroshkencëtari të njohun – edhe mendova me e nda me ju. Zgjedhe dikë: shok, familjar, koleg, apo këdo… edhe çdo mëngjes, thjesht shkruja nji “mirëmëngjes!” a diçka t’ngjashme. Asgja ma shumë. Nji fjalë e mirë mjafton. Se ka nji ndikim t’jashtëzakonshëm në shëndetin mendor e emocional – për tjetrin, por edhe për ty. Njeriu ka nevojë për lidhje. Asht pjesë e natyrës tonë: me ndje që e kemi dikë, që jemi pjesë e naj grupi, që përkasim diku. Ndërkohë, vetmia asht ba nji prej shkaqeve kryesore t’vuajtjes në botën moderne – madje statistikat tregojnë që asht edhe vdekjeprurëse. Posaçërisht sot, kur kena nevojë ma shumë se kurrë për afërsi e dashamirësi mes veti. Bukowski e ka thanë bukur: “Vetmia najherë m’asht dukë e mirë, por kurrë në rregull.” Prandaj, pa dashtë me tingëllu patetik (s’po thom me u kapë dorë për dore e me këndu Kumbaya ): juve, miq të nderuem, ju uroj nji mirëmëngjes të ngrohtë e nji ditë të mbarë...

Sa i përket energjisë elektrike

Image
Në atë videon në Youtube, kur kish pasë ardhë diktatori Tito në Kosovë, që ishin pasë ba kolona njerëzish në të dy anët e rrugës, prej Sllatinës deri te Hotel Grandi , edhe brohorisnin - mismo titovi, Tito je naš! Në konferencë për media pastaj, mes tjerash Titoja e kritikoi Mahmut Bakallin duke i thënë: termocentralin e keni, qymyr keni, kemi pritë ju me e furnizu krejt Jugosllavinë me energji elektrike , e ju s'po mundeni me prodhu as për veti! Ku është problemi - shtoi diktatori - nëse ju mungojnë kuadro tregoni, Jugosllavia ka mjaft kuadro që mundet me ju ndihmu me mësu me prodhu rrymë… Pa šefe, ne se sneće… Nejse, ajo periudhë e titove dhe Titos ka shku e është harru, por problemi me rrymë ka vazhdu dhe vazhdon deri në ditët e sotme. Pas çlirimit kemi e pasë shansën me ba ma shumë për zgjidhjen e këtij problemi, por ndoshta siç vlerësonte Tito, kuadrot, apo materia gri ndermjet dy veshëve na ka mungu. Vinin maca e kuca edhe na mësonin se si duhet me prodhu “ green energy ”...