I dashuni mësues
Kur ishte pasë zbulu radioja, shumë kishin pasë mendu se kjo do të shkaktojë revolucion edhe në sferën e arsimit dhe do t'i zëvendësojë mësuesit. Zgjidhet mësuesi dhe ligjëruesi më i mirë në botë, i cili i transmeton ligjëratat përmes valëve të radios dhe kështu nxënësit mësojnë prej tij. Por, siç jemi dëshmitarë, radioja natyrisht se ka sjellë revolucion në fushën e informimit, megjithatë nuk ka arritur t'a zëvendësojë dot mësuesin. Pastaj u zbulua televizori, i cili përveç transmetimit të zërit e bartë edhe anën vizuale që i mungonte radios. Në TV përjetimi i shkëmbimit të informacionit është shumë më i avancuar. Tani pritej që vërtetë të ndodhte ai revolucion në edukim. Edhe? As TV nuk u vërejt se pati ndonjë ndikim të madh në këtë aspekt. Siç mund të paramendohet e njëjta ka ndodhë edhe me rastin e internetit. Interneti me të gjitha të mirat e tij të cilat i dijmë. Por, a ka arritur interneti të zëvendësojë rolin e të dashunit mësues i cili jep mësim në klasë? Jo pra! Pse? ...