BESS-a
Sipas legjendës, dikur moti, tek ne ekzistonte diçka që quhej besa. Besa, besë, besën t'a kam dhënë… Besoj se të gjithë e dijmë në teori se çka është besa, edhepse në teori nuk ka dallim në mes të teorisë dhe praktikës, e në praktikë, ka. Unë kësaj radhe e kam fjalën për një besë tjetër - BESS, akronim për Battery Energy Storage System apo "sistemi për ruajtjen e energjisë në bateri". Më kujtohet njëherë një dialog për energjinë me një profesor i cili ka qenë edhe në pozita të institucioneve në qeveritë e kaluara, i cili kishte udhëtuar, kishte parë e dëgjuar, nuk do mend se hiqej mjaft i zgjuar. Unë, si e zeza e vetës që jam, me intereson të dijë çdo gjë, për shembull lexoja në atë kohë për avancimin e baterive dhe hulumtimet që bëheshin në këtë fushë, me idenë për përdorim të baterive me kapacitete të mëdha për ruajtje të energjisë. Kur unë e përmenda këtë, profesori u soll disi si me njëfarë ironie, demek çfarë baterie, energjia ruhet përmes levizjes së ujit poshtë-për...