Posts

Showing posts from February, 2022

"Dobitë" e kolonializmit

Image
Natyrisht, pushtimet dhe kolonializmi çdoherë sjellin të këqija, kjo nuk do shumë koment. Mirëpo, nëse do të ndaleshim për një moment të mendonim nëse përveç të këqijave ndonjëherë sjellin edhe ndonjë të mirë. Një shembull, si kolonitë britanike në Indi dhe Afrikë i kanë çrrënjosë disa tradita të tmerrshme lokale nëpër këto vende, siç është sakrificat njerëzore. Charles Napier, shef i komandës së ushtrisë Britaneze në Indi, i ballafaquar me ankuesit lokal në lidhje me ndalimin e sati-t (traditë e popujve të Indisë për djegien për së gjalli të grave të veja), po thotë: - Ju po thoni se e paskeni traditë me i djegë gratë e veja. Shumë mirë. Edhe ne e kemi një traditë: kur burrat e djegin një grua të gjallë, ne u varim një litar përreth qafës dhe i varim. Ngriteni ju turrën e druve. Përskaj saj, karpenteret e mi i ndërtojnë trekëmbëshat. Ju e zbatoni traditen tuaj, ne traditën tonë. (The better angels of our nature, Steven Pinker)

Der Wille zur Macht

Image
Me besu që politikanët vijnë në pushtet me qëllim primar për me t'i zgjidhë problemet ty, apo me t'a përmirësu ty jetën. Është goxha afër sikur me besu në babadimër. E pse pra vijnë në pushtet ata? Friedrich Nietzsche krejt jetën, motivin që e ka njeriu për me jetu e me u përpjekë, e spjegon përmes asaj që e quan - vullneti për fuqi (gjer. Wille zur Macht). Konceptin e Schopenhauer-it i cili e spjegon motivin e jetës përmes - vullnetit për jetë. Nietzsche e zgjeron duke thënë se vetëm vullneti për me jetu nuk mjafton, por njeriu duhet të synojë të jetojë fuqishëm.  Mbase edhe mund t'a keni të njohur tashmë, përdorimin e këtij vokabulari edhe nga figura të njohura në rrethana të ndryshme politike - të jetosh fuqishëm. Ky pra mund të jetë motivi pse njerëzit synojnë pushtet, sepse pushteti është fuqi. Jo që të ta përmirësojnë ty jetën, por që të jetojnë për vete fuqishëm. E ti, sa gënjehesh e zhgënjehesh, jeto sa të mundesh fuqishëm.