Frutat
Fruta dhe perime. Po them fruta, sepse në Kosovë themi "pemë dhe perime". E kam pasë njëherë një përjetim në një ëmbëltore të Tiranës në lidhje me pemë (fruta). Shkuam me disa miq në një ëmbëltore në qendër të Tiranës, kërkova akullore me pemë, ndërsa ajo çupa simpatike që punonte aty - nuk më kuptonte dot. -Pemë bre, a s'e di ti çka janë pemët? -Pemët, po... këto - u shpreh me njëfarë dyshimi dhe bëri me dorë kah rruga ku ishin të mbjellë disa drunjë. Aty e kuptova se ku isha ngatërruar, me pemë kuptohej vetëm trungu, jo edhe fruti. Kushedi se çka paska menduar vajza tironase, këta kosovarët po hajkan drunjë, bujashka. Shpresoj të ketë menduar se i hamë në formë të peletit, se po mendoi se i hamë në formë byku apo pluhuri të sharrës me t'hallall. Të mos flasim se këto ditë dimri, po i inhalojmë në formë tymi bashkë me qymyr… Kur jemi te frutat, tregonte një mik i imi që i ka vëllezërit jashtë, në një prej shteteve evropiane, e të cilët atje merren me biznesin e frut...